Shëndeti

  • Sot është Dita Botërore kundër Kancerit. Kjo sëmundje e rëndë që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit është përgjegjëse për 20 për qind të vdekjeve që ndodhin në Europë. Spitali Amerikan mundëson për të gjithë pacientët paketa check up-i për diagnostikimin në kohë dhe parandalimin e sëmundjeve që rrezikojnë jetën tuaj.
  • Denoncimi i Galdinit, MSH:Presim 
     bashkëpunimin për ta zbardhur 

    Pas denoncimit publik që Arian Galdini bëri në emisionin “Opinion” të datës 28 janar 2015 të transmetuar në TV Klan, Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e QSUT-së ngritën menjëherë një grup pune për të hetuar rastin dhe për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.

  • Sot Dita Botërore kundër Kancerit
    OBSH: 15 mln raste deri në 2020

    4 shkurti është Dita Botërore kundër Kancerit. Sëmundja e rëndë që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit është përgjegjëse për 20 për qind të vdekjeve që ndodhin në Evropë.

  • Tumori i qafës së mitrës 
    35 gra humbasin jetën në vit

    Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, vetëm gjatë vitit të kaluar janë diagnostikuar 100 raste të reja me kancer ne qafën e mitrës dhe 35 prej tyre humbin jetën. Të rrezikuara janë edhe femrat në moshë të re nga 15 deri në 44 vjeç. Drejtori i ISHP, Arjan Bregu: Tek moshat e reja, te diagnostifikuarit ne rritje.

  • Prova për kancerin e prostatës

    Ashtu si me mamografinë për të zbuluar kancerin e gjirit, ekzistojnë shumë polemika rreth testeve të përdorura për të diagnostikuar kancerin e prostatës. Një studim i ri tregon se mjekët tani mund të kenë një mënyrë më të besueshme për të diagnostikuar kancerin e prostatës për pacientët me rrezik të lartë.

  • Beqaj takohet me Drejtorin e ANEA:
     Mundësi të reja bashkëpunimi

    Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i shoqëruar nga një ekip drejtuesish të lartë të shëndetësisë gjatë një vizite dyditore zyrtare në Austri, zhvilloi një takim pune me Yukiya Amano, Drejtor i Përgjithshëm i ANEA-s (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike – International Atomic Energy Agency - IAEA), ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe mundësitë e rrugët e reja të bashkëpunimit me këtë organizatë. 

  • Vendi i parë në botë, Britania voton
      ligjin pro fëmijëve me tre prindë

    Britania është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar ligjin për atë që quhet lindja e fëmijëve me tre prindër,  ose foshnjat IVF, pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë dërrmuese në favor të teknikës  së diskutueshme të dhurimit mitokondrial.

  • Epidemi gripi në Shqipëri, mjekët 
    apelojnë: Nuk duhet t'a neglizhoni 

    Autoritetet shëndetësore në vendin tonë janë vënë në alarm për situatën gripale. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Shëndetit Publik, Arjan Bregu në një deklaratë për mediat tha se Shqipëria është duke përjetuar një intensitet të lartë të infeksioneve respiratore si një pjesë e mirë e rajonit Evropian. VIDEO

  • Telefonat inteligjentë si
    mjet diagnostikimi të malaries

    Mjekët që luftojnë malarjen, një ndër sëmundjet më vdekjeprurëse në planet, mund të kenë së shpejti në dispozicion një mjet ndihmës – një aplikacion në celularët e tyre inteligjentë. Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë që përdor kamerën e celularit për gjurmimin në gjakun e pacientëve të mikroorganizmave që shkaktojnë këtë sëmundje.

  • Mjekimi në bazë të specifikave gjenetike

    Presidenti Barack Obama po kërkon që të investohen 215 millionë dollarë për një nismë të re të shëndetësisë, e cila do të ndihmonte në përshtatjen e trajtimit mjekësor të njerëzve me gjenet e tyre.

