Sociale
-
Kryeqyteti u “vesh” sot me ngjyrat e ylberit. Me moton “Ne jemi familje”, dhjetëra anëtarë të komunitetit LGBTQI mbajtën “Paradën e krenarisë” si çdo vit.
21 Maj 2022, 11:15 -
Temperatura të larta dhe diell në pjesën më të madhe të vendit, ja ku pritet të ketë shi
21 Maj 2022, 07:09Orët e para të ditës do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmoaferike në të gjithë vendin, ku kthjellimet do të jenë dominante në zonat Bregdetare dhe të ulëta.
-
Nxënësit e Patosit projekt shkencor për NASA-n, shkencëtaret Zalli mbështesin talentet e reja
20 Maj 2022, 21:35Shkencëtaret shqiptare Detina dhe Argita Zalli që jetojnë në Londër po kontribuojnë në vendlindje për zbulimin e talenteve të reja. Konkretisht ato kanë asistuar nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Patos për të marrë pjesë në kompeticionin e NATO-s me një projekt të titulluar “Udhëtimi njerëzor ne hapësire, kuptimi rreziqeve”
-
Platformë kombëtare për të raportuar gjuhën e urrejtjes online, vetëm 3% e rasteve denoncohen! Aktivistët: Mungon besimi tek institucionet
20 Maj 2022, 21:03Një platformë për identifikimin dhe denoncimin e rasteve të gjuhës së urrejtjes online, është prezantuar nga ISIGURT.AL dhe Ambasada PINK. Raporto “Gjuhën dhe Krimet e Urrejtjes”, ka për qëllim identifikimin dhe ndërhyrjen për heqjen e materialeve fyese nga çdo rrjet social
-
Sfidat dhe vështirësitë e një jetimi, aktivisti flet në Report Tv: S’kemi asnjë privilegj, strehimi problematika jonë më e madhe! Mesazhi? Mos u dorëzo
20 Maj 2022, 19:46“Mos u dorëzo”, ishte ky mesazhi i fortë që dha aktivisti i të drejtave të jetimëve, Sabail Gjyli.
-
Gropa karstike, fenomen karakteristik i Dumresë, banorët: Është bllokuar rruga, rrezikojnë banesat
20 Maj 2022, 17:32Gropa karstike e hapur së fundmi në fshatin Cestije të Belshit është një fenomen i zakonshëm natyror, për shkak të përbërjes gëlqerore të tokës. Por banorët ndjehen të rrezikuar për shkak se ndodhet afër banesave.
-
Conference League, Veliaj: Dy ‘Fan Zone’ për tifozët e Romës dhe Feyenoord
20 Maj 2022, 13:50Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mbolli sot pemë me nxënës të shkollës “Emin Duraku”, ku u kujdes të jepte edhe disa detaje lidhur me përgatitjet për finalen e madhe të Conference League.
-
Ministrja e Arsimit: 25 Maji ditë pushimi për institucionet arsimore publike dhe private në qarkun e Tiranës
19 Maj 2022, 11:5325 maji është ditë pushimi për qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të ndërmarra për finalen e Conference League. Për këtë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka rikujtuar nxënësit se institucionet arsimore publike dhe private do të jenë pushim.
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme, kthjellime dhe ulje temperaturash
19 Maj 2022, 07:30Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 29°C.
-
Shpërthen lija e dhenve në Vlorë, fluks fëmijësh në spital
18 Maj 2022, 22:21Lija e dhenve, e njohur ndryshe si Variçela, ka shtuar numrin e fëmijëve të infektuar në pediatrinë e Vlorës. Gjatë 24 orëve, numri i vizitave me këtë sëmundje shkon mbi 10, por nuk kanë munguar rastet as në qendrat shëndetësore.
-
Ujësjellësi i Sinecit, banorët protestojnë, kryebashkiaku: Gjykata s'ka pezulluar punimet! Protestë edhe në Elbasan kundër bazës ushtarake për tokat: S'kemi tapi, e punuam 30 vite
18 Maj 2022, 19:47Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë kanë protestuar sërish kundër ndërtimit të ujësjellësit që do të shfrytëzojë ujin e burimit natyror të Sinecit. Ata kanë paditur bashkinë me pretendimin se punimet po kryhen në zonë të mbrojtur.
-
Sezoni turistik/ Pushimet do kushtojnë më shtrenjtë këtë vit në Vlorë, operatorët turistikë: Nuk është surprizë, rrjedhojë e rritjes së çmimeve
18 Maj 2022, 20:28Këtë vit pushimet do të kushtojnë më shtrenjtë në Vlorë, por rritja e çmimeve duket se nuk ka ndikuar në prenotime, ku vihet re trend rritës i turistëve të huaj sidomos gjermanë e norvegjezë. Kronika na njeh edhe me problematikat sidomos sa i përket vonesave për vendosjen e shezlongëve dhe mungesën e pastërtisë në plazhet publike.
-
Sezoni turistik, Ministrja: Në gatishmëri të plotë, këtë vit baret e plazheve me leje të posaçme nga Këshilli Kombëtar i Territorit
18 Maj 2022, 17:59Nën drejtimin e ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro është mbledhur Task Forca e turizmit, në vijim të punës që ka nisur që në tetor për përgatitjet e sezonit.
-
'Mirë që të le në qiell të hapur, por të gjobisin e të presin këmbët', banorët që preken nga Unaza e Madhe takim në Ministri të Infrastrukturës: Kërkojmë të trajtohemi të barabartë
18 Maj 2022, 16:50Banorët e zonës së Laprakës, Paskuqanit, Babrrusë dhe Kodrës së Priftit, u pritën në një takim në Ministrinë e Infrastrukturës, nga Sekretarja e përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe drejtori i shpronësimeve, ku diskutuan për shembjes e banesave.
-
Pamjet e mrekullueshme të pranverës në Elbasan, Kukës dhe në Klos, turizmi malor i papromovuar dhe pa rrugë
18 Maj 2022, 08:57Vendi ynë ka resurse ende të pazbuluara, por fare pak është bërë për promovimin e turizmit malor. Report Tv intervistoi banorë dhe ambientalistë në Funar të Elbasanit, Xibër të Klosit dhe Parkut Natyror Korab-Koritnik të Kukësit. Shqetësimet kryesore mbeten mungesa e infrastrukturës dhe mbeturinat.
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë
18 Maj 2022, 07:17Temperaturat e ajrit do të ulen lehtësisht në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.
-
Shumë vite për të pranuar veten, sot mbron të drejtat e LGBTI, rrëfehet Arbër Kodra: Të jemi të lirë për të krijuar familje
17 Maj 2022, 18:36Në ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, pjesëtari i komunitetit LGBTI Arbër Hoxha kërkon që njerëzit si ai, të kenë të drejta të barabarta. Ai do që në të ardhmen të ketë një familje, ndërsa tregon kalvarin e gjatë që ju desh të kalonte për të pranuar veten.
-
Klos/ 29-vjeçari rrezikon jetën, apelon për ndihmë në Report Tv: Më ndihmoni për transplant të veshkave
17 Maj 2022, 09:5729-vjeçari Elton Luku nga Klosi vuan që në fëmijëri nga diabeti. Ka humbur njërën këmbë dhe ka kaluar në dializë. Jeta e tij është në rrezik dhe përmes Report Tv apelon për ndihmë, duke kërkuar donacione për të kryer transplant të veshkave.
-
'Secili duhet të jetë i lirë të jetë ai që është'! Sot 17 maji, dita kundër homofobisë
17 Maj 2022, 08:16Sot 17 Maji, është dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Në të gjithë botën, mbi 2 miliardë njerëz jetojnë në vende ku homoseksualiteti është i paligjshëm, ndërsa dënimi me vdekje mbahet si një dënim ligjor për marrëdhëniet të të njëjtit seks në 11 juridiksione.
-
Parashikimi i motit për sot, temperaturat arrijnë në 31 gradë
17 Maj 2022, 07:20Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por në mesditë do të luhaten vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.
