Sociale
-
Report Tv sjell rrëfimin profesional të një mësueseje të Institutit të Fëmijëve që nuk dëgjojnë. Evis Gazheli ndan emocione dhe përjetime të veçanta të ‘jetës pa tinguj’ për hir të profesionit, por shumë të bukur brenda mureve të Institutit.
29 Prill 2023, 19:25 -
Panairi ‘Retro Bazzar’, ‘kthen në kohë’ sheshin ‘Skënderbej’! Të huaj dhe vendas shijuan mbi 100 automjete historike
29 Prill 2023, 17:16Në “Retro Bazzar” në Tiranë, vendas e të huaj shquan nga afër koleksionin me mbi 100 automjeve të prodhuara mbi 30 vite më parë. Ky event ishte dhe një mundësi e mirë për artizanët, që ekspozuan produktet e tyre.
-
VIDEO/ Momenti kur shkëmbi shkëputet nga mali i Torovicës dhe bie në një zonë të banuar, asnjë ndërhyrje nga Bashkia! Vite më parë i mori jetën një familje
28 Prill 2023, 20:36Një shkëmb është shkëputur nga mali në Torovicë të Lezhës dhe ka rënë poshtë në një zonë të banuar në afërsi të Shkëmbit të Kuq. Report Tv sjell edhe video nga momenti kur shkëmbi shkëputet nga mali Torovicë.
-
2 mijë arsimtarë do t’i nënshtrohen testit psikosocial! Mësuesja: Vjen si presion, të na mbështesin më shumë
28 Prill 2023, 19:24Në shkolla ka nisur testimi psiko-social i mësuesve që punësohen për herë të parë si dhe mësuesve ‘problematikë’ për të cilët mund të ketë pasur ankesa. Një nga pyetjet është që mësuesi nuk mund të paraqitet në shkollë nën e efektin e duhanit, e për mësuese Irma Marku, provimi shihet më shumë si presion.
-
Çifti filipinas punësohet në Vlorë: Do marrim dhe fëmijët! Shërbimi i Punësimit: Dyfishohet kërkesa e të huajve
28 Prill 2023, 19:06Kërkesa e të huajve për të punuar në Vlorë këtë vit është dyfishuar. Shërbimi i Punësimit thotë se për ndërtim, turizëm apo fasoneri kanë ardhur punëtorë nga Filipinet, Nepali apo India. Arsyet pse kanë zgjedhur Shqipërinë na i tregon një çift filipinez.
-
Kriza për punëtorë dhe fatura e krahut të punës të ‘importuar’, ekspertët: Duhet ndërhyrje nga shteti! Gjika: Fasonët në vështirësi ekstreme
28 Prill 2023, 16:58Shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht pasi situata e krijuar nga mungesa e punonjësve është kritike për bizneset. Kjo është kërkesa e sipërmarrësve por edhe e ekspertëve e theksuar fort edhe sot edhe në debatin në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu.
-
Posterat joetike në Tiranë, komisioneri kundër diskriminimit në Report Tv: Patëm shqetësime nga qytetarët, rrezik për fëmijët
28 Prill 2023, 14:08Shpesh gjuha e përdorur në politikë është shqetësuese, por kjo gjë mesa duket nuk e “shpëtoi” as fushatën. Komisioneri kundër diskriminimit, Robert Gajda u shpreh se një element shqetësues në këtë fushatë, të paktën deri tani kanë qenë posterat e vendosura në Tiranë
-
Bie numri i vrasjeve dhe krimeve të rënda në vend gjatë 2022, rriten shifrat e zyrtarëve të dënuar për korrupsion! Shkak hetimet intensive
28 Prill 2023, 13:30Publikohet nga INSTAT raporti vjetor për krimet, ku në vitin 2022 vihet re rritja e ndëshkimeve për shpërdorim detyre. Ka rritje dhe të dhunës në familje e krimeve seksuale. Lajmi i mirë është rënia e numrit të vrasjeve
-
Finalizohet Konkursi i Parë Kombëtar i Gjuhës Shqipe, Kushi: Ruajtja dhe forcimi i shqipes, detyrë e përgjegjësi për të gjithë
28 Prill 2023, 12:57Konkursi i Parë Kombëtar i Gjuhës Shqipe për klasat e 9-ta u finalizua dhe gjeti fituesin e saj, pas një procesi të gjatë i cili nisi në muajin janar të këtij viti, me pjesëmarrjen e mbi një mijë shkollave 9-vjeçare nga gjithë Shqipëria. 4 më të mirat që u zgjodhën ishin: Shkolla “Branko Kadia” nga Shkodra, Shkolla “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” nga Korça, Shkolla “7 Dëshmorët” nga Roskoveci dhe Shkolla “21 korriku” nga Burreli.