  • Prezantohet “Karta e Shëndetit” 
    ministri Beqaj shpjegon lehtësiratFOTO/ Si eshte "Karta e Shendetit"

    Gjashtë qind minuta në muaj është koha që do të kursejë përdorimi i “Kartës së Shëndetit” për të gjithë mjekët dhe farmacistët që i shërbejnë pacientëve. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndërsa shpjegoi lehtësirat që do të sjellë jo vetëm për pacientin, por edhe për bluzat e bardha ky proces i ri në shëndetësinë shqiptare. Beqaj: Deri ne pajisjen me karte, eshte e vlefshme librezaNe brendesi do te gjeni; Ku merret karta e shendetit dhe dokumentacioni i nevojshem. VIDEO
    Karta e shendetit, fjalët e plota të Ministrit Beqaj dhe dr. Astrit Becit

  • Teknologji, modeli i zemrës
    me printer tre dimensional

    Printimi tre-dimensional po gjen tani zbatim në kardiologji, jo për të krijuar një zemër të re, por një model që i ngjan asaj në shumë drejtime. Teknologjia e re i ndihmon kirurgët ta vlerësojnë më mirë zemrën e pacientit para operacionit.

  • Beqaj: Testimi i mjekëve nuk shkel
    ligjin, bëhet për të matur boshllëqet

    Gjatë komisionit të shëndetësisë është diskutuar testimi i mjekëve dhe infermierëve i cili nuk kundërshtohet vetëm nga grupet e interesit, por edhe nga anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë. VIDEO

  • Rama inspektim në QSUT: Fatet e
    spitaleve, tani në duart e mjekëve

    Trupa mjekësore e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do jetë e lirë të organizojë dhe t’i financojë vetë projektet e saj në shërbim të pacientëve. Nisma më e re e qeverisë është bërë e ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit një inspektimi në QSUT në ambientet e reja të neurologjisë. VIDEO FOTO

  • Specializimet, debat deputetë
    dhe ministra për licencën

    Pranimi në konkursin e specializimeve i mjekëve të cilët nuk kishin dhënë provimin e shtetit ka sjellë debate në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë mes deputetëve dhe ministrave. Ka qenë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila ka pohuar se udhëzimi u ndryshua për shkak se pas afatit përfundimtar të regjistrimeve një pjesë e mirë e studentëve të mjekësisë do të jepnin provimin e shtetit.  VIDEO

  • Lufta kundër Sidës, 2015-ta viti
    i mundësive dhe sfidave të mëdha

    Kreu i një organizate të njohur në luftën kundër virusit HIV,  dhe Sidës, thotë se 2015 do të jetë viti i mundësive dhe sfidave të mëdha.Epidemia është gati 35 vjeçare dhe më shumë se 30 milionë njerëz vlerësohet të jetojnë me HIV.

  • Kosovë-Shqipëri, nis bashkëpunimi
      QKUK-QSUT në Kardiokirurgji

    Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, vizituan sot Klinikën e Kardiokirurgjisë me rastin e operimit të dy pacientëve nga ekipi i kardiokirurgëve të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës dhe stafit mjekësor  të Klinikës së Kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

  • "Shqipëria Jo Duhanit" në Elbasan
     Ilir Beqaj: Mbroni shëndetin tuaj!

    "Qytetarët duhet të bëhen pjesë të nismave për mbrojtjen e shëndetit". Kështu ka thënë Ministri Ilir Beqaj në Elbasan ku ishte për të vijuar nismën “Shqipëria Jo Duhanit”. Ministri kërkoi mbështetje në zbatimin e ligjit anti-duhan dhe i fton qytetarët të bëhen pjesë e nismës për check up falas për moshat mbi 40 vjec.  VIDEO

  • Distributorët e ilaçeve kundër tregut
    informal, kërkohet rishikim i ligjit

    Shpërndarësit e barnave kërkojnë me ngulm nga institucionet shëndetësore shmangien e tregut informal të ilaçeve. Në të kundërt nuk japin siguri për cilësinë e tyre, duke penalizuar kështu pacientin. VIDEO

  • Rama: Ky mandat mbyll reformën në
    shëndetësi,plan kundër korrupsionit

    20 autoambulanca të reja i janë shtuar sherbimit të urgjencës në gjithë Shqipërinë. Sipas kryeministrit Edi Rama kantieri i shëndetësisë në fund të mandatit qeverisës do të jetë një kantier i suksesshëm. Ai tha shëndetësia do të rilindë, pavarësisht atyre që akuzojnë duke mos marrë përsipër situatën e rrënuar sipas Ramës që e lanë shëndetësinë.  VIDEO FOTO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv