Sociale

  •  Ata pensionistë të cilët nuk kanë dorëzuar në kohë dokumentat dhe për pasojë kanë “humbur” kompesimin e energjisë elektrike prej 648 lekë, kjo vlerë nuk do tu hiqet nga pensioni. 
  • Çfarë ndodhi më 2 korrik 1990 në
    ambasadën gjermane në Tiranë?

    Këto imazhet që pushtuan ekranet e televizioneve gjermane, ndërsa qindra shqiptarë rrëzuan murin e ambasadës gjermane në 2 korrik 1990. 25 vite më pas, ambasada gjermane ka zgjedhur të risjellë në kujtesë me përjetime nga vetë dëshmitarë të kohës, atë që njihet si hapja e ambasadave, një prej momenteve më të rëndësishme të revoltës së shqiptarëve kundër regjimit komunist. mikpritësi I këtij aktiviteti ambasadori gjerman Helmut Hoffman vuri në dukje se kishte hezituar në organizimin e tij me frikën e dhënies së një sinjali të gabuar në këto momente kur shqiptarët ndodhen në krye të listës së azilkërkuesve në Gjermani.  VIDEO

  • ​Familja e parë shqiptare që u
    ngujua në një ambasadë të huaj

    Teksa të gjithë shqiptarët sot përkujtojnë 25-vjetorin e dy korrikut, ditën kur u hapën ambasadat, pak kush u kujtua për pjesëtarët e familjes Popa nga Durrësi, të cilët pesë vite para se të niste eksodi i shqiptarëve ishin ngujuar në ambasadën italiane. Ishte data 12 dhjetor i vitit 1985, kur 6 pjesëtarët e familjes Popa mundën të futeshin në ambasadën italiane në Tiranë, në të cilën do të qëndroni për plotë pesë vite, duke i shkaktuar jo pak telashe regjimit komunist.  VIDEO

  • ​Skandal në Itali, tortë në formë....
    live në emisionin "Chi l'ha visto"

    Si një skandal televiziv është komentuar shfaqja e një torte që do i shkonte më tepër për një version porno në emisionin e fundit të sezonit të një prej emisioneve më të ndjekura siç është “Chi l'ha visto' në Itali. Torta në formë... nuk ka nevojë për shumë koment. Shikueshmëria e këtij emisioni që transmetohet në “Rai Tre” përllogaritet të jetë 3 milionë.

  • Historia e gjermanit të vetëm që
    refuzoi të përshëndeste Hitlerin

    Partia Naziste adoptoi në vitet 1930, përshëndetjen e famshme të Hitlerit “sieg heil”.Përshëndetja ishte një e detyrueshme për të gjithë gjermanët si demonstrim besnikërie për Fyrherin, partinë e tij dhe kombin. I vetmi gjerman që ka refuzuar të ngrejë lart dorën e djathtë për të përshëndetur prezencën e Hitlerit në mitingun e vitit 1936 është August Landmesser.

  • 200 pedagogë memorandum
    për projektligjin e Arsimit të Lartë

    Së shpejti do të dorëzohet në Kuvend memorandumi kundër Projektligjit mbi Arsimin e Lartë. Lajmin për këtë e ka dhënë profesor Artan Fuga përmes një njoftimi në faqen e tij në “Facebook” ku shkruan se tashmë janë mbledhur 200 profesorë të universiteteve publike për ta kundërshtuar këtë projektligj.

  • Risi Albania, ambasada zvicerane
    projekt për punësimin e të rinjve

    Një program për punësimin e të rinjve i mbështetur nga qeveria zvicerane ka sjellë sot disa konkluzione lidhur me disa programe inovatore mediatike. Pjesë e programit të organizuar nga bashkëpunimi mes ambasadës zvicerane dhe Departamentit të gazetarisë në universitetin e Tiranës ka qenë edhe Shqiptarja.com me suplementin e suksesshëm “Drejt Punës” i cili vjen çdo të enjte.  VIDEO

  • Itali, masakrohet i
    riu: "Je homoseksual"

    Një i ri është goditur për shkak se ishte homoseksual. 

