Shëndeti

  • Është prodhuar një xhel i cili mund të përshpejtojë mbylljen e plagëve. Xheli është mjaft i thjeshtë në efikas dhe mjaft i lirë sepse ka në bazë të tij ujë dhe polimere
  • Terapi të personalizuara në SHBA

    Një test i ri i cili po aplikohet në SHBA ka të bëjë me dhënien e terapive dhe mjekimeve të ndryshme në bazë të AND-së së çdo personi

  • Dhuruesit e gjakut, Pipero:
    Privilegje që të inkurajohen

    Gjatë seancës dëgjimore bërë gjatë dhjetorit në komisionin e Shëndetësisë të Kuvendit të Shqipërisë është diskutuar për problemet që lidhen me sasinë dhe cilësinë e gjakut që gjendet në dispozicion të njërëzve në nevojë në Shqipëri. Sipas Pëllumb Piperos, Drejtor i përgjithshëm i Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor në MSH, deri më sot është bërë shumë për të rrëzuar një mentalitet që i shihte njerëzit që jepnin gjak vetëm si dhurues me pagesë, por ka ende shumë për të bërë për të nxitur dhurimin e gjakut në Shqipëri.

  • Festat, Vasili apel qytetarëve:
    Gëzohuni duke u kujdesu

    Ministria e Shëndetësisë deklaron se qendrat spitalore, do të jenë në gadishmëri më 31 dhjetor, natën e ndërrimit të viteve, ndërsa u bën apel qytetarëve të kenë kujdes. Një gotë më shumë verë, apo një copë mish më shumë mund të shkaktojë crregullime shëndetësore, të cilat do të bëheshin problem për jetën e tyre në të ardhmen.

  • Gecaj: Pacientët në QSUT
    hyjnë me 1 sëmundje marrin 2

    Kushtet higjieno- sanitare të QSUT-së, janë shumë larg standardeve të një spitali. Ky ka qenë konstatimi paraprak i specialistëve të higjienës së Tiranës, të cilët duke filluar nga data 22 dhjetor po bëjnë një kontroll të detajuar në QSUT.

  • Festat, shoferë kujdes
    pijen e duhanin

    Mjekët këshillojnë se udhëtimet e gjata, duke ndenjur orë të tëra pa lëvizur, duhani dhe alkooli, mund të shkaktojnë trompozë. Sipas tyre, shfaqia e trompozës nuk lidhet me moshën, por me sëmundjet e tjera shoqëruese të pacientit.

  • Si mund të shmangim konsumin
    e tepërt të ëmbëlsirave?

    Problemi kryesor me festat e fundvitit është pikërisht konsumi i lartë i ushqimeve të cilat përmbajnë shumë kalori, e në veçanti të ëmbëlsirave. Sipas revistës shkencore Appetite ekzistojnë disa mënyra me anë të të cilave mund të shmanget konsumimi i tepërt i ëmëbëlsirave

  • Zbulohet vaksina e re
    kundër malaries

    Ideohet nga Unviersiteti i Oksfordit një vaksinë e rë kundër sëmundjes së malarjes. Kjo vaksinë është në gjendje të stimuloj një reaksion imunitar ‘universal’ kundër sëmundjes në çdo fazë të ciklit infektiv që mund të paraqitet.

  • Përmasat e trurit
     “parashikues” të Alzheimer-it

    Përmasat e trurit të personave të shëndetshëm bëjnë të mundur që të parashikohet rrezikshmëria për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimer-it.

  • Dieta mesdhetare
    faktor në rritjen e jetëgjatësisë

    Dieta mesdhetare është mjaft e këshillueshme për të patur formë dhe shëndet sa më të mirë fizik

  • Proteza për fëmijët e gjymtuar
    nga tërmeti në Haiti

    Për të gjithë personat e gjymtuar nga tërmeti që goditi Haitin e sidomos për fëmijët do t’u jepet mundësia të vendosin proteza për gjymtyrët që u mungojnë Është kjo një nismë e ndërmarrë nga Roadrunnerfoot Engineering

  • Datathon, një maratonë për të
    shpëtuar zemrën e fëmijëve

    Starton nesër në Tiranë Datathon, maratona për të sensibilizuar dhe për të promovuar informacionin rreth sëmundjeve të zemrës te fëmijët. Shqipëria është vendi me vdekshmëri më të lartë foshnjore në rajon, por me ndihmën e mjekëve të talentuar dhe me dëshminë e prindërve që kanë mundur të shpëtojnë fëmijët e tyre, mund të arrihet një sensibilizim dhe rezultat konkret për të shpëtuar në kohë fëmijët me dizfunksione të zemrës.

  • "Autizmi, i bëj vetë terapi djalit,
    s'kam lekë të paguaj specialistë"

    Ajo është detyruar të lërë punën dhe të bëhet vetë terapistja e djalit të saj, të diagnostikuar autik. Në kopësht ia kanë refuzuar disa herë, por falë këmbënguljes së saj ka mundur të fitojë një "betejë" të vogël dhe tashmë e ka në klasë të dytë te shkolla "Mihal Grameno".

  • Leuçemia, Arben Ivanaj: Lajme
    të mira për pacientët kronikë

    Lajmi i mirë është se shkenca sot ka zbuluar preparate të cilat mund të trajtojnë leuçeminë kronike. Preparatet e sotme në dispozicion të këtyre të sëmurëve ndihmojnë që të mbajnë këtë sëmundje në fazë kronike. Kështu pacientët me leuçemi kronike mund të jetojnë më gjatë dhe mbi të gjitha të kryejnë aktivitetin e tyre ditor. Për fat të mirë këto preparate janë sot në edhe në Shqipëri. Së fundmi është shpikur edhe terapia e cila vepron direkt mbi mekanizmin e sëmundjes duke bërë kështu të mundur eleminimin e semundjes. Pikërisht në këtë ditë pacientët me leuçemi kronike, me mjekimet e reja në dispozicion nuk kanë pse të jenë të tmerruar nga fjala kancer.

  • Indinjata e Urdhërit: Pranga
    mjekëve në mënyrë flagrante

    Presidenti i urdhërit të Mjekëve të Shqipërisë Din Abazaj përmes një komunikate për shtyp është shprehur i shqetësuar për mënyrën se si po arrestohen mjekët në Shqipëri. Duke iu referuar tre rasteve të fundit të ndodhura në Durrës dhe Lezhë, ai deklaron se mjekët janë arrestuar pa u bërë hetimet nëse mjekët kishin faj në humbjet njerëzore apo jo.

  • Tiranë, ilaçet e skaduara
    farmacitë kalojnë në sitë

    Ministria e Mjedisit ka nisur një kontroll të detajuar në të gjitha farmacitë e vendit për barnat e skaduara. Ndërkohë që është bllokuar groposja e barnave të skaduara të QSUT-së, pasi ajo duhet të paguajë më parë një tarifë për ndotjen që i shkakton mjedisit.

  • Zbulohet proteina që zhvillon metastazat
    e sëmundjes së kancerit

    Ekziston një proteinë e cila është e nevojshme për përhapjen e metastazeve të tumorit në trup. Pa këtë proteinë të sëmurrët nuk do të zhvillonin metastazat vjekjeprurëse të sëmundjes.

  • Shqipëri, nga 34 mijë lindje
    70 të vegjël kanë lindur të shurdhë

    Organizata italiane "Magis" dhe Ministria e Shëndetësise, kanë kryer për herë të parë një studim në katër maternitete të vendit. Sipas specialistëve 70 % e tyre kanë si faktor kryesor shkaqet gjenetike, por ndikojnë shumë edhe infeksionet e ndryshme që mund të kalojë nëna gjatë shtatzanisë.

  • Familja Allushi, historia e tri
    vajzave që nuk dëgjojnë

    Ilir dhe Adelina Allushi janë prindërit e tre vajzave, Brunildës, Erisës dhe Eldës, të cilat nuk dëgjojnë. Ata e kanë mësuar problemin që kanë fëmijët e tyre vetëm pasi tre vajzat kanë ardhur në jetë.

  • Zbulohet ADN e super
    antitrupit: Nuk do sëmuremi më

    Studimi i kryer mbi një person, i cili nuk është sëmurur kurrë. Objektivi ishte të zhvillohej një vaksinë universale që merret vetëm një herë në jetë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv