Speciale
-
Një vizitë në shtëpinë e dy personazheve që patën rol kyç në ngjarjet që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë. Si ishin muajt në prag të 28 Nëntorit 1912 dhe ç'rol luajtën këtë ngjarje historike Syrja bej Vlora dhe i biri Eqrem Bej Vlora. Ervin Vlora, nipi i Eqrem Bej Vlorës, na pret ne shtëpinë e gjyshit të tij dhe na tregon shume thesare nga historia kombëtare por edhe ajo e familjes se tij.
28 Nëntor 2021, 20:28 -
Speciale/ Dy vjet pas tërmetit! Humbi familjen në rrënojat e Thumanës, i mbijetuari planifikon të krijojë familje të re
27 Nëntor 2021, 18:34Në specialen në vazhdim ne do të ndjekim se si ka vazhduar historia e Albert Carës, i mbijetuari i vetëm i familjes së tij që dolën pa jetë nga rrënojat e banesës në Thumanë. Ai sot është martuar dhe planifikon të ketë edhe fëmijë. Alberti mbijetoi ndërsa bashkëshortja, vajza, dy djemtë dhe e fejuara e djalit të madh bashkë me foshnjën brenda vetes, dolën pa jetë nga rrënojat.
-
Ekskluzive/ Prishja dhe ndërtimi i kompleksit të ri, ish-drejtori i klubit të Partizanit: Sali Berisha dhe dhëndri i tij fshinë historinë
26 Nëntor 2021, 15:54Tre figura të njohura të klubit Partizani Ylli Shehu, Isa Tare dhe Eduard Zhupa tregojnë se çfarë përfaqësonte kompleksi për historinë e sportit shqiptar.
-
SPECIALE/ Libri në kohë COVID-i, si erdhi panairi i 24-ët?
24 Nëntor 2021, 20:50Edhe pse në një kohë të kufizuar për të gjithë me një traditë mbi 20 vjeçare, Panairi i Librit mbylli edicionit e 24-ët të tij me një kolanë veprash dhe autorësh, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova Mali i Zi që u bën pjesë e ngjarjes më të rëndësishme kulturore të vitit.
-
Kriza në familje, të drejtat e LGBTI dhe xhamia e plumbit, flet për Report Tv myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari: Politika të mos prekë Kodin e familjes
20 Nëntor 2021, 14:3416 nëntori i vitit 1990 është një datë e rëndësishme për mbarë besimtarët myslimanë në Shqipëri, është dita në të cilën e mira triumfoi mbi të keqen dhe simbolizon rikthimin e lirisë së besimit në Shqipëri, me hapjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër.
-
SPECIALE/ Tituj të rinj, rikthehet panairi i librit! Rita Petro për Report Tv, së shpejti me një libër në prozë! Kryetari i Shoqatës së Botuesve: Pak hapësirë për librin, bibliotekat në shkolla të varfra
17 Nëntor 2021, 19:59Rikthyer fizikisht pas më shumë se një viti të gjatë pandemik, edicioni i 24 i Panairi të librit solli një ritakim të lexuesit me librin. Zhvilluar tradicionalisht në Pallatin e Kongreseve, Petrit Ymeri, Rita Petro dhe Aida Baro treguan për titujt e rinj që do të prezantohen këtë vit në stendat e librit, ndërsa panairi do të zgjasë për 5 ditë nga data 17 deri në 21 nëntor 2021.
-
Një ‘grua e kuqe’ si artistja Liliana Çika Kelmendi! Suzana Varvarica rrëfen për artin e saj
15 Nëntor 2021, 22:28Skulptorja shqiptare që u bë e njohur në Itali dhe në Europë me veprat e saj, flet për tragjedinë e dhimbshme të jetës dhe rikthimin e mundimshëm në rrugën e artit.
-
Lika Janko, 'Pikasoja' shqiptare e Bullgarisë! Rrëfimi i ministrit bullgar, Velisllav Minekov ekskluzivisht për Report Tv
5 Nëntor 2021, 22:22Në një intervistë ekskluzivisht për Report TV, zoti Velisllav Minekov, ministri i Kulturës së Bullgarisë rrëfen për piktoren bullgare me origjinë shqiptare, Lika Janko, që Europa e quajti “Pikasoja me fustan”. Piktorja që krijonte nën dhëmbët e censurës komuniste bullgare u akuzua për “formalizëm” dhe “avangardë”. Zoti Minekov rrëfen jetën tragjike të artistes në diktaturë, sesi depërtoi arti i saj në Europë dhe si shitej e shitet edhe sot shtrenjtë nga koleksionistët, kur ajo s’kishte bukë të hante.
-
VIDEO/ I humbur prej 78 vitesh, i jepet lamtumira rreshterit anglez! Misionet e fshehta britanike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore
5 Nëntor 2021, 10:5478 vite nga rrëzimi i avionit britanik pranë zonës së Dukatit në Vlorë, rreshterit anglez i jepet lamtumira e fundit në 100 vjetorin e lindjes së tij. Historian Rodrick Bailey zbulon detaje mbi atë ngjarje dhe rolin e misioneve britanike në vendin tonë të cilën e ka emërtuar si lufta e fshehtë në Shqipëri.
-
Report Tv në fshatrat minoritare që po zbrazen në jug të vendit! Në Dërmish të Finiqit gjen vetëm të moshuar! Banorët: Na kanë ikur fëmijët, nuk kthehen se s'kanë punë! Ka humbur shpresa
30 Tetor 2021, 13:49Braktisja e fshatrave është tashmë një fenomen i njohur në vend, ku prej dy dekadash të rinjtë vetëm në emigrim. Report Tv është ndalur në fshatrat e minoritetit grek në bashkinë e Finiqit, për të sjellë dëshmitë e të moshuarve që po vuajnë mungesën e gjatë të fëmijëve
-
Olen Cesari, një mbrëmje magjike për 30 vitet e miqësisë italo-shqiptare (VIDEO)
29 Tetor 2021, 22:45Violinisti virtuoz u dekorua me “Komendador i Urdhrit të Yllit të Italisë” nga presidenti italian Sergio Mattarella. Festa në rezidencën e ambasadës italiane, pasi ambasadori Fabrizio Buçi i dorëzoi dekoratën
-
Errësira që u bë dritë 51 vite më parë...Historia e elektrifikimit të Shqipërisë
28 Tetor 2021, 21:44Kriza energjetike e ka gjetur Shqipërinë në 51 vjetorin e përfundimit të elektrifikimit. Me 216 hidrocentrale aktive dhe ende nuk sigurohet prodhimi i nevojshëm energjetik për vendin. Por Shqipëria vijon të jetë në ‘dorë’ të motit.
-
Të fshehtat dhe truket e profesionit dixhital! Si blogerët i kthejnë ëndrrat në para?
27 Tetor 2021, 20:40Çfarë është blogu, po blogerët me çfarë merren? A mund të bëhen të gjithë blogerë? Janë këto disa nga pyetjet që ngrihen mbi profesionin e ri të kohës dixhitale që duket se po bën “namin” në fitimin e parasë. Përgjigjet i japin tre blogeret e intervistuara nga Report TV. Ato tregojnë gjithashtu truket e suksesit dhe deri ku është kufiri i reklamimit të jetës personale.
-
Sekretet e Helenës në studion muze të Ismail Kadaresë! Dhurata e fejesës që zbardh misterin e origjinës hebreje të shkrimtarit të madh
23 Tetor 2021, 19:05Ekspozita e titulluar “Helena” u hap me rastin e ditës së lindjes së shkrimtares, kryesisht me materiale arkivore të Shtëpisë Studio Kadare që prezantohen për herë të parë për publikun.
-
Armiku i heshtur që 'përgjon' trupin e femrës, humbjet dhe fitoret në luftën kundër kancerit të gjirit! Historia e dy grave të guximshme
21 Tetor 2021, 21:35Frika ndaj vdekjes dhe shpresa ndaj jetës janë në luftë të vazhdueshme për të gjitha gratë e vajzat e dignostikuara me kancer gjiri. Në tetorin rozë, muajin sensibilizues ndaj kësaj sëmundje që nuk po kursen as grupmoshat e reja, Report TV sjell historitë e Mimoza Groballit dhe Ina Kasimatit. Si u përballën me armikun e heshtur dhe a e kanë fituar sot betejën kundër kancerit të gjirit?
-
Përse vrapojnë njerëzit në maratonë? Report Tv sjell tre histori që tregojnë se si u ka ndryshuar jetën vrapimi
20 Tetor 2021, 20:02Nuk ka rëndësi nëse je mbi 50 vjeç, je obez apo me aftësi të kufizuara. Kushdo që ka vullnet të arrijë formën e mirë fizike mund të vrapojë edhe në një maratonë. Report Tv ju sjell shembuj se si ka ndryshuar jeta e tre personazheve që sot jo vetëm përshkojnë kilometra por kanë arritur të fitojnë edhe çmime kombëtare e ndërkombëtare.
-
Speciale/ Plani i FIFA-s për Botëror çdo dy vite, në Shqipëri të ndarë pro dhe kundër
20 Tetor 2021, 10:22FIFPro thotë se arsyet komerciale të FIFA-s do të shkatërrojnë futbollistët.
-
Sfidat e grave të fshatit që refuzojnë qytetin! Historitë e dy zonjave që tregojnë një ditë nga jeta e tyre
16 Tetor 2021, 13:27Në fshatrat e Shqipërisë ka ende shumë gra që tokën ku janë lindur e rritur nuk e ndërrojnë me asnjë banesë në qytet. Ndiqni historitë e Ramie Turdiu nga fshati Hocisht në Bashkinë Devoll dhe Bajame Balla nga fshati Baldushk në periferi të kryeqytetit.
-
'Shqipja pa gegnishten, si shqipja pa toskërishten', shkrimtari Primo Shllaku: Gjuha s'rritet me krasitje, por unifikim! Studiuesja Shehri: Gegnishtja, nuk zhduket asnjëherë
15 Tetor 2021, 11:09Për më shumë se 5 shekuj histori të shkuar, ndër emblemat e letërsisë së shkruar shqipe mbetet edhe gegnishtja që fillon me librin “Meshari “ të famulltarit shqiptar Don Gjon Buzukut 1555 për të ardhur deri tek shkrimtarët bashkëkohës verior që ende ruajnë rrënjët e saj me krijimtarinë e tyre letrare. Se ku qëndron vendi i gegnishtes sot në letërsinë shqipe në raport me standardin, kanë folur shkrimtarët Primo Shllaku, Liridon Mulaj dhe studiuesja Dhurata Shehri.
-
Refugjatët të rënë në 'çarkun' midis kufirit Shqipëri-Greqi! Report Tv depërton në tokën neutrale, sjell dëshmi ekskluzive të emigrantëve të paligjshëm
14 Tetor 2021, 09:53Në kufirin e gjelbër midis Shqipërisë dhe Greqisë kanë mbetur shumë emigrant nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia. Report Tv ka depërtuar në tokën neutral dhe ka marrë dëshmitë ekskluzive të refugjatëve të paligjshëm që nuk pranon t’i strehojë asnjë shtet.