-
Berat/ Ura e Lapardhasë me dërrasa të kalbura, banorët rrezikojnë jetën duke kaluar në të: Jemi të izoluar totalisht
27 Prill 2023, 19:36Banorët e fshatit Lapardha në Berat kalojnë çdo ditë në një urë të varur mbi lum me dërrasa të kalbura duke rrezikuar jetën. Më në vështirësi janë të moshuarit dhe fëmijët, ndërsa në ditë me shi banorët izolohen në shtëpi
-
Zgjedhjet e 14 majit/ Të rinjtë të pasigurt për votën e tyre: Politikanët fokusohen tek interesat e tyre dhe jo tek ne
27 Prill 2023, 19:0014 maji po afron, por të rinjtë që Report Tv pyeti në Tiranë, janë ende skeptikë nëse do të votojnë apo jo
-
Rrëshqitja e tokës, çahet asfalti në rrugën e Llogarasë! Rrezik për aksidente, asnjë ndërhyrje nga ARRSH
27 Prill 2023, 18:03Rruga e Llogarasë është dëmtuar në disa segmente si pasojë e rrëshqitjes së tokës. Drejtuesit e automjeteve thanë se është kthyer në burim për aksidente, ndërsa kompania “Salillari” e kontraktuar për mirëmbajtje nga ARRSH-ja nuk ka kryer asnjë ndërhyrje edhe pse asfalti është çarë prej disa muajsh.
-
Përkujtohet 30-vjetori i vizitës historike të papa Gjon Pali II
27 Prill 2023, 16:27Vizita historike e Papa Gjon Palit II u përkujtua në katedralen e Shkodrës, ku Ipeshkvi Angelo Massafra solli në vëmendje ndikimin që kishte fjala e tij 30 vite më parë kur shkeli në Shqipërinë e shtypur nga regjimi komunist
-
Rikthehet moti me diell, sot temperaturat arrijnë deri në 24 gradë
27 Prill 2023, 08:12Pas disa ditëve me reshje shiu dhe shtrëngata, kthehet moti me diell në vend. Gjatë ditës së sotme, do të ketë më së shumti orë me diell dhe vranësirat pritet të jenë kalimtare.
-
Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë në panairin e punës! Kurrikulat garantojnë punë brenda dhe jashtë vendit
26 Prill 2023, 17:19Kolegji Profesional Gjerman i Lartë i Teknologjisë, pjese e Kastrati Group ishte pjesë e panairit të punës, ku edhe prezantoi risitë më interesante që ka sjell në treg. Për të gjithë ata të rinj që duan që menjëherë punësim pas shkollës, ky kolegj ofron laboratorë modernë dhe praktika të vazhdueshme
-
Risi në transportin publik në Tiranë, pasagjerët sinjalizohen me audio në shqip dhe anglisht për ndalesat në stacione
26 Prill 2023, 15:57Prej ditësh të gjithë pasagjerët që udhëtojnë me linjën urbane Tiranë-Kamëz dhe anasjelltas dëgjojnë një sinjalizim audio në gjuhën shqipe dhe atë angleze ku tregohen stacionet përkatëse.
-
Gjendet në Shqipëri Kurani më i vogël në botë, mediat botërore jehonë lajmit! Familja në Tiranë: E ruajmë me fanatizëm brez pas brezi
26 Prill 2023, 15:31Një nga kopjet e librit të shenjtë të Kuranit me përmasat më të vogla, të barabarta me ato të një pulle postare, ndodhet në Shqipëri. Në pronësi të familjes Prushi në Tiranë, libri i shenjtë i besimtarëve myslimanë është trashëguar brez pas brezi.
-
Vranësira dhe reshje shiu, si do të jetë moti për ditën e sotme
26 Prill 2023, 08:04Edhe kjo e mërkurë ka nisur me reshje shu në vendin tonë. Deri pasdite, do të ketë dominim të vranësirave të shoqëruara me reshje me shtrëngata.
-
Viti nis mbarë, në 3 muaj në Shqipëri hyjnë 1 milionë vizitorë! Turistët kryesisht nga Europa, Amerika dhe Azia
25 Prill 2023, 22:03Ky vit ka nisur mbarë për turizmin në shqipëri. Sipas Institutit të Statistikave, në 3 muajt e parë të këtij viti, në vendin tonë kanë hyrë mbi 1 milion persona në territorin shqiptar.
-
Skulpturë për Nënë Terezën në Aeroportin e Rinasit, Union Bank mbështet artin
25 Prill 2023, 17:34Mbështetja që Union Bank i dha artistit Ilirjan Shima mundësoi që një ndër veprat më të veçanta për Nënë Terezën të ketë mundësinë të shihet nga qytetarët. Realizimi i skulpturës së vendosur në aeroportin që mban emrin e shenjtores, u bë me mbështetjen e Union Bank, që ndër të tjera synon të përcjellë mesazhin se është pranë shqiptarëve, pavarësisht se ku jetojnë.