Top 24
-
-Ja procedurat sesi do të mbahen sot zgjedhjet e kryesisë në ASHSH. Pritet të drejtohen nga akademiku Luan Omari, një ndër themeluesit e Akademisë në vitin 1972
24 Maj 2019, 07:22 -
Pensionet suplementare kushtet për ta përfituar dhe mosha
24 Maj 2019, 07:09Profesor Fadil Kepi sqaron se si llogaritet ky pension dhe cili është kufiri maksimal.
-
Protesta e së shtunës/ Godina e qeverisë rrethohet me gardh metalik
23 Maj 2019, 21:34Kur duhen vetëm dy ditë nga protesta e opozitës, në godinat qeveritare kanë nisur masat paraprake për sigurimin e perimetrit rrethues. 1500 efektivë policie do të jenë të angazhuar në protestën e ditës së shtunë nga opozita.
Pas masave të marra në terren, pritet të hartohet dhe plani nga drejtuesit e Policisë dhe Ministrisë për ruajtjen e godinave shtetërore. -
Shtëllunga tymi mbulojnë stadiumin 'Arena Kombëtare', digjen mbeturinat në kazanin ngjitur (VIDEO)
23 Maj 2019, 21:20Një shtëllungë e madhe tymi është parë mbi stadiumin "Arena Kombëtare" ne Tirane.
-
Presidenti Meta apel politikës: Reflektoni, në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për krenari
23 Maj 2019, 20:26Presidenti Ilir Meta shtroi mbrëmjen e sotme një darkë iftari për besimtarët myslimanë. Gjatë fjalës së tij ai përcolli një mesazh për përhapjen e vlerave njerëzore. Ai deklaroi se politika duhet të jetë reflektuese pasi në këtë muaj të shenjtë nuk ka vend për krenari.
-
Meta e Kryemadhi shitën 8 shtëpi, gruaja e Bashës 55 mijë euro në vit...Si ka ndryshuar pasuria e Ramës
23 Maj 2019, 20:00Si ka ndryshuar pasuria e Metës, Ramës dhe Bashës në 2018. Meta-Kryemadhi në 3 vite shitën 8 apartamente me vlerë 769 mijë euro, ja të ardhurat e Ramës, Gregori me qira dhe me zero të ardhura, Aurela Basha 55 mijë euro brenda vitit
-
Atleti bullgar 15 ditë vrap për të mbërritur në Shqipëri, dhurata simbolike që kishte marrë me vete
23 Maj 2019, 19:59Plot 1200 kilometra vrap të realizuar në 15 ditë i janë dashur atletit bullgar Krasse Georgiev për të mbërritur pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Durrësit. Atleti është pritur nga kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe ambasadoret e Bullgarisë në Shkup dhe Tiranë.
-
Aksident në Fier/ Plagosen 3 adoleshentë, makina drejtohej nga një ...15-vjeçar (VIDEO)
23 Maj 2019, 19:08Tre 15-vjeçarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në qytetin e Fierit. Fatmirësisht, nga aksidenti i ndodhur në Kraps, adoleshentët kanë marrë vetëm plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
-
Basha hedh hapin e parë drejt dialogut me Ramën: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë
23 Maj 2019, 19:07Pasi grupimi më i madh gjerman apeluan ndaj politikës shqiptare për t'u ulur për dialog pa kushte poër zgjidhjen e krizës, lideri demokrat Lulzim Basha për herë të parë tha se është i gatshëm ta mirëpresë këtë angazhim. Edhe Rama e mirëpriti më herët thirrjen e CDU duke shprehur dakordësi të plotë për një dialog politik pa kushte.
-
E pësojnë Astmer Bilali dhe anëtarja e grupit Dokle, u gjenden celularët... në tualet e qelisë
23 Maj 2019, 18:35Të tre personat gjatë një kontrolli nga policia e burgjeve janë kapur me aparatë telefoni. Bilali, Abazaj dhe dhe E.B., mbahen të izoluar në burgun 313 në Tiranë.
-
-
Revolta e Qafë Barit/ Takimi prekës mes lotëve i dy heronjve! 'Armiku i popullit' që mbajti plumbin në shpatull për 30 vite (VIDEO)
23 Maj 2019, 18:28Në 22 maj të vitit 1984, 24 djem trima të burgosur politik në burgun komunist të Qafë Barit, u ngritën në një protestë të pazakontë dhe luftuan me gardianët xhelatë kundër barbarisë së tyre.
