Sociale
-
Ndërsa lajmi për shtyrjen me një javë të universiteteve është bërë publik ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje studentëve të shfrytëzojnë këtë javë për t’u vaksinuar kundër COVID-19.
7 Tetor 2021, 09:30 -
Rikonstruksioni i shkollës s'mbaron në kohë, nxënësit në Babicë të Vlorës zhvillojnë mësimin në një lokal, mësuesi: Zgjidhje emergjente kur s'ka të tjera
7 Tetor 2021, 07:56Që prej 1 shtatorit, 30 nxënës të shkollës 9-vjeçare të Babicës në Vlorë e zhvillojnë mësim në një lokal pasi godina është ende në rikonstruksion. Drejtoresha Arsimore e mohon këtë situatë skandaloze, ndërsa mësuesi i klasës së parë shprehet se kanë rënë dakord me prindërit për të zhvilluar mësim në ambient privat deri në përfundimin e rikonstruksionit të shkollës.
-
Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
7 Tetor 2021, 07:12Vijon ndikimi i 3 qendrave të fuqishme ciklonare, të cilat janë zhvilluar mbi Itali dhe gradualisht kanë përfshirë të gjithë vendin tonë duke sjellë rrebeshe shiu. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe herë pas here lokalisht intensive.
-
Moti i keq, bashkia Vlorë thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet më makina që nuk janë të domosdoshme
6 Tetor 2021, 23:03Mot me reshje shiu pritet që të ketë në ditët në vijim në vendin tonë. Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, bashkia e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme
-
Bërvënica, fshati i ‘nuseve shqiptare’ në Maqedoninë e Veriut! Flasin për Report Tv bashkëshortët e tyre maqedonas: Shqiptaret i duam se janë shumë punëtore
6 Tetor 2021, 22:14Bërvënica e Maqedonisë së Veriut është një nga komunat ku shqiptarët dhe maqedonasit bashkëjetojnë ndër dekada, të lidhur edhe në martesa. Vetëm në fshatrat e kësaj komune janë 70 nuse nga zonat e thella të veriut të Shqipërisë, të martuara kryesisht me shtetas maqedonas. Report Tv udhëtoi në Bërvënicë, duke ju sjellë disa histori të përditshmërisë së këtyre grave, të cilat tashmë kanë marrë doket e zakonet vendase.
-
Braçe kundër protestës: Hipokrizi e madhe, çmimet nuk ulen kurrë me populizma
6 Tetor 2021, 20:49 -
-
-
Rritja e çmimeve, qindra qytetarë në protestë para Kryeministrisë: Po dalim për bukën e gojës, jo për politikën! Protestë sërish të hënën
6 Tetor 2021, 16:46Qindra qytetarë protestuan përpara kryeministrisë për rritjen e çmimeve. Ata kërkuan që partitë politike të mos bëhen pjesë e kësaj proteste, ndërsa të hënën do të protestojnë përsëri.
-
Dita ndërkombëtare e mësuesit, Meta vlerëson pas vdekjes një arsimtar me titullin 'Naim Frashëri': La gjurmë të pashlyeshme duke edukuar brezat për 40 vite
6 Tetor 2021, 16:38Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, presidenti Ilir Meta ka vlerësuar pas vdekjes mësuesin Ymer Distafa, me Titullin “Naim Frashëri”.
-
Shtyhet me një javë fillimi i Universitetit, Ministria e Arsimit: Nga 11-17 tetor do të fokusohemi te vaksinimi i studentëve
6 Tetor 2021, 14:10Shtyhet me një javë fillimi i Universitetit. Lajmin e ka bërë me dijen ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila lajmëroi se kjo javë do të shfrytëzohet që studentët të bëjnë vaksinën anti-COVID.
-
Nisin sot aplikimet për lotarinë Amerikane, ja linku ku mund të regjistroheni
6 Tetor 2021, 09:48Sot në orën 12:00 do të hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se aplikimet do të mbyllen në 9 nëntor, në të njëjtin orar.
