Politikë
-
Deputeti Lefter Maliqi pyeti ministren se a ka kaluar në filtër para emërimit, ndërsa shtoi se socialistët ishin në dijeni të denoncimeve të tij, por sipas tij i kishin thënë se nuk kemi se cfarë të bëjmë se nuk e kemi vendosur ne.
17 Maj 2019, 15:46 -
Rama publikon videon: Kur Basha thoshte se nuk do bënte KURRË aleancë me LSI
17 Maj 2019, 15:39Sot një nga aleatët më të fortë të Partisë Demokratike është Lëvizja Socialiste për Integrim.
-
A mendoni se do të përsëritet pakti Rama-Basha si në 2017? Ja si përgjigjen shqiptarët (Sondazhi)
17 Maj 2019, 15:28Sot është data 17 Maj. Dy vite më parë mbrëmjen e 17 Majit kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha shtrënguan duart duke firmosur paktin për daljen e opozitës nga çadra për t'u futur në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të cilat u fituan nga Partia Socialiste që formoi e vetme shumicën në parlament.
-
Miratohet fondi/ 1.4 mln Euro shpërblim për policët me rezultate të larta në kryerjen e detyrës
17 Maj 2019, 15:17Qeveria miratoi një fond prej 1.4 milionë eurove për shpërblimin e punonjësve të policisë. Sipas vendimit të qeverisë, ky fond i hiqet Ministrisë së Mbrojtjes dhe i kalon Ministrisë së Brendshme.
-
Topi i përgjigjet Nishanit: Insinuata të një njeriu pa karakter, reagimi vulgar
17 Maj 2019, 14:59Të vërtetat duhen thënë! Duket se kjo shprehje ka qenë një pikënisje për ish-presidentin Bamir Topi për të shkruar librin e tij "Nocturn", (Kur arsyeja errësohet nga pushteti). Familja, debati për Tiranën, jeta personale, hyrja në politik, parlamenti, ngjarjet e gërdecit, 21 janari, ngjarjet e Kosovës, hyrja në NATO, etika në politik dhe media. Kjo është struktura e librit autobiografik të ish- presidentit, ku është ndalur të flasë për disa nga çështjet më pikante që kanë ndodhur në Shqipëri në kohën kur ai drejtonte institucionin më të lartë në vend.
-
'Nishani ishte punonjës karburanti'/ Ish-presidenti: Topi e kishte kthyer presidencën në mensë
17 Maj 2019, 14:28Bujar Nishani ka reaguar lidhur me rrëfimin e ish-presidentit Bamir Topi në librin e tij Nocturn për futjen e Nishanit në politikë. Në rrëfimin e Bamir Topit të publikuar ditën e sotme në Shqiptarja.com thuhet se Bujar Nishani ishte thjeshtë një punonjës karburanti tek Plepat në Durrës kur Bamir Topi e futi në politikë dhe e takoi për herë të parë me Sali Berishën.
-
Bindja Demokratike: Ata që duan të prishin zgjedhjet duhet ta marrin përgjigjen që tani
17 Maj 2019, 14:05Fabian Topallaj, një nga drejtuesit e Bordit të Bindjes Demokratike përsëriti ditën e sotme deklaratën e një dite më parë, se Bindja Demokratike është kundër regjistrimit të komisionerëve të PD dhe LSI në KZAZ për zgjedhjet e 30 qershorit.
-
Meta nga Cërriku: Koha për bashkëpunim për të mirën e vendit
17 Maj 2019, 13:36Nga Cërriku, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 76-vjetorit të themelimit të Batalionit partizan “Dumrea”, presidenti Ilir Meta tha se është koha për të shtuar përpjekjet dhe bashkëpunimin me njëri-tjetrin për të nderuar sakrificat e heronjve por edhe për të mirën e vendit.
-
Ambasadori i OSBE: Sa herë nxehet debati politikanët refuzojnë dialogun dhe konsiderohen 'armiq populli'
17 Maj 2019, 13:07Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt thotë se hijet e së kaluarës totalilare në Shqipëri vijonë të jenë ende prezente, aq më shumë kur debati politik është i nxehur, në kohë krize si kjo që vendi ynë po kalon aktualisht me opozitën në protesta dhe bojkot të zgjedhjeve të 30 qershorit.
-
Cakaj në ministerialin e KiE: Organizata edhe më e suksesshme nëse bëhet pjesë Kosova
17 Maj 2019, 13:00Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj theksoi se Këshilli I Evropës do të jetë edhe më i suksesshëm në rajonin e Ballkanit nëse edhe Kosova behët pjesë e saj. Anëtarësimi i Kosovës në KiE do të ishte në interes si të vetë Kosovës, ashtu dhe të organizatës.
-
PD rikthehet në KQZ: Jemi parti parlamentare! Biba: Nuk jeni pjesëmarrëse në zgjedhje
17 Maj 2019, 12:32Një ditë pasi komunikoi vendimin për të futur komisionerë në komisionet zonale, Partia Demokratike u kthye dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
-
Gjata dekonspiron skenarin e PD-LSI për komisionerët në KZAZ. Ja si do ta sabotojnë procesin zgjedhor në 30 qershor /VIDEO
17 Maj 2019, 12:32Në momentin që KQZ do të pranojë pjesëmarrjen e komisionerëve të PD dhe LSI edhe pa regjistrimin e kandidateve, ata do të kenë si mision sabotimin e gjithë procedurave përgatitore deri në mos hapjen e 5500 qendrave të votimi në datë 30 qershor, dhe mos firmosja e procesverbale, duke bojkotuar kështu nga brenda të gjithë procesin zgjedhor.
-
Lleshaj: Zgjedhjet do mbahen, kush saboton votimin do japë llogari para ligjit
17 Maj 2019, 11:54Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli sot nga Korça për zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha se zgjedhjet do të mbahen dhe ata që do të përpiqen të cenojnë procesin zgjedhor do të japin llogari para ligjit.
-
Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm/ Ambasadorja e SHBA flet në shqip: Puna e mirë me shokë shumë
17 Maj 2019, 11:32E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë Leyla Moses-Ones foli ditën e sotme për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, teksa e konsideroi Shqipërinë një shembull në këtë aspekt.
-
'Jam deputet nga vota inteligjente e shqiptarëve', Gjuzi: Meta të japë dorëheqjen, favorizoi partinë e tij në zgjedhje (VIDEO)
17 Maj 2019, 11:13Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi doli sot në një deklaratë për mediet për të folur për situatë politike në vend. Ai tha se procesin zgjedhor nuk do mbahet pasi në disa bashki PS nuk ka kundërshtarë nga ana e opozitës dhe ftoi kryeministrin që të bëjë bashkë në tryezë kundërshtarët e tij politikë.
-
Balla: Askush të mos guxojë të pengojë, qoftë një zgjedhës të vetëm, të votojë
17 Maj 2019, 10:24Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla foli për procesin zgjedhor të 30 qershorit. Ai u shpreh i vendosur se procesi zgjedhor do të mbahet teksa paralajmëroi se Kodi Penal është mjaft i qartë për ata që do të guxojnë të prekin qoftë edhe një zgjedhës të vetëm.
-
Meta: Palët t'i thërrasin mendjes, vendi nuk ka pse të shkojë në konfrontim 22 vite pas '97-ës (VIDEO)
17 Maj 2019, 09:28Presidenti Ilir Meta doli mëngjesin e sotëm me një apel për palët politike. Ai tha se palët duhet t'i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre pasi Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim për interesat egoiste të tyre. Meta tha se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të mos ia delegojnë ato askujt tjetër, aq më tepër presidentit.
-
Meta: Siguria ushqimore prioritet kombëtar, denoncimet në media dëmtojnë prodhuesit
17 Maj 2019, 09:24Presidenti Ilir Meta foli për sigurinë ushqimore duke e quajtur atë një prioritet kombëtar. Meta tha se denoncimi i rasteve në media është i pamjaftueshëm dhe shpesh herë bëhet stigmatizues për prodhuesit e këtij sektori.
-
Bamir Topi: Si e futa Nishanin në politikë nga punonjës karburanti
17 Maj 2019, 07:57Bujar Nishani ishte thjeshtë një punonjës karburanti tek Plepat në Durrës kur Bamir Topi e futi në politikë dhe e takoi për herë të parë me Sali Berishën. Berisha nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë emrin e Bujar Nishanit, deri kur ia propozon për herë të parë Topi si kandidat për të zëvendësuar Shaban Meminë si sekretar të degës së PD së Tiranës. Berisha kërkonte ta hiqte ‘qafe’ Meminë pas humbjes dramatike në Tiranë në zgjedhjet parlamentare të 2001.
-