-
Basha: Duhet një dialog gjithëpërfshirës, por pa Ramën kryeministër
23 Maj 2019, 18:38Krydemokrati Lulzim Basha tha se Rama po përpiqet të shkatërrojë demokracinë me zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm teksa propozoi një platformë dialoguese gjithëpërfshirëse të cilën e quajti referendum popullor.
-
Trafikoi një vajzë në Belgjikë, apeli vulos dënimin për Safet Bajrin
23 Maj 2019, 18:18Sipas dosjes së mbëritur në Shqipëri nga drejtësia Belge, Bajri është gjetur fajtor për shfytëzimin si prostitutë të një vajze nga Shkodra me inicialet E.G. Kujtojmë që Bajri është krahu i djathtë i Behar Bajrit, njërit nga drejtuesit të grupit “Bajri” në Shkodër, Belgjikë, Hollandë.
-
Mësuesja e gjuhës shqipe, Anjeza Shatku, dëshiron që të gjithë të flasim e shkruajmë bukur gjuhën tonë
23 Maj 2019, 18:09Me një kamera të ReportTV, çdo të hënë paradite, ajo shpjegon në vetëm 5 minuta se si shkruhen saktë e shqiptohen saktë fjalët në gjuhën shqipe dhe si mund të shmangen fjalë të huaja të përdorura pa pasur nevojë.
-
Çfarë i ndodh një nëne pas lindjes?! Cilat janë më të rrezikuar për të kaluar në depresion...i ndodh edhe meshkujve /VIDEO
23 Maj 2019, 18:00Depresioni që prek nënat e reja apo siç quhet ndryshe postpartum, është një temë për të cilën nuk flitet shpesh. Report Tv ka pyetur psikiatren Arjana Reli, e cila ka dhënë detaje mjaft interesante në lidhje me këtë problem. Sipas Rrelit, 80% të femrave përjetojnë një gjendje të lehtë depresive pasi kanë sjellë në jetë një fëmijë, ndërsa 10-20% e tyre mund të përjetojnë edhe depresion të rëndë që zgjat në kohë.
-
CDU/CSU gjermane, apel politikës në Tiranë: Dialog pa përjashtuar asnjë temë
23 Maj 2019, 17:12Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) shprehet se palët politike ne Shqipëri duhet të jenë të gatshme për dialog dhe për kompromise dhe se duhet të hyjnë në bisedime pa vendosur parakushte. Ata kritikojne ashpër edhe protestat e opozitës duke thënë se nëse palët politike nuk do të qetësojnë gjendjen, ekziston rreziku që vendit t'i mbyllet rruga drejt Evropës.
-
27 vite nga vrasja e Falcones/ Sandër Simoni në Report TV: Krimi kërcënon gjyqtarë e prokurorë
23 Maj 2019, 16:45Në 27 vjetorin e hetuesit italian Giovani Falcone, kreu i Krimeve të Rënda në Shqipëri Sandër Simoni shprehet se edhe në Shqipëria krimi kërcënon e shantazhon gjyqtarët. Simoni kërkon që shoqëria mos braktisë gjyqtarët kurajoz pasi ata janë të vendosur të luftojnë krimin.
-
Nesër zgjedhje në Akademinë e Shkencave, themeluesi i institucionit, Luan Omari pritet të udhëheqë procesin
23 Maj 2019, 16:33Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë zhvillon nesër zgjedhjet për katër vende vakante në këtë institucion. Për postin e kryetarit të Akademisë kandidon Skënder Gjinushi. Ndërsa, akademiku Omari mendohet që se të udhëheqë këtë proces zgjedhor.
-
Miratohet projektligji për trajtimin financiar të minatorëve e naftëtarëve/ Ja kush përfitojnë
23 Maj 2019, 16:30Miratohet projektligji për trajtimin financiar të minatorëve e naftëtarëve. Projektligji u miratua me 77 vota pro, 12 kundër dhe 9 abstenim. Ky projektligj u jep një trajtim suplementar shtesë tre kategorive të profesioneve më të vështira, minatorëve nën tokë, punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit dhe metalurgjisë.
