Sociale
-
Kanë rënë reshjet e para të dëborës për këtë sezon, duke zbardhur Majën e Gjalicës në Kukës, e duke dhënë kështu 'sinjalin' e parë të dimrit.
12 Tetor 2021, 13:45 -
Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë, ndërtimi i hidrocentraleve vazhdon në Parkun Kombëtar të Valbonës
12 Tetor 2021, 11:33Tingujt e ndërtimeve të jashtëligjshme zhurmojnë në të gjithë Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës ndërsa makineritë punojnë intensivisht në hidrocentralet që do të degradojnë më tej lumin dhe bukuritë e Alpeve Shqiptare. A do të reagojnë autoritetet kompetente? WWF Adria u bën thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse që të zbatojnë vendimin e Gjykatës së Lartë dhe të ndalojnë të gjitha punimet e paligjshme në Parkun Kombëtar.
-
Nga Shkodra, Kukësi, Korça e Berati, sot ndërprerje të energjisë për disa orë, OSHEE: Po kryhen punime në rrjet! Ja zonat që do të mbesin pa drita
12 Tetor 2021, 08:43Për disa orë, shumë zona në vend do të mbesin pa energji elektrike ditën e sotme. Sipas OSHEE, shkak për këtë ndërprerje të përkohshme të energjisë janë punimet që po kryhen në rrjet.
-
Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të martesave për banorë në vitin 2019
12 Tetor 2021, 07:26Gjatë vitit 2019, në Shqipëri, kishte 7.9 martesa për 1000 banorë. Në raport me vetveten, numri i martesave ka shënuar ulje, por në Europë thyejmë rekordet pas Kosovës, e cila në vitin 2019 kishte 9.8 martesa për 1000 banorë dhe Qipro me 8.9 martesa për 1000 banorë. Në BE, në vitin 2019 kishte 4.3 martesa për 100 banorë
-
Erë e fortë dhe ulje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
12 Tetor 2021, 07:18Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të karakterizohet nga vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje te pakta dhe të izoluara shiu në veri dhe qendër, por në zonat jugore nuk përjashtohen rrebeshet afatshkutra.
-
Frikë nga vaksina anti-COVID, OBSH në Shqipëri: Duhet komunikim dhe informacion i plotë për situatën
11 Tetor 2021, 20:03Që njerëzit të rrisin besimin ndaj vaksinës antiCOVID, si e vetmja mundësi për të shpëtuar jetë njerëzish, sipas kreut të OBSH në Shqipëri Gerald Rockenschaub duhet shtuar komunikimi duke u afruar informacion edhe më të plotë rreth situatës së pandemisë.
-
Nis i ftohti, trefishohet çmimi i druve të zjarrit në Korçë
11 Tetor 2021, 18:52Rënia e ndjeshme e temperaturave ka bërë që qytetarët e Korçës t'i drejtohen fushave të druve. Ata thonë se po përballen me çmime tejet të larta, ku një metër kub ka shkuar deri në 4500 lek. Ndërsa shqetësim mbetet mungesa e kontrollit, pasi tregtarët abuzojnë dhe me sasinë e lëndës drusore
-
Shiu 'nuk ndal' protestuesit para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve: Qeveria reflektoi për energjinë, por jo për bukën e ushqimet! Mblidhemi sërish të hënën
11 Tetor 2021, 17:14Ashtu siç ishte paralajmëruar, një grup qytetarësh u mblodhën për rreth 60 minuta para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Me çadra në duar, qytetarët qëndruan para Kryeministrisë, duke zhvilluar një protestë të qetë dhe pa incidente.
-
Nisja e Vitit të ri Akademik, studentët në rrethe nuk kanë interes për t’u vaksinuar
11 Tetor 2021, 17:03Kur ka mbetur një javë nga nisja e vitit të ri akademik, vihet re indiferenca e studentëve karshi vaksinimit. Report TV kreu një vëzhgim në universitetet e Korçës, Shkodrës dhe Vlorës, ku shihet një numër shumë i ulët i studentëve që paraqiten për të bërë dozën e parë të vaksinës
-
3 javë para përfundimit të afatit, realizohet 70% e punimeve në tregun e Durrësit! Investim 65.5 mln lekë për rikonstruksione, kryebashkiakja: Objekti me strukturën ekzistuese
11 Tetor 2021, 13:02Tregu agro-ushqimor që po rikonstruktohet në qytetin e Durrësit, do t’i kushtojë afërsisht 655 milion lekë të vjetra, xhepave të taksa-paguajtësve durrsak, një vlerë kjo e përafërt me atë të ndërtimit të shkollës së Manzës e cila kap shifrën prej 500 milion lekësh të vjetra, këto të fundit të planifikuara dhe publikuara në projekt-buxhetin e vitit 2021 nga Bashkia Durrës, miratuar dhjetorin e vitit të shkuar.
