Top 24
-
Ndeshja e zonës Champions mes Romës dhe Milanit mbyllet në barazim 1-1. Skuadrat ndajnë nga një pikë ndërsa Milan mban vendin e katërt. Bolonja turpëroi Interin në “San Siro” ndërsa Real Madrid bind në La Liga duke vijuar me fitore dhe është gati për klasiken ndaj Barcelonës.
4 Shkurt 2019, 09:50 -
Pa mësim vetëm Shkencat Sociale dhe dy fakultete në Shkodër, pedagogët bojkotues vendosin për grevën, Marku: Ka presione
4 Shkurt 2019, 09:14Në përfundim të mbledhjes ata kërkuan mbështetjen nga pedagogët e të gjithë fakulteteve për grevë, ndërkohë që një tjetër vendim ishte ai për ngritjen e një grupi pune për të nxjerrë problematikat e ligjit të arsimit të lartë.
-
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi/ Rama darkë me krerët kosovarë në shtëpinë e presidentit Thaçi
4 Shkurt 2019, 07:49Nuk dihet asgjë rreth temave që mund të jenë diskutuar, por duke u bazuar në zhvillimet aktuale politike në Kosovë, një ndër subjektet mendohet të ketë qenë taksa ndaj mallrave të importuara serbe, si edhe çështja e kufijve Kosovë-Serbi.
-
Durrës/ Një banesë në katin e shtatë të një pallati përfshihet nga flakët, 15 persona dërgohen në spital (VIDEO-FOTO)
4 Shkurt 2019, 07:39Apartamenti në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar dyshohet se është përfshirë nga flakët për shkak të një dysheku me ngrohje që kishte familja. Teksa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, dëmet materiale në banesë mësohet se kanë qenë të shumta.
-
'Unaza e Madhe'/ Kryetarja e PS për Tiranën: Presidenti është me palën që do ta shikojë Shqipërinë pa drita dhe rrugë
4 Shkurt 2019, 07:05Pas deklaratave të Presidencës për projektin "Unaza e Madhe", ka ardhur një reagim nga ana e kryetares së Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti. Deputetja socialiste i ka komentuar ato si dëshmi që tregon daljen e Presidencës nga roli për të qenë mbi palët.
-
Mediat Britanike: Gjendet në kanalin e La Manshit avioni ku udhëtonte Emiliano Sala
3 Shkurt 2019, 23:04"Daily Mail" shkruan se një anije kërkuese ka gjetur mbetjet e avionit në Kanalin britanik paraditen e kësaj të diele. Si futbollisti Emiliano Sala ashtue dhe piloti David Ibbotson mendohet se kanë humbur jetën.
-
Turqia dhe Greqia ulin tonet, Tsipras vizitë dy ditore në Ankara, takim me Erdogan
3 Shkurt 2019, 20:55Alexis Tsipras do të pritet të martën në një takim nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ku në fokus besohet se do të jenë tensionet e fundit mes dy vendeve. Vizita e Tsipras në Turqi do të mbyllet të mërkurën ku do të takojë në Stamboll Patriarkun Ekumenik, Bartolomeo.
-
Skuadra e 'Navy SEAL' që vrau Osama Bin Laden, stërvitje të përbashkët me FA-të në periferi të Tiranës (FOTO)
3 Shkurt 2019, 19:54Rreth dy javë më parë mbërriti në Shqipëri një njësi e "Navy SEAL"-s amerikanë në kuadër të një stërvitje dhe trajnimi me Forcat e Armatosura shqiptare. Njësia "Navy SEAL" është më e trajnuara dhe e specializuara në botë për operacione luftarake. Pjesëtarë të kësaj njësie ekzekutuan Osama Bin Laden në maj 2011.
-
'Unaza e Re'/ Spiropali: Presidenca e ngjashme si pikat e ujit me simotrën PD dhe sigruan LSI
3 Shkurt 2019, 19:25Pas kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, lidhur me qëndrimin e presidentit Ilir Meta për çështjen e Unazës së Madhe ka reaguar edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
-
Tragjedi në Liqenin e Shkodrës, mbyten tre anëtarë të një familjeje malazeze dhe i riu që tentoi t'i shpëtojë
3 Shkurt 2019, 19:29Një trup është gjendur, ndërkohë që vijon puna për kërkimin e tre trupave të tjerë. Në varkën e cila u përmbyt për shkak të një stuhie, mësohet se gjendeshin në total 9 persona. 5 prej tyre duke notuar, kanë arritur të shpëtojnë dhe të dalin në breg.
-
Zëdhënësi i Metës dy pyetje Ramës: i morët paratë e garancisë nga D.H.Albania?
3 Shkurt 2019, 17:39Behet fjale pwr 10% e shumws sw tenderit tashmw tw anulluar tw lotit numer 1 tw Unazws sw Re.Natotal shteti duhet tw konfiskojw rreth 1.8 milionw euro.
