Speciale
-
Fotografi zviceran Hans Peter Jost sjell përmes imazheve ndryshimin e Shqipërisë në 30 vite. Nga radha e bukës tek grataçelat e ëndrra e shqiptarëve për të ikur, ai rrëfen si e fotografoi vendin tonë prej trazirave të vitit 1991, kur qëndronte në shtëpinë e çiftit Justina Aliaj e Pjerin Kodhelit. Dëshmitar i zgjedhjes së Berishës në vend të Ramiz Alisë dhe i ’97-ës, Jost tregon bisedën ironike për refuzimin e Ramës për ta fotografuar dhe filmin-projekt me personazhet e albumit të tij.
1 Prill 2022, 21:58 -
25 vjet nga tragjedia e Otrantos/ Beteja e pambaruar me drejtësinë italiane të familjarëve të 24 të humburve në fund të detit Adriatik
27 Mars 2022, 19:11Kanë kaluar 25 vite nga tragjedia e Otrantos. Ngjarja e ndodhur ne 28 mars 1997, aty ku humbën jeten 81 persona ,teksa trupat e 24 viktimave nuk u gjetën kurrë. Në bordin e anijes”Katri i Rades” nisur nga brigjet e Vlorës ishin 115 persona nga të cilët vetëm 61 mundën të mbijetonin.
-
SPECIALE/ Saga e veprave të vjedhura të artit, Maqedonia pret prej 9 vitesh 20 ikonat e saj! Ku përfundojnë objektet e kulturës pas sekuestrimit?!
25 Mars 2022, 21:25Policia e Tiranës njoftoi në 17 mars sekuestrimin e 4 mijë sendeve të dyshuara si vepra arti , por grupi i punës që po bën inventarizimin e hedh poshtë këtë sasi. “Trashëgimi kulturore”, është i dyti operacion i bujshëm i objekteve të vjedhura të artit, por ku përfundojnë ato?! 20 ikonat e vjedhura në Maqedoninë e Veriut ende nuk janë kthyer pas 9 vitesh, Me drejtorin e Institutit të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, Sokol Muça, "Report tv" zbulon të pathënat.
-
Braktisi teatrin e Moskës për dashurinë, mësuesi i letërsisë nga Kukësi tregon gjithçka nga jeta e tij për Report Tv
24 Mars 2022, 21:31Në fshatin Buezëmadhe ‘fle’ një histori dashurie, sakrifice dhe jo pendimi! Është historia e Zylfi Tolas 85 vjeçari, ish-mësuesi i letërsisë, gazetar dhe publicist, pas më shumë se një gjysmë shekulli kujton se si u realizua portreti i tij me kostum popullor i titulluar “Delegati”, nga piktori Nexhmedin Zajmi. Zylfi Tola tregon edhe lidhjet me shkrimtarin Petro Marko por edhe një moment të rëndësishëm të jetës ku iu desh të mos vazhdonte shkollën e aktrimit në “’Bolshoj Teatër” në ish-Bashkimin Sovjetik. Arsyeja, dashuria me vajzën Bicjane, bashkëshortja e tij tashmë e ndjerë.
-
Report Tv mes pelegrinëve të Shna Ndout, udhëtim me tren Shkodër-Laç! Bileta vajtje-ardhje 150 lekë, udhëtarët: Të bëhet çdo ditë, zgjidhje e mirë për popullin
23 Mars 2022, 11:00Udhëtimi me tren po bëhet i domosdoshëm për banorët e Shkodrës dhe të Lezhës jo vetëm për 13 të martat e Shna Ndout në Kishën e Laçit. Gazetari Elvis Hila përmes reportazhit me besimtarë tregon se si pas rritjes së çmimit të naftës, qytetarët kërkojnë që levizja me tren pavarësisht kohëzgjatjes, të behet çdo ditë, pasi kostot e udhëtimit janë të papërballueshme
-
Speciale/ Fatos Arapi i rizbuluar, intervista me Alisa Velaj
18 Mars 2022, 23:00Autorja e librit “Fatos Arapi, nostalgjia për absoluten", Alisa Velaj rikthen tematikat dhe ngjyrat e pasura të poezisë së njërit prej poetëve më të shquar, përmes një mënyre origjinale të studimit të teksteve poetike. Studimi i saj rreth poezisë së Fatos Arapit vjen në një kohë kur duhet të shënjohet rizbulimi i vlerave të natyrshme që i rezistuan kohës dhe i kumteve të çmuara përmes një ligjërimi origjinal poetik
-
SPECIALE/ Ukrainasja e strehuar në Laknas për Report TV: Babai ma tha para 2 vitesh, Rusia do na pushtojë! Më tregoi edhe vendin ku të fshihesha (VIDEO)
16 Mars 2022, 21:02Report Tv ka udhëtuar në Laknas, aty ku është strehuar familja e parë ukrainase, pasi vendi i tyre është prej disa ditësh nën sulmet e Rusisë. Ajo ka rrëfyer që nga rrugëtimi i saj nga Ukraina në Shqipëri, mikpritja nga shqiptarët, por edhe një histori të veçantë me babanë e saj, që e kishte paralajmëruar se Rusia do pushtonte Ukrainën. Nga e kishte mësuar, e tregon ajo për gazetaren Rovena Cerka.