-
Kryeqyteti me qendër të Nano-Teknologjisë, Veliaj: Tirana do të bëjë gjithçka që të jetë histori suksesi për shkencëtarët e rinj
11 Tetor 2021, 10:07Tirana me qendrën e saj të nanoteknologjisë Nano Alb do ta shndërrojë vendin tonë në lider në Ballkan në këtë fushë. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka takuar liderin shqiptar të nano-teknologjisë në Barcelonë, Prof. Arben Merkoçin, teksa thekson se Tirana do të bëjë gjithçka që iniciativa Nano-Alb të jetë histori suksesi për shkencëtarët e rinj.
-
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Vlorë, uji bllokon disa rrugë, vështirësi në qarkullim
11 Tetor 2021, 07:33Reshje të dendura shiu kanë përfshirë thuajse të gjithë territorin që nga nata e djeshme, duke sjellë edhe probleme. Në Vlorë, në orët e vona të natës ka patur probleme me qarkullimin në disa akse, si pasojë e prezencës së ujit.
-
Dita nis me reshje shiu, por pasditja pritet të sjellë kthjellime, mësoni parashikimin e motit për sot
11 Tetor 2021, 07:15Orët e pasdites do të kenë përmirësim të përkohshëm të motit duke ri-kthyer kthjellimet, kjo pasi mbrëmja shton serish vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat Jugore.
-
Edicioni i katërt i 'Survivor Games', Veliaj: Kaluam një periudhë të vështirë, maratona, kartolinë e një Tirane që është ngritur më e fortë dhe më e bashkuar
10 Tetor 2021, 16:54Sot në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua edicioni i katërt i kampionatit “Survivor Games”, një organizim “outdoor” që promovon jetesën aktive në natyrë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se këtë herë “Survivor Games” merr një konotacion tjetër, sepse vjen pas përballjes së vendit me tërmetet dhe pandeminë e Covid 19.
-
Me vetëm 25 banorë, fshati Ilias në Himarë drejt zhdukjes! Banori më i ri i fshatit 50 vjeç, të tjerët pensionistë
10 Tetor 2021, 15:39Fshati Ilias i Himarës, ndonëse me mundësi të mëdha për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, tashmë ka vetëm 25 banorë, shumica pensionistë. Ata flasin për mungesa të mëdha, që nga buka, e deri tek qendra shëndetësore
-
'Muaji rozë', mjeku në Fier për Report Tv: Janë rritur rastet me kancerin e gjirit, gratë dhe vajzat të shtojnë kontrollet, zbulimi në kohë shpëton jetën! Shtatzënat të vaksinohen
10 Tetor 2021, 10:48Informimi dhe ndërgjegjësimi për rrezikun nga kanceri i gjirit, ndikon në uljen e vdekshmërisë së grave dhe vajzave nga kjo sëmundje. Në një intervistë për Report Tv, presidenti i Urdhrit të Mjekut në Fier Besnik Brahimaj, kërkon që gratë të kryejnë më shpesh kontrolle të gjirit, ndërkohë që shprehet se rastet e kurimit janë rritur.
-
Brezi i arsimit pandemik, çfarë ndodhi në shkollat shqiptare këto kohë COVID-i, shifra dhe statistika! Ekspertët: Dëme dhe pasoja shumë të mëdha te fëmijët
10 Tetor 2021, 07:48Shpenzimet për arsimin në dy vitet e fundit janë me ulje në raport me shpenzimet e përgjithshme buxhetore. Pasojat e para u panë te rezultatet e maturës 2021, ku në provimin e matematikës, vetëm 4 nxënës morën 10 absolute nga 160 në maturën e 2020-s. Mësuesit pohuan se arritjet mësimore të një brezi të tërë janë dëmtuar rëndë. Ekspertët: Dëmet të pariparueshme, pasojat fatale.
-
Moti për sot/ Reshje shiu thuajse në të gjithë territorin, në majat e maleve ka dëborë
10 Tetor 2021, 07:18Edhe e sotme pritet të jetë me shi, përgjithësisht me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
-
‘Gazetaria në kohë krize’, Tirana pret në 11-12 tetor konferencën e 8-të të Mediave në Evropën Juglindore! Merr pjesë Rama dhe ambasadori i OSBE-së! 5 çështjet kryesore
9 Tetor 2021, 20:31Tirana do të shndërrohet në kryeqytetin e konferencës së 8 të Mediave në Evropën Juglindore, ku fokusi do të jetë “Gazetaria në kohë krizë”. Kjo konferencë do të zhvillohet në datat 11-12 tetor dhe do të pasohet më pas me aktivitete të tjera të rëndësishme, duke krijuar kështu javën e medias, e organizuar nga Prezenca e OSBE -së në Tiranë dhe Zyra e Përfaqësuesit të OSBE -së për Lirinë e Medias.
-
3 dimra në çadër në pritje të rindërtimit, familja nga Fushë-Kruja: Veç vdekja është më e rëndë
9 Tetor 2021, 16:02Banorët e Fushë-Krujës vazhdojnë të vuajnë pasojat e tërmetit. E tillë është familja Cakroni me 11 anëtarë, që po i gjen dimri i tretë pa shtëpi. më e vështirë bëhet situata për të vegjlit që nuk kanë mjet transporti për në shkollë.