-
'Unaza e Re', Veliaj-Metës: Zhgënjim nëse shkojmë nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë, mos saboto Tiranën
3 Shkurt 2019, 17:04Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka informuar presidentin Ilir Meta se Bashkia ka miratuar bonus qiraje për familjet e prekura nga projekti i Unazës së Re dhe që kanë ndërtuar shtëpitë pa leje. Ai shton se kundërshtuesit e projektit janë vetëm një grup i vogël të ardhur nga grupseksionet e dhunshme të PD në Kamëz.
-
Zonat periferike të Tiranës disa orë pa energji elektrike, qytetarët ankohen në Report Tv
3 Shkurt 2019, 16:32Mungesa e energjisë elektrike është bërë e shpesht kohët e fundit. Shumë zona perfierike të kryeqytetit kanë vuajtur sot për disa orë mungesën e Energjisë. Probleme raportohen edhe në Fier dhe Vlorë.
-
Meta kundër projektit te 'Unaza e Re', Rama: Budallallëkut i del zot gjithnjë shkresërisht
3 Shkurt 2019, 15:33Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas qëndrimit publik të presidentit Ilir Meta i cili kundërshtoi projektin e "Unazës së Re" duke gjetur shkelje ligjore dhe kërkoi anulimin e projektit që parashikon zgjerimin e rrugës nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana.
-
E rëndë në Kavajë/ 12 të rinj abuzojnë seksualisht me 14-vjeçaren përmes shantazhit, burg për 7 prej tyre
3 Shkurt 2019, 15:09E mitura ka denoncuar rastin në Komisariatin e Policisë Kavajë në muajin janar, ku ka rrëfyer se djemtë e mitur e kanë kërcënuar përmes një videoje, ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj bashkëmoshatar, se në rast se nuk pranonte të kryente marrëdhënie me to, materiali erotik do të përfundonte në duart e prindërve.
-
'Unaza e Re'/ Meta: Qeveria të anulojë projektin. Rama: Presidenti urren qeverinë njësoj si opozita
3 Shkurt 2019, 14:18Presidenti Ilir Meta u ka dalë në mbrojtje banorëve të Unazës së Re duke kërkuar nga qeveria që të anulojë projektin, ndërsa i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë të gjithë procedurën që është ndjekur.' Paligjshmëria është ekstreme, të anulohet menjëherë projekti' thotë ndër të tjera Meta, që akuzon institucionet shtetërore se nuk kanë dhënë informacion. Kreu i shtetit gjithashtu dënon sjelljen e institucioneve me banorët e Unazës së Re. Reagon Rama duke deklaruar se presidenti e lexon ligjin dhe kushtetutën njësoj si opozita.
-
Nuk ka treg/ Tonelata me mandarina po kalben në Konispol, fermerët: Të ndërhyjë shteti (VIDEO)
3 Shkurt 2019, 12:42Dhjetra tonelata më mandarinë po shkojnë dëm në zonën e Konispolit. Fermerët ankohen se mungesa e reklamës nga ana e Ministrisë së Bujqësisë në tregjet europianë për këtë produkt ka bërë që prodhimet e tyre të mbeten në pemë. Fermerët gjithashtu shprehen se viti që vjen mund të jetë katastrofik për shkak të shtimit të hapësirave me të mbjella dhe mungesës së tregut ndërkombëtar.
-
Dy vite pa Dritëroin, Sadije Agolli: E gjithë jeta në një muze (Intervista e plotë)
3 Shkurt 2019, 12:16Sot dy vite pa shkrimtarin Dritëro Agolli. Për herë të pare, në një rrëfim ekskluziv për “Report TV”, Sadije Agolli rrëfen jetën e saj pranë Dritëroit shkrimtar, politikan, bashkëshort dhe prind. Ndalet edhe tek propozimi i Bashkisë së Tiranës, që shtëpia ku ata kanë kaluar rreth 45 vite të kthehet në muze.
-
Vdiq nga virusi i derrit, mjekja: S'kemi konfirmim, 48-vjeçari kishte grip të zakonshëm
3 Shkurt 2019, 11:46Viktima është një 48-vjeçar nga qyteti i Elbasanit, i cili ishte shtruar në Sanatorium prej ditës së mërkurë të kësaj jave, ndërsa mëngjesin e sotëm raportohet se ka ndërruar jetë. Aktualisht te Sanatoriumi janë të shtruar edhe tetë persona të tjerë të prekur nga gripi, gjendja e të cilëve raportohet se është e stabilizuar.
-
INTERVISTA/ Flet drejtori Andi Ballta: Linda Rama nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është aksionere te ABI Bank
3 Shkurt 2019, 11:32'Për mëse dy vjet, ABI Bank është bërë objekt i lajmeve të rreme të motivuara nga qëllime politike, konkurrencës së pandershme apo gjobaxhinjve të rëndomte mediatikë. ABI Bank deri tani nuk u është përgjigjur lajmeve të tilla të rreme me trillime absurde, për të ruajtur dinjitetin e sistemit bankar, klientelës dhe punonjësve' shprehet drejtori i ABI Bank, Andi Ballta.