-
Studimi: Dhuna në familje, kërcënim për gratë shqiptaro-amerikane
6 Tetor 2021, 08:14Sipas studimit ku morën pjesë 374 gra, 89 për qind janë abuzuar në marrëdhëniet e tyre. Sipas autorëve të studimit, gjetjet që publikohen në muajin e ndërgjegjësimit ndaj dhunës në familje, janë shqetësuese sepse një numër i madh grash, 81 për qind, raportojnë se vuajnë nga abuzimi emocional.
-
Dita nis me vranësira, pasditja sjell stuhi të forta ere dhe rrebeshe, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
6 Tetor 2021, 07:19Orët e mesditës dhe kryesisht pasdites sjellin zhvillim të vranësirave dhe intensifikim të reshjeve të shiu në të gjithë vendin, here pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe rrebeshe.
-
Tirana 'rrëmben' konferencën prestigjioze të Nanoteknologjisë, mbi 200 shkencëtarë rrëfejnë zbulimet më të rëndësishme shkencore
5 Tetor 2021, 17:03Konferenca Ndërkombëtare e Nanoteknologjisë, e organizuar nga Akademia e Shkencave, nisi këtë të hënë për të vijuar deri më 8 tetor. Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet në Tiranë.
-
Klasat kolektive, nxënësit në fshatin Plasë në Maliq bojkot mësimit, prindërit: Fëmijët marrin mësime të cunguara
5 Tetor 2021, 15:32Prindër e nxënës të fshatit Plasë të Maliqit bojkotuan sot mësimin në shenjë proteste kundër klasave kolektive. Ata kërcënojnë se do të vijojnë bojkotin deri në gjetjen e një zgjidhje në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë mësim normal.
-
VIDEOLAJM/ IKMT i shemb sërish restorantin në Jalë, momenti prekës kur pronari shpërthen në lot i ulur poshtë pemës
5 Tetor 2021, 14:39Banorët i kanë rindërtuar sërish pronat, pasi pretendojnë se kanë një vendim të gjykatës së Shkallës së Parë që tregon se nuk duhen shembur këto prona. Ndërsa nga ana e IKMT pretendohet se vendimi është hedhur poshtë nga Apeli dhe është dhënë e drejta e shembjeve
-
Më mirë beqarë apo i martuar? Debat në ‘Rreze Dielli’, psikologia: Meshkujt shqiptarë janë poligamë! Sociologu Tushi:Duhet të flasim dhe për ‘mëkatet’ e femrave
5 Tetor 2021, 14:00Të martuar apo beqarë është një ndër debatet më të shpeshta që ndodh jo vetëm në shoqërinë tonë por kudo në botë. Ndërsa martesa shpesh konsiderohet si një hap shumë i rëndësishëm në jetën e gjithkujt. Kampe nga të dyja anët tregojnë të mirat e të qënit beqarë ose të martuar.
-
'Black out' i rrjeteve sociale/ Psikologia për Report Tv: Vërtetoi se jemi të varur nga teknologjia! Fotografja: Kisha stres si do promovoja punën! Eksperti: S'na janë vjedhur të dhënat
5 Tetor 2021, 13:51Mosfunksionimi i rrjeteve sociale ditën e djeshme për 6 orë mund të shihet si një eksperiment social global, se sa të varur janë njerëzit në ditët e sotme nga teknologjia. Mes territ informativ se çfarë po ndodhte, askush nuk e mohon dot, se përgjatë atyre orëve, gjithsecili prej nesh i ka kontrolluar herë pas here, Facebook, ëhatsApp apo Instagram, nëse janë rregulluar apo jo. Report Tv është ndalur të pyesë edhe qytetarët se si e përjetuan, ku ishin të ndarë në mendimet e tyre. Disa prej qytetarëve e kanë parë në një aspekt pozitiv, e ndërsa disa të tjerë si "katastrofë".
-
Protestë në Shkodër kundër rritjes së çmimit të energjisë e të ushqimeve: Qeveria të marrë masa, na ka ardhur në majë të hundës
5 Tetor 2021, 13:39Një grup qytetarësh shkodran protestuan ditën e sotme duke kundër rritjes së energjisë elektrike, ushqimeve si dhe për rritjen qesharake siç e cilësojnë ata të pensioneve. Kjo protestë u organizua nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dega Shkodër në sheshin para bashkisë Shkodër