Politikë

  • Ministrja e Ardhshme e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka reaguar pas zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave dhe deklaratës së Ramës për ndërprerjen e fondeve. Nikolla thekson se Akademia e Shkencave ka humbur çdo funksion të arsyes dhe ekzistencës. Sipas saj, zgjedhjet e një ditë më parë për kryesinë e Akademisë konfirmuan rrënimin e këtij institucioni.
  • Zgjedhjet, Raporti i Xhafajt: 
    PS rënie në vota në 16 bashki

    Partia Socialiste ka pësuar rënie në zgjedhjet e fundit në 16 bashki. Këto janë gjetjet e raportit që autorësinë e Fatmir Xhafës i cili është ngarkuar nga kryeministri Edi Rama në krye të një grupi pune për të bërë analizën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.  VIDEO

  • Akademia e Shkencave, Fuga: T'i
    priten fondet, Rama mos ketë frikë

    Akademiku Artan Fuga i është drejtuar sërish përmes një letre kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të mbajë qëndrime sa i takon zgjedhjeve që u zhvilluan dje për kryesinë e Akademisë së Shkencave. Në letrën e dytë drejtuar kreut të qeverisë, Fuga shkruan se Rama nuk duhet të ketë frikë, por t'i ndërpresë fondet Akademisë së Shkencave, ashtu siç edhe paralajmëroi. 

  • 75-vjetori i Çlirimit i Skraparit,Meta:
    Të bashkuar rreth vlerave të lirisë

    Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë në 75-vjetorin e Çlirimit të rrethit të Skraparit. Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit  u shpreh se 5 Shtatori është një datë e rëndësishme, ndërsa populli i Skraparit nuk do t’i harrojë kurrë sakrificat e patriotëve.  VIDEO

  • Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave 
    LSI: Viktimë e ndërhyrjes politike

    LSI akuzon qeverinë se po ndërhyn në Akademinë e Shkencave. Përmes një statusi të gjatë në Facebook zv/kryetari i LSI, Luan Rama ka komentuar debatin e ditëve të fundit për reformimin e Akademisë së Shkencave dhe zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni Gudar Beqiraj, por edhe paralajmërimin e kryeministrit Rama për ndërprerjen e fondeve.

  • Basha në PPE: Reformim Kodit
    Zgjedhor, t'i japim fund manipulimit

    Kreu demokrat Lulzim Basha është duke marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE), që zhvillohet në Kopenhagen me pjesëmarjen e drejtuesve të partive të djathta europiane.

  • Rama mbledh sërish qeverinë
    e re, takimi nesër në Velipojë

    Kryeministri Edi Rama do zhvillojë nesër mbledhjen e dytë me qeverinë e re brenda javës. Edhe takimi i radhës do të jetë informal dhe do të mbahet në Velipojë.  

  • ASH shpenzime luksi për zyra,
    3 herë më pak për libra 

    Akademia e Shkencave gjatë vitit 2016 ka shpenzuar tre herë më shumë para për pajisje zyrash se sa për pasurimin e fondit për bibliotekën. Sipas raportit të bilancit financiar për vitin 2016, Akademia e Shkencave ka shpenzuar 910 mijë lekë për blerjen e pajisjeve për zyra dhe 300 mijë lekë për pasurimin e fondit të bibliotekës.  VIDEO

  • Ja kush i ka bllokuar institucionet
    e reja anti-korrupsion 

    Përfaqësuesit e politikës kanë një shpjegim për bllokimin e finalizimit të institucioneve të reja anti-korrupsion, Byrosë Kombëtare e Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, projektuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin në nivele të larta. Sipas tyre, fakultetet jopublike të drejtësisë nuk kanë paraqitur kandidatë nga radhët e personelit akademik për anëtarë të KLGJ dhe KLP.  VIDEO

  • Debati për zgjedhjet,  Luçiano Boçi:
    "Lotët" e Ramës për Akademinë

    Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama për zgjedhjet në Akademinë e Shkencave.