  • Ministeriali perëndimor për arsimin
    Rama: Jemi në drejtimin e duhu

    Kryeministri Rama mori pjesë në ministerialin e katërt të ballkanit perëndimor për arsimin në qytetin e Vlorës së bashku me përfaqësues të këtyre vendeve.
    Rama u shpreh se nevoja që ka arsimi shqiptar është të krijojë një besueshmëri sepse sistemi arsimor nuk duhet të dhe nuk është fitimprurës përkundrazi duhet të japë fitim.  VIDEO

  • Facebook ndryshon logon

    Facebook ka bërë një ndryshim delikat në logon e tij, e cila ishte projektuar fillimisht në vitin 2005, sipas Brand New – një blog që mbulon ridizenjimet e markave dhe produkteve.

  • Gjigandi i teknologjisë Google
    internet falas në të gjithë botën

    A  keni dëshiruar gjithmonë të kemi internet në çdo vend kafene, rrugë, shkollë e kudo? Endrrën dhe dëshirën po përpiqet të na e bëjë Google realitet. Kompania po përpiqet të shpërndajë internet falas në gjithë botën. Gjigandi i internetit ka shkuar aq larg duke ngritur një kompani specifike të përkushtuar kësaj detyre, i quajtur Slidewalk Labs. 

  • Videolajm/ Presidenti i KE-së tapë! 
    Shuplaka e puthje liderëve evropian

     Në samitin e partneritetit BE me vendet e Evropës Lindore mbajtur në Letoni, Juncker i ka “përshëndetur” thuajse të gjithë liderët evropianë me nga një shuplakë.  VIDEO

  • Lulet, dekori më i rëndësishëm i
    dasmës suaj, ide dhe kompozime

    Për të dekoruar pamjet e ambientit ku do të zhvilloni ceremoninë martesore detaji më i bukur dhe më i rëndësishëm janë lulet. Ato sjellin një aromë freskie dhe janë shpesh nota përfundimtare me veshjen e nuses. Me pak fjalë, lulet janë thelbësore për çdo martesë.  VIDEO

  • Avdushi nga Drenica i gatshëm
    t'i shlyejë borxhin Greqisë, nëse...

    Për të provuar vërtetësinë e fjalëve të tij, djali nga Drenica ka pozuar bashkë me një tufë me para

  • Vendimi, cilat janë sëmundjet e 
    reja profesionale, kush përfiton

    Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e re të sëmundjeve profesionale. Nëse një person i cili vuan njërën nga sëmundjet e mëposhtme në punë, atëherë do të marrin një trajtim special në klinikën e sëmundjeve profesionale në QSUT.  PDF/ Ja lista e sëmundjeve profesionale

  • Ja 12 kategoritë që u rritet pensioni
    nga 1 gushti, 600 mijë përfitues

    Rritja e pensioneve që do t’i propozohet Këshillit të Ministrave, parashikon një shtesë prej 2% për një sërë kategorish. Do të përfitojnë rritje të të ardhurave të gjithë pensionistët, ish-ushtarakët, invalidët, pensionet e caktuara në vite, trajtimet e veçanta financiare dhe pensionet suplementare.

  • Londinezi nis fushatën,mbledh fonde
    për të paguar borxhin e Greqisë

    Deri tani janë mbledhur 1,000,000 euro, por nevojiten edhe 1,599,000,000 euro të tjera.

  • Shakira 'lan hesapet' me miliarderin
    kandidat për postin e Presidentit

    Biznesmeni miliarder duhet të ketë frikë. Shakira di të jetë vërtet 'e dhunshme' kur ia kërkon puna!

  • Arsimi i Lartë, Xhafaj: Cilësia e 
    diplomave si kartëmonedha false

    Cilësia e diplomave dhe prodhimi tyre ndër vite sikur të ishin kartëmonedha false ka reflektuar problematika edhe në sistemin e drejtësisë në vend . Opinion ky që vjen nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj në fund të prezantimit të projektligjit për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri. VIDEO

  • Nis projektin për shkollën e biznesit,
    Gaiani 40 bursa për të rinjtë

    Ambasada italiane ka nisur projektin “Capital Culture Adriatic Start Up”, ku parashikohet dhënia e bursave për të rinjtë nga gjithë Ballkani dhe shqiptarët, që kanë ide në fushën e sipërmarrjes. Ambasadori italian, Massimo Gaiani tha se me këtë projekt investojmë në burimet njerëzore. Duke i dhënë bursa të rinjve për studime që do të zgjasin 3 muaj, në vlerën e 7 mijë eurove . Gaiani tha se shumë të rinj të aftë do të mund të marrin pjesë në këtë thirrje dhe të aplikojnë për këto bursa.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv