Top 24
-
Basha tha se nuk do të ketë hapa pas, por vetëm përpara, sipas tij përballë kësaj qeverie të lidhur me krimin dhe beteja e radhës është nesër para parlamentit.
4 Mars 2019, 19:42 -
Akuzat dhe kërcënimi për pezullimin e kampionatit pas dhunës, Policia e Shtetit i përgjigjet FSHF-së
4 Mars 2019, 18:11Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për reagimin e fortë të federatës dhe për gjuhën e akuzave, që sipas tyre po përpiqet që të shkarkojë përgjegjësitë te Policia e Shtetit.
-
Djegia e mandateve/ Meta flet për krizë kushtetuese dhe kërkon nga palët hapa pas (VIDEO)
4 Mars 2019, 17:43Kreu i shtetit Ilir Meta u ka bërë thirrje palëve politike të bëjnë hapa pas për të rivendosur normalitetin në atë që ai e quajtir krizë politike, kushtetuese dhe institucionale në Shqipëri.
-
Qeveria i bën thirrjen e parë për bashkëpunim opozitës së re
4 Mars 2019, 17:15Qeveria i bëri thirrjen e parë opozitës së re që pritet të futet në Kuvendin e Shqipërisë pas djegies së mandateve nga opozita, tashmë jo parlamentare, PD-LSI dhe aleatët e djathtë.
-
Anëtari i PD-së: Nëse përjashtoni Rudina Hajdarin, largohem nga partia...Ajo nuk është vetëm, pisa!
4 Mars 2019, 16:23I quan të turpshme sulmet që po i bëhen deputetes së Partisë Demokratike Rudina Hajdari, nga vetë partia e saj. Ish-kryetari i PD-së në Gjirokastër, tashmë anëtar i kësaj partie, Roland Bejko, thekson faktin se bija e kujt shtë Rudina, që njëjtë si i ati, Azem Hajdari, edhe ajo nuk i bindet urdhrave të partisë, kur bindja dhe instikti i thonë se shumica e ka gabim.
-
Murrizi paralajmëron Bashën: Ja si do e pësosh po vendose spurdhjakë apo ish-komunistë në Lushnje
4 Mars 2019, 16:31Myslim Murrizi paralajmëron Bashën që nëse nuk heq dorë nga kjo ide që ka nisur të zbatojë, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të mundet të gjejë dot as komisionerë për 238 qendrat e votimit që ka rrethi Lushnje.
-
Dhuna ndaj arbitrit, Hoxha: FSHF-ja përgjegjëse, po i bën shantazh policisë, të ndërpritet kampionati
4 Mars 2019, 16:08Gazetari Artan Hoxha u shpreh se me ligjin e ri për sportin, policia nuk hyn në stadium, pasi kjo nuk ndodh në asnjë stadium të vendeve të BE-së. Policia private sipas tij nuk mund të garantonte sigurinë e ndeshjes me vetëm 12 punonjës, njëri prej të cilëve në fund të ndeshjes hapi derën, ç'ka solli hyrjen e tifozëve në fushë.
-
Kontratat e shit-blerjes së makinave, pas 1 marsit jo më vetëm tek noteri
4 Mars 2019, 15:20Tashmë kontrata e shitblerjes së makinave nuk do të kryhen vetëm tek noteri, por edhe te Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor. Drejtori i këtij shërbimi Blendi Gonxhja për Report Tv tha se kjo procedurë përveçse do u jap fund sorollatjeve të qytetarëve, do të ketë edhe më pak kosto.
-
Prokurorja: Investigoni vendimin që më shkarkoi..apo venttingu është në duar të kriminelëve dhe politikës?! (LETRA)
4 Mars 2019, 15:07Ish anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prokurorja me 16 vite karrierë, shkarkuar tre ditë më parë nga Kolegji i Apelimit ngre dyshime të forta se vendimi për ta përjashtuar atë është ndikuar nga krimi dhe politika. Në një letër të hapur ajo i kërkon selive dimplotaike dhe drejtuesve më të lartë të shtetit të hetohet shkarkimi i saj.
-
Rama: Tranzicion i butë për oficerët e moshuar, të shkëputemi nga policia private
4 Mars 2019, 13:12Edi Rama njoftoi se në radhët e policisë së shtetiti do të krijohet mundësia për tranzicion të butë për oficerët më të moshuar dhe për të marrë më shumë të rinj, duke iu krijuar më të moshuarve që të vazhdojnë të kenë një pagë dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm në shkëputjen nga shërbimet e policisë private.