-
SPECIALE/ 14 vjet pas Gërdecit, 2 nëna në pritje të drejtësisë për tragjedinë që u mori përgjithmonë të vegjlit e tyre! Lot dhe pengjet për Erisonin 7 vjeç dhe Zilien 19-vjeçare
15 Mars 2022, 21:1526 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. 28 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë liruar nga burgu. Por familja Durda që humbi djalin e mitur, nuk tërhiqet. Pas kallëzimit në SPAK, janë rihapur hetimet ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Çfarë do të ndodhë me dosjen “Gërdeci”?
-
Rusi-Ukrainë/ ‘Lufta dhe Paqja’ e një kulture! Ukrainasja Romanova: Bota na ka lënë vetëm përballë agresionit të Moskës! Rusja Biba: Dhimbje për luftën, në Rusi ka vetëm frikë
12 Mars 2022, 21:027 dekada nga përfundimi i Luftës së II-të Botërore dhe 31 vite pas shpalljes së Pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik në Gusht të 1991, historia duket se po përsëritet. Më 24 shkurt Rusia vendosi të pushtojë Ukrainën duke ringjallur pretendimet e vjetra territoriale. Irina Romanova dhe Elisaveta Biba, njëra ukrainase dhe tjetra ruse jetojnë prej vitesh në Shqipëri, por ajo që i bashkon është një dëshirë e vetme, që dy kombet e tyre të jetojnë në paqe.
-
SPECIALE/ Copëza jete në 26 punime unike, piktorja Paho sjell ciklin ‘Reflektion’: Hapësira private me atë publike në një mur ‘universal’
9 Mars 2022, 21:43Denisa Paho është e vetmja piktore që mban veshur shaminë e besimit mysliman. Ajo është bashkëshorte, nënë dhe mësuese.Për pogradecaren e talentuar, bukuria e jetës qëndron tek përditshmëria që anashkalojmë.
-
SPECIALE/ Mësuesja e parë rome në Shqipëri: Kur isha 11 vjeç prindërit donin të më martonin, refuzova dhe vazhdova studimet! Krenare që me vendimin tim frymëzova breza të tjerë
8 Mars 2022, 21:40Meleqe Rrënja është e para mësuese rome në Shqipëri. Historia e saj është e pazakontë për të rinjtë e sotëm. Në moshën 11-vjeçare ajo merr vendimin më të rëndësishëm të jetës. Refuzon martesën e sugjeruar prej prindërve dhe merr bursë për të vazhduar shkollën pa dijeninë e familjes.
-
'Ishte heroina jonë dhe 'rojtjarja' besnike e vilës', historia e rrallë e Annamarias, muzës që frymëzoi veprat e Sali Shijakut, i biri: Si e ndanë për së gjalli nga i ati!
4 Mars 2022, 21:18“Report tv” viziton vilën 3 shekullore të Sali Shijakut. Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të zonjës së shtëpisë, i biri i artistit, Orgesi rrëfen mungesën e nënës, Annamarias, dhe historinë e saj të rrallë. Si e ndanë komunistët për së gjalli me babanë e saj, të cilin nuk e takoi dot kurrë. Një rrëfim për dashurinë e madhe të prindërve dhe Annamarinë, si muza e veprave të Shijakut e ‘rojtjarja’ besnike e vilës.
-
SPECIALE/ Indoktrinimi komunist në arte, si u sulmuan Kadare e Arapi, Krasniqi: Të hapen dokumentet e pas viteve ’85! Ende mbështeten ata që i shërbyen sistemit komunist
3 Mars 2022, 22:40Afrim Krasniqi, Beqir Meta e Hasan Bello në katër vëllime të Institutit të Historisë shpalosin fakte e dokumente arkivore të panjohura për “Indoktrinimin komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit”. Nga Ismail Kadare tek Fatos Arapi, si u sulmuan shkrimtarët në mbledhjet e Lidhjes, dhe pse nuk hapen dokumentet e pas viteve ’85. Krasniqi shpjegon nëse është i moralshëm retushimi dhe ndalimi i veprave artistike që u realizuan në diktaturë, dhe pse indoktrinomi vijon ende sot.
