Politikë
-
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së sa i takon ndarjes së anëtarëve të KZAZ-së për zgjedhjet në Kukës. Ndarja do jetë: 3 komisionerë PS, 2 komisionerë PL dhe 1 PD.
7 Shtator 2023, 12:32 -
Zgjedhjet në Kukës, KQZ regjistron ‘Bashkë Fitojmë’, por pa Foltoren! Berisha 'strehohet' sërish te Meta, kandidati garon nën siglën e koalicionit
7 Shtator 2023, 10:15KQZ regjistroi pa Sali Berishën, koalicionin “Bashkë Fitojmë” me të cilin ish kryeministri do të regjistrojë kandidatin e tij të Kukësit. Nga 14 maji, ndryshon vetëm aleati, këtë herë Meta e Berisha kanë zgjedhur jo Dulen por Ndokën.
-
Begaj në Kazakistan, pritet me ceremoni nga homologu i tij! Presidenti: Diskutuam për hapjen e ambasadës në Tiranë dhe linjë ajrore mes dy vendeve
7 Shtator 2023, 09:21Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shoqëruar nga bashkëshortja Armanda Begaj, u prit këtë të enjte në një vizitë shtetërore në Kazakistan, nga Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Tokayev. Vizita, e para e një presidenti nga Shqipëria në Kazakistan, vjen në 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve.
-
Kriza në PD, Haklaj në Repolitix: Bardhi, truri i shkatërrimit të demokratëve! Çaça: Basha s’është i zgjedhuri i SHBA-së si ‘ylli polar’ i opozitës
6 Shtator 2023, 21:51Është rikthyer sonte në sezonin e ri emisionin Repolitix në Report Tv me gazetarin Denis Minga. Në emisionin e mbrëmjes së sotme ishte në fokus kriza e thellë e Partisë Demokratike. Me iniciativën e Gazment Bardhit, deputetët e tij mbështetës ata të Berishës dhe aleatët u mblodhën në një takim të përbashkët me qëllim unifikimin e aksionit opozitar
-
Veliaj në samitin e 'Qeverisjes së hapur' në Estoni, takim me kryebashkiakun e Tallinit: Krenar që ndava historinë e transformimit të Tiranës
6 Shtator 2023, 19:43Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë dje në Samitin për “Qeverisjen e hapur” që u zhvillua në Estoni. Gjatë vizitës së shkurtër atje, Veliaj u prit në një takim edhe nga kryebashkiaku i Talinit, Mihhail Kõlvart
-
Studentja shqiptare shkon në ceremoninë e diplomimit në universitetin e Harvardit me veshjen kombëtare
6 Shtator 2023, 18:47Një student shqiptare e cila përfundoi studimet në Harvard, ka zgjedhur të shkojë në ceremominë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare
-
Baçi në ‘Report Tv’: Bardhi do të jetë kreu i grupit të Rithemelimit! Daci: S’jeni të ligjshëm, s'duhet të përdorni logon e PD
6 Shtator 2023, 17:37Baçi nga radhët e deputetëve të grupimit të Berishës, tha se ky takim i Berisha-Bardhi i shërben opozitarizmit. Deputeti demokrat tha se Gazment Bardhi do të jetë kryetar i grupit parlamentar ku kryetar i partisë është Sali Berisha, duke ju referuar PD-së. Baçi tha se ato do të zhvillojnë takime të përjavshme
-
Rikthehet sot 'Repolitix', çdo të martë e të mërkurë në 21:00 në Report Tv! Në fokus aktualiteti dhe ngjarjet kryesore të ditës
6 Shtator 2023, 17:05Aktualiteti dhe temat kryesore që shqetësojnë qytetarët do të trajtohen çdo të martë dhe të mërkurë duke nisur nga ora 21:00
-
‘Pajtimi’ Berisha-Bardhi, analisti Mërtiri: Pa sens, imorale! Bashkimi i kalbësirave, s’e bën opozitën të fortë! Gazit i dështoi plani për drejtimin e PD-së
6 Shtator 2023, 17:03Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv tha se ‘bashkimi’ i Sali Berishës me Gazment Bardhin pasi përçanë PD-në për dy vite dhe i thanë njëri tjetrin fjalët e fundit, është imorale dhe nuk e shpëton dot PD-në. Analisti shprehet se ky bashkim tregoi se Bardhi kishte ambicie për të marrë drejtimin e partisë, por me rikthimin e Bashës, iu bë i parealizueshëm
-
Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama dërgon për dekretim te Presidenti Begaj emrat e ministrave të rinj
6 Shtator 2023, 16:30Dy ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, emrat e rinj të ministrave kanë mbërritur në Presidencë për t’u dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj. Kreu i shtetit që do të bëjë dekretimin e 7 ministrave pasi të kthehet nga vizita 3 ditore në Kazakistan.
-
Një ditë pas takimit për ‘bashkim’, deputetët e Bardhit refuzojnë ftesën e Berishës! S'marrin pjesë në takimin për humbjen e 14 majit, 'besnik' vetëm Meta
6 Shtator 2023, 12:50Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha mblodhi sot të vetët në një tjetër takim për humbjen e 14 majit, duke thënë se Rama vodhi zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Takimit ju bashkua vetëm aleati i humbjes Ilir Meta, ndërsa edhe pse një ditë më parë I ftoi publikisht, deputetët e Bardhit nuk morën pjesë.
-
'Foltorja', mesazh Bardhit dhe deputetëve: Na kërkoni falje, reflektoni pendesë dhe pranoni Berishën si lider të padiskutueshëm
6 Shtator 2023, 12:42Ish-kandidati i PD-së të Rithemelimit për Bashkinë e Vorës Indrit Hoxha ka komentuar mbledhjen e deputetëve të opozitës të thirrur nga Gazment Bardhi.
-
-
Ndryshimet në qeveri, Meta: Qeverisje e kalbur në themele, bazohet vetëm më korrupsion
6 Shtator 2023, 12:16 -
A do negociojë bashkimin mes PD dhe Rithemelimit? Meta distancohet
6 Shtator 2023, 12:12 -
Mungoi në tryezën e 'pajtimit' Berisha–Bardhi, Meta pas takimit me Rithemelimin: PL, gjithmonë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimin
6 Shtator 2023, 12:11Ilir Meta i cili nuk iu bashkua fizikisht takimit “pajtues” të Gazment Bardhit me Sali Berishën dhe aleatët, e ka quajtur një hap pozitiv uljen e tyre në një tryezë. I pyetur se kë njeh si kryetar të grupit të PD-së, ndonëse Kuvendi i PD-së ia dha si kompentencë Bashës, kreu i PL-së nuk e artikuloi në mënyrë të drejtpërdrejtë, por la të kuptohej se mbështet Bardhin
-
'Biseda me Fatos Nanon kur i erdhi fleta e arrestit në zyrë'
6 Shtator 2023, 10:43Sëmundja e Fatos Nanos e ka risjellë në vëmendje të opinionit publik ish-kreun e PS që bashkë me Berishën ishin dy ndër personat kryesorë tek të cilët u investuan Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha për kalimin e pushtetit dhe rënien e kontrolluar të monizmit 33 vite më parë.
-
Ekskluzive/ BE përfundon hetimet për fondet e IPARD II në Shqipëri! Zyra Europiane për Report Tv: Raporti iu dërgua autoriteteve përkatëse
6 Shtator 2023, 09:43Zyra Evropiane kundër mashtrimit Ekonomik tha ekskluzivisht për Report Tv se ka mbyllur hetimin në lidhje me fondet e financimit nga programi IPARD II i BE-së në Shqipëri dhe tashmë raporti është në institucionet vendimmarrëse në Komisionin Evropian. Përmes një vendimi të marrë në korrik, KE pezulloi përkohësisht pagesat nga programi për Shqipërinë.
-
Kabineti i ri qeveritar, Konfindustria: Ndryshimet nuk i përgjigjen zhvillimit të ekonomisë kombëtare, duhet rindërtim i portofolave ministrore
6 Shtator 2023, 09:11Konfindustria ka reaguar lidhur me kabinetin e ri të qeverisë Rama. Ndonëse në qeveri u sollën edhe emra të rinj, Konfidustria thotë se ndryshimet nuk i përgjigjen pritshmërive të biznesit dhe zhvillimit të ekonomisë kombëtare.
-
Prej javësh në spital, Nano i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri! Burime: Operacioni ka rezultuar me sukses
5 Shtator 2023, 22:46Prej disa javësh tashmë në spital ish kryeministri Fatos Nano i është nënshtruar këtë të martë një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri. Nano do t’i nënshtrohet kësaj procedure pas një jave sërish. Lideri historik i PS është në gjendje të qëndrueshme dhe operacioni ka rezultuar me sukses