Drejt Punës
-
Në një kohë ku tregu vendas nuk është aspak premtues për fermerët shqiptarë, sipërmarrësi Altin Prenga bën një apel të rëndësishëm për t’i ardhur në ndihmë prodhuesve vendas.
25 Janar 2022, 14:39 -
Mollët ngelen stok, fermeri: S’ka treg, kam 8 ton të pashitura. Eksperti: Shqipëria importon 15 mijë tonë në vit, politikat bujqësore të gabuara
25 Janar 2022, 13:03Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ fermeri Hasan Gegolli përmes një lidhje në skype u shpreh se një pjesë e madhe e prodhimit të mollës i ka mbetur stok.
-
Rritet interesi i të rinjve fierakë për kurse profesionale! Zanatet më të kërkuara: hidraulik, parukeri dhe kuzhinë
25 Janar 2022, 08:06Dëshira për të marrë një profesion apo zanat të kërkuar në tregun e punës ka rritur interesin e të rinjve që ndjekin kurse trajnimi në Fier. Janë mbi 330 të rinj që aktualisht janë të regjistruar falas në një Qendër, ku profesionet më të kërkuara janë elektricist, hidraulik, kuzhinier, parukier dhe estetikë.
-
Albi Jakova, djali durrsak që i bashkohet Marinës së SHBA
24 Janar 2022, 17:07Nga një familje me origjinë nga Durrësi dhe Tirana në Marinën e Shteteve të Bashkuara. Ambasada amerikane prezanton me krenari shqiptarin Albi Jakova
-
Shqiptarët pastrojnë Shqipërinë! Nëntë njerëz të fjalës dhe të punës mbledhin mbeturinat në Linzë!
19 Janar 2022, 17:14Me emra dhe mbiemra, ja kush janë nëntë qytetarët shqiptarë që përveshën mëngët për të pastruar plehrat e hedhura në mënyrë brutale në komunën e Linzës. Atë që nuk e bëjnë institucionet, e bëjnë qytetarë të ndërgjegjshëm!
-
“Mirënjohje për Marianne Graf! Ngre në Mirditë Vendin e Zemrës!”
19 Janar 2022, 17:05Austriakja e jashtëzakonshme që prej vitesh kontribuon dhe ndihmon shqiptarët e këtyre zonave të përmirësojnë jetën e tyre.
-
Altin Prenga kërkon "të shkundë" baret dhe restorantet shqiptare: Mjaft më se nuk mban më ujë pilafi!
19 Janar 2022, 15:45Çfarë turizmit bëjmë duke ofruar pije industriale në vend të lëngut me fruta stine vendore? Duhet ndryshim mentaliteti urgjent nga të gjithë.Mjafton një shtrydhëse në çdo bar, kafe, restorant, hotel të Korçës, Dibrës dhe çdo cepi të Shqipërisë tabela me shkrimin Mollë Korçe, Devolli, Dibre, Shegë Berati, Lezhe etj etj!
-
Jeta e një aktori brilant! Mirush Kabashi në një rrëfim gozhdues e plot ngjyra për karrierën, artin dhe familjen
14 Janar 2022, 14:50Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi vjen në një intervistë ndryshe në emisionin “ Rreze Dielli” plot me rrëfime gozhduese për karrierën dhe jetën e tij.
-
Shahisti i vogël italo-shqiptar që mrekulloi botën! 14-vjeçari ishte gati të mundte nënkampionin e botës, eliminohet sepse i bie alarmi i telefonit
13 Janar 2022, 09:51I ulur përballë mjeshtrit Short, me ushtarët e tij të bardhë të rreshtuar, Lorenzoi 'luftoi' për dy orë e gjysmë me ushtarët e zinj të kundërshtarit të tij. Përqendrim e tension në kulmin e lojës, teksa Lorenzo po udhëhiqte bindshëm me 6 pikë e gjysmë përpara, por një alarm i harruar në telefon që Lorenzo kishte në çantën e shpinës do të bënte që ai të humbiste në tavolinë, pasi sipas rregullores telefonat duhej të ishin fikur.
-
Hapet faza e katërt e aplikimeve për fonde për projektet në agroturizëm, 5.2 milionë euro për të gjithë që duan të përfitojnë nga IPARD II
12 Janar 2022, 08:49Hapat faza e katërt për financimin e projekteve në agroturizëm. 5.2 milionë euro janë vënë në dispozicion në këtë fazë. Programi IPARD II, financon 65% të vlerës për investime në agroturizëm që shkojnë nga 10 mijë deri 400 mijë euro.
-
Kukësi rekord për punësimin në bujqësi në vend, ja si renditen qytetet e tjera
8 Janar 2022, 10:12Sektori bujqësor është “punëdhënësi” më i madh në vend që kontribuon me rreth 37 për qind të totalit të punësimit, por pjesa më e madhe e tyre nuk marrin pagë dhe as të ardhura nga shitja, por kultivojnë perime për auto konsum në pak muaj të vitit.