-
SPECIALE/ Bota sugjeron një shqiptare për poezinë, po Shqipëria a ka një propozim të ri për “Nobelin”?! Rrëfimi i Luljeta Lleshanakut: Nga persekutimi i familjarëve, tek Shqipëria që ëndërruam, jetoj mes dy vendeve
2 Mars 2022, 22:09Poetja e njohur Luljeta Lleshanaku, përzgjidhet nga shtëpia botuese gjermane Carl Hanser, për botimin e librit të dytë të saj në gjermanisht “Qyteti i Mollëve”. Pas suksesit në Angli dhe Amerikë, tanimë edhe Gjermania e vendos në toplistën e poetëve të rekomanduar. Në një rrëfim për “Report tv”, poetja tregon për jetën e saj, mes procesit të krijimtarisë e personales, si dhe përjetimet e pritjes, si kandidate për çmimin “Poeti Europian i Lirisë për vitin 2022” në Poloni.
-
SPECIALE/ Muze për diktatorët e shtatore për mbretëreshën, po Musine Kokalari?! Historiani Beqir Meta: E vërteta e Xhafer Devës dhe muzetë për Enverin, ja ç'duhet bërë me to
1 Mars 2022, 18:41Akademiku dhe historiani Beqir Meta ‘skanon” figurën e Xhafer Devës. Pikëpyetjet mbi patriotizmin e tij dhe përgjegjësia e masakrës së 4 shkurtit. Studiuesi bën bilancet mbi përfitimet prej bashkëpunimit me gjermanët. Meta arsyeton mbi restaurimin e shtëpisë së Devës dhe rastet e tjera, nga Muzeu Etnografik i diktatorit tek, shtëpia e mbyllur e Kokalarit.
-
Speciale/ Albanologët e huaj që u dashuruan me gjuhën shqipe dhe historinë e shqiptarëve
28 Shkurt 2022, 22:28-Akademiku anglez Sir Noel Malcolm, studiuesi amerikan David Hosafloock, albanologu rus Aleksandër Novik, studiuesi italian Italo Sarro, studiuesi grek Konstantinos Giakoumis dhe akademiku Ioannis Vitaliotis flasin me dashuri dhe nostalgji sesi në një ditë të bukur nisën t’i përkushtohen me pasion mësimit të shqipes.
-
Moldavia: Anija me flamurin tonë në Detin e Zi është goditur nga një raketë
25 Shkurt 2022, 15:48 -
Ekskluzive/ Gazetarja ukrainase flet në Report Tv pas pushtimit rus, Marina Frolova: S'ka energji elektrike, mungon ushqimi! Gati të luftojmë për vendin tonë
25 Shkurt 2022, 15:01Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, gazetarja nga Ukraina, Marina Folova, thotë se populli atje po kalon gjendje tmerri, me mungesë energjie, uji e ushqimi. Ajo thotë se Kievi është boshatisur pas thirrjes së qeverisë për të mos dalë nga banesat. Gazetarja thotë se ukrainasit janë të gatshëm të dalin në luftë.
-
SPECIALE/ Gjuha Shqipe pas viteve ‘90 dhe rreziku i zhdukjes, studiuesit: Nevojitet një reformim në sistemin arsimor, të shmangen huazimet e panevojshme
24 Shkurt 2022, 22:45Me një histori mbi 5 shekullore, gjuha shqipe në rrafsh historik ka kaluar në etapa të ndryshme zhvillimi dhe ndryshimesh për të ardhur deri në ditët tona. Në 50 vite të kaluara pas standardizimit të gjuhës, studiuesit Shezai Rrokaj dhe Rami Memushaj në një intervistë për Report TV folën mbi problematikat e mënyrës së përdorimit të shqipes së folur dhe të shkruar, ku sipas tyre ndër më të rrezikuarit sot është humbja e fjalësit normativ të gjuhës shqipe.
-
SPECIALE/ Stoqet e kromit në Bulqizë 'fshijnë' varret e të dënuarve në komunizëm
20 Shkurt 2022, 10:36Të burgosurit “ordinerë” që vdisnin para se të kishin përfunduar dënimin, nuk u dorëzoheshin familjarëve por varroseshin pranë zonën ku ndërronin jetë. Kështu ka ndodhur me të dënuarit që bënin punë të detyruar në minierën e kromit në Bulqizë. Dëshmitarë të kohës tregojnë se groposeshin bashkë me një shishe të vogël qelqi ku shënoheshin emri, mbiemri dhe mosha. Sot është e pamundur të gjenden nga familjarët pasi ata janë mbuluar nga stoqet e kromit.