Top 24
-
Personi që shfaqet në pamje dyshohet të jetë ish-oficeri i Focave Speciale greke, Efthymiou Efthymious pak minuta pas vrasjes, i cili aktualisht ndodhet në burg si autori kryesor, i dyshuar se ekzekutimin e kreu me pagesë.
2 Shkurt 2019, 17:54 -
-
Petrit Vasili: Edi Rama s'do jetë kryeministër për zgjedhjet e 30 qershorit
2 Shkurt 2019, 16:50 -
Familja kërkoi ndihmë në 'Pa Gjurmë', gjendet i vdekur në kanal Ded Shkreta. I biri: E vranë
2 Shkurt 2019, 16:51Familjarët e Ded Shkretës thanë për Report Tv se viktima ka shenja plage në trup dhe kokë të shkaktuara nga sende të forta, por sipas policisë nga këqyrja e trupit nuk rezulton një gjë e tillë, ndërsa do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do përcaktojë shkaqet e vdekjes. Familjarët e tij e shpallën në kërkim në emisionin "Pa Gjurmë" pak ditë më parë, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve. Report Tv mëson se familja e xhaxhait të Ded Shkretës ishte në hasmëri me familjen Llanaj, çka shton dyshimet e familjarëve se mund të jetë vrarë.
-
-
Iu drejtua me fyerje Ulsi Manjës/ Vasili për Report Tv: S'dua ta komentoj, Rama nuk do jetë kryeministër në 30 qershor
2 Shkurt 2019, 16:05I ftuar në studion e Report Tv, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se Kuvendi dënon vetëm deputetët e opozitës dhe jo ata të shumicës. Ai solli në vëmendje fjalët fyese të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se Kuvendi nuk e ka dënuar asnjëherë edhe pse opozita e ka kërkuar një gjë të tillë.
-
10 mijë-20 mijë € për në SHBA, Kanada dhe Britani me dokumente false, megaoperacion me 32 të arrestuar në 13 qytete (Detaje)
2 Shkurt 2019, 15:33Arrestimet janë kryer në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Delvinë, Sarandë dhe Durrës. Dyshohet se të arrestuarit duke falsifikuar dokumentet, dërgonin klandestinë drejt vendeve si SHBA, Kanada, Britani e Madhe dhe BE, kundrejt pagesave nga 10 mijë paund deri në 20 mijë euro.
-
Sali Lushaj: Po kërcënohet Berisha, autorët fundin do kenë të tmerrshëm nëse i prekin një fije floku
2 Shkurt 2019, 15:08Babai i reperit të njohur, 'Stresi' shprehet se ata që e kërcënojnë Sali Berishën, por edhe ata që i dirigjojnë, fundin do ta kenë të tmerrshëm. Sali Lushaj është njëri nga mbështetësit e partisë Demokratike thuajse në cdo protestë.
-
Izolimi i bandave në burgje nuk nis para ngritjes së SPAK-ut/ Ja si do të funksionojë
2 Shkurt 2019, 14:49Izolimi i krerëve të grupeve mafioze në qelitë e burgjeve pa telefona, pa takime me ushtarët dhe nën monitorimin e kamerave për 24 orë nuk do të nis deri në qershor 2019. Kjo pasi sipas ligjit drejtuesi i SPAK që kërkon izolimet ende nuk është zgjedhur dhe sipas kreut të KLP-s ai do të zgjidhet brenda qershorit 2019.
-
Pas pallatit 2 mln euro, 'kumbarit' të Shkodrës i sekuestrohen mijëra m2 tokë në plazh dhe makina (Detaje)
2 Shkurt 2019, 13:46Pasuria e sekuestruar sot është truall 922 m2 në Dobraç, tokë arë 620 m2 në Guci e Re, truall 8675 m2 në Pulaj-Plazh, por edhe tre makina, Toyota Hilux, Volksvagen Golf dhe BMW. Prona dyshohet se është përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve dhe korrupsionit. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, biznesmenit iu sekuestrua edhe një apartament 10-katësh në lagjen "Rus" me vlerë 2 milionë euro i cili dyshohet se është ndërtuar me burime financimi të paligjshme, ndërsa ndërtimi ishte pa leje.
-
Denoncimi i Skënderbeut: 25 persona na goditën brenda stadiumit në Krujë
2 Shkurt 2019, 13:24Sipas denoncimit të klubit, lojtarët e dhunuar janë Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç.
-
U kapën me 5 kg heroinë në Sauk, Gjykata e Durrësit lë në burg 3 të arrestuarit e operacionit 'Vollga'
2 Shkurt 2019, 12:44Pas arrestimit të 4 personave, që u kapën nën operacionin "Vollga" dy ditë më parë me 5.2 kg heroinë në Sauk, që vinte nga Maqedonia ne Shqipëri , Gjykata ka vendosur të lërë në burg 3 nga të arrestuarit Besmir Dashi, Amir Troci, Nexhmi Uka, Alban Raita.
-
-
Rama: Rektorët dhe dekanët zihen për tendera për rojet qesharakë, jo për studentët
2 Shkurt 2019, 12:34 -
-
Grupi i pedagogëve në grevë/ Rama: Kanë hallin e revolucionit të 16 shkurtit, studentët mos rrinë si pula
2 Shkurt 2019, 11:24Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se grupi i pedagogëve që nisën grevën pasditen e djeshme kanë hallin e protestës së opozitës në datë 16 shkurt para Kryeministrisë për të rrëzuar qeverinë. Ai u drejtori tre pyetje grupit të pedagogëve. Gjatë takimit me studentët e Mjekësisë, Rama theksoi se qeveria po punon për prishjen e kontratave me ata që kanë zaptuar hapësirat në Qytet Studenti, ndërsa shtoi se drejtuesit e universiteteve zihen për tenderat dhe jo për të përmbushur kërkesat e studentëve.
-
PD nis protestat në rrethe/ Tubim në Burrel, demokratët: Rama, armik i popullit, duhet të largohet (VIDEO)
2 Shkurt 2019, 11:14Të organizuar nga partia Demokratike, një grup qytetarësh të Burrelit marshuan për 30 minuta në këmbë për të protestuar në kryqëzimin e Urës së Matit, në dalje të qytetit.
-
I kërkuar për vrasjen e avokatit grek, kapet shqiptari duke grabitur argjendarinë në Greqi
2 Shkurt 2019, 10:17Një shqiptar 32 vjeçar, i akuzuar për vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropoulos një vit më parë, ka grabitur të premten një argjendari në Ambelokipi të Greqisë, raportojnë mediat greke.
-
Dekriminalizimi/ Gjykata rrëzon padinë e Aqif Rakipit për t'u rikthyer në Kuvend: Shkarkimi, i drejtë
2 Shkurt 2019, 10:58Ish-deputeti Aqif Rakipi humbet drejtën për t'u rikthyer në Parlament aty ku një vit më parë u shkarkua si subjekt i ligjit të dekriminalizimit. ReportTv ka siguruar vendimin e gjykatës Administrative e cila ka rrëzuar kërkesën e Rakipit për të fituar mandatin. Sipas vendimit KQZ ka vepruar drejtë në rastin e heqjes së mandatit për ish deputetin e PDIU-s.
-
Protesta/ Basha në Ballsh: Rrugët politike mbaruan, ejani merrni në duar fatet tuaja, duam qeveri kalimtare
2 Shkurt 2019, 10:31Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi sot takimet me qytetarët në Ballsh duke u bërë thirrje që t'i bashkohen protestës së opozitës në datë 16 shkurt për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.