-
Artistët bashkojnë forcat dhe krijojnë këngën me vargjet emocionuese për FA, Rama: Ftesë për t’iu bashkuar
7 Janar 2022, 09:04“Fluturoj qiellin tim unë e mbroj. Dashurinë që kjo tokë ma mëkoi. Unë e fal gjakun tim kur vlon, e më thotë ti je shqiptar.”, me një zë, dedikuar Forcave të Armatosura të vendit tonë, Elton Deda, Redon Makashi, Eneda Tarifa dhe Saimir Braho bashkuan forcat për një këngë.
-
‘Dua të jem e pavarur’, të rinjtë me sindromën Down integrohen në punë dhe suprizojnë klientët e lokalit
6 Janar 2022, 10:52Dea, Marinela dhe Xheni janë tre vajza të reja me aftësi speciale të cilat dëshirojnë të punojnë dhe të jenë të pavaruara. Me pak ndihmë, tashmë ato kanë arritur që ta bëjnë realitet ëndrrën e tyre.
-
Në Shqipëri 70% e të rinjve me Arsim të Lartë të papunë! Qytetarët: Zgjidhja, orientimi drejt degëve profesionale
6 Janar 2022, 09:13Organizata Ndërkombëtare e Punës bën të ditur se 70% e të rinjve me arsim të lartë në vendin tonë janë të papunë. Ina Jaçe, zëvendëspresidentja e shoqatës së infermierëve në Shqipëri sheh ndër arsyet e papunësisë mungesën e sakrificës dhe këmbënguljen për të ecur përpara nga ana e të rinjve.
-
Punë dhe projekte të reja? Ja disa këshilla si ta nisni vitin të motivuar për të realizuar qëllimet tuaja
5 Janar 2022, 13:04Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli” Donica Gunther, një këshilluese jete e cile jeton prej vitesh në SHBA përmes skype solli disa këshilla të vlefshme se si ta nism vitin të motivuar.
-
Ekselenca europiane/'12 vendet e ëndrrave që duhet patjetër të vizitohen gjatë 2022-shit'! Mrizi i Zanave në Shqipëri në listën prestigjioze të 'Vannity Fair'
3 Janar 2022, 11:13Mrizi i Zanave është një prej '12 destinacionet e ëndrrave' që duhen vizituar patjetër në vitin 2022. Këshillën për të gjithë udhëtarët e jep revista Vanity Fair" në gjuhën italiane. Në një shkrim të botuar sot jep një listë me 12 shtëpi fermash, hotele me dizajn, vila, kampingje magjepsëse dhe struktura të tjera origjinale të rrethuara nga natyra, ku mund të kalohen pushime të jashtëzakonshme dhe të shijohet ushqim i veçantë.
-
PERSONAZH/ 80-vjeçarja nga Troshani i Lezhës, një jetë punë me tezgjah: E fillova me pajën e vajzës, do ta lë kur të mbyll sytë
1 Janar 2022, 13:20Një traditë shekullore shqiptare, tradita e artizanatit vazhdon të ruhet me fanatizëm në Troshan të Lezhës. Artizania 80-vjeçare Taze Lazri ka më shumë se 40 vite në tezgjah, e megjithatë vazhdon të punojë me të njëjtin pasion. Për Report Tv ajo thotë se do ta ushtrojë këtë zanat deri në momentin kur të mbyllë sytë.
-
400 vende të lira në ushtrinë shqiptare, Rama thirrje të rinjve t'i bashkohen FA: Ti ke forcën që nderon kombin
29 Dhjetor 2021, 08:33Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sot të rinjve që të aplikojnë për t'u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Me një postim në Facebook, Rama bën me dije se janë 400 vende të lira në ushtrinë shqiptare, teksa fton të rinjtë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura.
-
Mirënjohje për Shoqatën Ryder në Durrës, një çerek shekulli në mbështetje të sëmurëve terminalë (FOTO)
28 Dhjetor 2021, 20:19Të sëmurët terminalë dhe familjarët e tyre në Durrës kanë gjetur prej 25 vitesh mbështetje profesionale dhe njerëzore në grupin e asistencës së Shoqatës Ryder Albania
-
Nisin rekrutimet për ushtarë, ose detarë në FA, ministri i Mbrojtjes: Ofrohet pagesë dhe trajnim si asnjëherë më parë
27 Dhjetor 2021, 12:19Nisin rekrutimet për ushtarë/detarë në Forcat e Armatosura. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi çeljen e këtij procesi, duke theksuar se, “ofrohen kushte pagese dhe trajnimi si asnjëherë më parë”.Ministri Peleshi fton të gjithë të rinjtë e interesuar të shohin kriteret e pranimit.