-
Hetim në 3 shtete për 3.4 milionë eurot në 'Toyota'! Alfred Vladi i lirë në Tiranë
4 Mars 2019, 12:46Hetimet për zbulimin origjinës së 3.4 milion euro tashmë janë shtrirë në tre shtete, Shqipëri, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe. Së fundi Britania është mobilizuar në kryerjen e hetimeve me qëllim zbulimin e të dhënave se si mbërritën në Shqipëri 3.4 milion euro, të fshehura në dyert e një “Toyota Yaris”.
-
Jepet pretenca, kërkohen 87 vite burg për katër të rinjtë që vranë shokun për një karikues
4 Mars 2019, 12:4087 vite burgim ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për katër të dyshuarit e vrasjes së Marvi Mihalit në 2017 pas konfliktit për një karikues celulari. Pas pretencës kanë reaguar familjarët e kushërinjve Dejvi dhe Eugen Bitraj, dy të dyshuarit për vrasje. Sipas tyre ata sot kërkojnë drejtësi pasi nga ana tjetër janë në presionin e familjes Mihali për t'i dëmshpërblyer me 34 milion lekë.
-
Korçë, djali mbyt nënën 85-vjeçare! Kunata: Ishte i dehur, të varet! (VIDEO)
4 Mars 2019, 12:20Djali i dehur mbyt nënën 85-vjeçare të cilën e dhunonte prej kohësh për shkak se ishte i alkolizuar. Edhe në momentin që është shoqëruar në polici, Nesim Demollari 64 vjeç ka qenë nën efektin e pijeve alkolike. Kunata e të ndjerës, Gjyrxhie Demollari thotë se pak momente para krimit të tmerrshëm, ishte në shtëpinë e tyre. "Djali ishte tap dhe filloi të bërtiste, të varet".
-
Nis të formohet opozita e re, 4 deputetë të LSI-së futen në Parlament
4 Mars 2019, 12:10Katër deputetët e LSI-së moren sot mandatin nga Komisioni Qëndror Zgjedhor ndërkohë që ditën e nesërme ata do të betohen në seancën plenare që do të mbahen në Kuvend.
-
Dhuna ndaj arbitrit, FSHF: Nëse policia nuk kthehet në stadiume, ndërpresim kampionatin
4 Mars 2019, 11:38Nëse Policia e Shtetit nuk rikthehet në stadium dhe nëse nuk merren masat për mbarëvajtjen e garës atëherë kampionati shqiptar do të ndërpritet dhe gara do të mbyllet. Shoqata: Po rrezikohet jeta e arbitrave, bojkot nëse nuk merren masa.
-
'Gërryen' pa kriter për 30 vite malin e Krujës, pezullohet aktiviteti i 12 guroreve
4 Mars 2019, 11:24Pezullohet aktiviteti i 12 guroreve në zonën e mbrojtur Krastë-Vrion, të cilat shfrytëzonin malin e Krujës prej 30 vitesh.
-
Nesër seancë dhe protestë, Rama e Lleshaj - deputetëve: Do hyni e dilni qetësisht
4 Mars 2019, 11:05Kuvendi do të mblidhet nesër në seancë plenare në orën 10:00. Opozita: Asnjë hap pas, do të protestojmë para Kuvendit. Policia: Jo tubim tek Parlamenti, u rrezikohet jeta deputetëve. Zgjidhni vend më të përshtatshëm. Mnistri Lleshaj dhe Rama i kanë garantuar deputetët se policia do të ofrojë sigurinë fizike të socialistëve.
-
Dhuna ndaj arbitrit Hamiti, Bashkia Lezhë: Organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin
4 Mars 2019, 10:40Bashkia Lezhë ka dënuar dhunën ndaj arbitrit Hamiti nga tifozët e Kamzës në ndeshjen e djeshme ndaj Laçit. Hamiti u sulmua nga tifozët për shkak se dha një penallti në minutën e '95.
-
Kapshticë/ Policia kufitare ndalon 16 shtetas sirianë
4 Mars 2019, 10:34Shtetasit siranë u ndaluan në Kapshticë dhe u dërguan në drejtorinë e kufirit dhe migracionit të Korçës
-
Lefter Maliqi dorëzon formularin e vetëdeklarimit, drejt Kuvendit një deputet i PD-së
4 Mars 2019, 10:21Lefter Maliqi kandidat i Partisë Demokratike në listën e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendrot të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë drejt marrjes së mandatit të deputetit, pas dorëheqjes së deputetëve të opozitës.