  • Qeveria ‘Rama 2’, pasuritë që
    kanë deklaruar ministrat e rinj

    Risillen në vëmendje pasuritë e ministrave të rinj, të emëruar nga kryeministri Rama. Open Data Albania ka publikuar deklarimet e pasurive të ministrave të kabinetit Rama 2. Pjesa më e madhe e tyre kanë deklaruar kreditë për shtëpi apo dhe makina. Listës i mungon zvkryeministrja pasi ajo nuk ka patur më parë një post zyrtar.
     

  • Niko Peleshi: Do të shkundim
    administratën,por jo shkurtime

    Ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka qenë i ftuari i parë në sezonin e ri në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. Ish-zv/kryeministri, tashmë në pozicionin e ri që pritet të marrë ka paralajmëruar një shkundje të administratës shtetërore pas zvogëlimit të numrit të agjencive nga 140 në 104, por sqaron se nuk bëhet fjalë për largim të punonjësve. VIDEO

  • Bushati takon homologun turk
    flasin për linjën ajrore e sigurinë

    Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një takim me homologun turk Çavusoglu në kuadër të punimeve të Konferencës së Ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore që po mbahet në Bled të Sllovenisë.

  • Deklarata e Vlahutin për drogën
    PD: Më në fund tha të vërtetën

    Pas deklaratave të ambasadores së BE në Tiranë se për hapjen e negociatave, duhet që Shqipëria të përmbushë prioritetet, mes tyre lufta ndaj kanabisit.

  • Debati për ASH, LSI:Rama anti
    shkencës, reformim, jo asgjësim

    LSI përmes kryetarit të grupit, Petrit Vasili ka reaguar sërish për atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave.

  • Zgjedhjet te Akademia e
    Shkencave, PD: Rama, kryefarsa

    Pas kritikave të akademikut Artan Fuga për heshtjen e PD për atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave ka reaguar deputeti Ervin Salianji.

  • Majlinda Bregu: Çmimi që pagova
    pse thashë disa të vërteta

    Para tre vitesh, kur u krijua Këshilli Kombëtar i Integrimit, pakkush e kishte idenë se ç’duhet të bënim që të mos ngrinim një institucion i cili mund të kthehej në një tjetër fushë beteje, ku dy ushtri (a mos me shumë) politike të luftonin sho-shoqin, të jepnin e merrnin kohë për të bindur shqiptarët se sa më e madhe të jetë armiqësia mes kundërshtarëve politikë, aq më e sukseshme cilësohet karriera politike.

  • Kreu i ri i Akademisë, Beqiraj:
    Reformën bashkë me qeverinë

    Në një prononcim për gazetarët, kreu i ri i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj ka falënderuar akademikët që morën pjesë në votime. “Për mua është nder dhe përgjegjësi që më ngarkuan detyrën e drejtimit të Akademisë së Shkencave. Duke patur parasysh eksperiencën që kam, jam dakort të jemi bashkëpunues me qeverinë për të realizuar reformën në ASH dhe jam i sigurt që kjo do ta çojë përpara akademinë.  VIDEO

  • Zgjedhjet në Akademi, shpërthen
    Fuga: Të shpallen të pavlefshme

    Akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër pas zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave, ku u zgjodh kryetari i ri si dhe kryesia. Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Fuga u shpreh se zgjedhjet duhet të shpallen të pavlefshme dhe kryesia e re e dalë nga këto zgjedhje, të ngrijë funksionet. VIDEO

  • 'Rama 2', Luan Rama: Do ta
    shprehim mendimin në Parlament

    Pas mbledhjes së Kryesisë së LSI, zv.kryetari Luan Rama, doli në konferencë për shtyp dhe rikonfirmoi se LSI do të riorganizojë strukturat e saj dhe se do të bëjë një opozitë të fortë dhe pa kompromise përballë qeverisë Rama.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv