Top 24
-
Të ftuarit e sotëm në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" ishin ish-deputetët Astrit Patozi dhe Kastriot Islami, ku në fokus do ishte debati qeveri-presidencë për dekretet e ministrave. Ish-deputeti i PS dhe i PD, Kastriot Islami u shpreh se Rama injoroi grupin parlamentar të PS kur bëri sipas tij propozimin ekstrem për Gent Cakajn, ndërsa argumentet e Metës tha se ishin bindëse. Patozi paralajmëroi krijimin e një partie të re politike dhe tregoi detaje nga negociatat me Bashën për t'u rikthyer në PD.
14 Janar 2019, 19:43 -
Shoqërohet dhe lihet i lirë prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli, Krimet e Rënda: Po e hetojmë për korrupsion
14 Janar 2019, 18:19Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është shoqëruar prokurori i Gjirokastrës, Spartak Çoçoli. Ai akuzohet për korrupsion dhe po hetohet për këtë akuzë sipas Prokurorisë. Ndalimi i prokurorit është bërë nga oficerët në sallën e gjyqit. Çoçoli është lënë i lirë disa orë pas shoqërimit. Report Tv mëson se Çoçoli ka qenë në përgjim. Ai është akuzuar në korrik të 2018 nga një grua rome se i kishte marrë 1 mijë euro për kthimin në shtëpi të vajzës së rrëmbyer, por ai nuk e ka zgjidhur këtë çështje si dhe ka lënë të lirë rrëmbyesin.
-
Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagoset anëtari i bandës së Llanajve, të njohur për masakrën e Çoles (VIDEO+FOTO)
14 Janar 2019, 17:43Mësohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një makine tip Audi A3 e cila ka qenë në ecje. Autorët qëlluan nga një motor. I plagosuri, Mikel Mehmeti ka marrë 3 plumba, në bark, gjoks dhe mushkëri dhe është në gjendje të rëndë. Ai ndodhet në sallën e operimit. Policia bën me dije se është gjetur një mjet i djegur në afërsi të stacionit të trenit. Mehmeti, anëtar i bandës së Llanajve, të njohur për masakrën e Çoles ku u vranë 3 të rinj pas një sherri në kazino.
-
30 mln euro tenderë për 'DH Albania'/ Prokuroria e Tiranës merr në pyetje zyrtarë të OST dhe ARRSH
14 Janar 2019, 17:03Burime për Shqiptarja.com thanë se Prokuroria e Tiranës ka pyetur sot pesë zyrtarë të OST, ndërsa nesër janë thirrur për t'u marrë në pyetje edhe pesë zyrtarë të ARRSH. OST i dha tenderin 12 mln euro për linjën 220 kw Burrel-Peshkopi, ndërsa ARRSH atë 18 mln euro për lotin e parë të Unazës së Madhe. Tender i përfituar me dokumente të falsifikuara në Delaware të SHBA.
-
Aksident në Konispol/ Furgoni i mallrave del nga rruga, humb jetën i moshuar (Emri)
14 Janar 2019, 17:14Hysen Mullai, 77 vjeç humbi jetën teksa po udhëtonte me të birin, Fadil Mullai. Ata po ktheheshin nga puna, pasi mblidhnin mandarina.
-
Po punonte në stadiumin e ekipit të Athinës AEK, vdes 60-vjeçari shqiptar në Greqi
14 Janar 2019, 16:53Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë ndërtimit të stadiumit të ekipit të klubit të Athinës, në Greqi.
-
Precedentët/ Nga Ismail Qemali, Enver Hoxha te Edi Rama, rastet kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm
14 Janar 2019, 16:38Historia njeh të paktën 8 raste kur Shqipëria ka pasur kryeministrin edhe ministër të Jashtëm. Edi Rama bëhet i nënti. Detyrën e dyfishtë e ka ushtruar i pari Ismail Qemali në 1912, pastaj në radhë Turhan Përmeti, Iliaz Vrioni, Pandeli Evangjeli (dy herë), Ibrahim Biçakçiu, Enver Hoxha dhe prej ditës së sotme, Edi Rama, pas refuzimit të Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta.
-
-
'Escobari Ballkanit' drejt gjykimit, prokuroria përfundon hetimet për Klement Balilin (Akuzat)
14 Janar 2019, 16:29Klement Balili i njohur si "Escobari i Ballkanit" brenda muajit janar përfundon në gjykatë me akuzën e anëtarit të grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut ndërkombëtar të drogës. Burime nga akzua sqaruan për Report Tv se nga pala greke kanë mbërritur disa akt-eksperiza që priteshin dhe hetimet konsiderohen tashmë të mbyllura.
-
-
Kaos në Universitetin e Tiranës/ Një grup studentësh hyjnë në orët e leksioneve me megafon
14 Janar 2019, 16:19Me megafonë në duar ata kanë hyrë në disa nga sallat e Universitetit për të penguar mësimin
-
Senati i UT: Shtyhet afati për tarifën dhe bursat! Rama: Të nisë mësimi një orë e më parë, kërkesat do realizohen
14 Janar 2019, 16:03Në një deklaratë prej gjashtë pikash, Senati i UT thekson se do garantohet plotësimi i programit mësimor për vitin akademik 2018-2019, shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave dhe shtyrjen e procedurave të marrjes së dokumentacionit për përfitim burse. Kryeministri Rama përshëndet deklaratën dhe kërkon nisjen sa më parë të procesit mësimor.
-
Prenë hekurat e qelisë dhe u arratisën, arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë në Greqi (DETAJE)
14 Janar 2019, 15:49Dy shqiptarët janë arrestuar në një shtëpi në Mati Attiki, fshati turistik ku ndodhi zjarri i madh në muajin korrik të 2018.
-
Haradinaj: Heqim taksën 100% pas garancisë ndërkombëtare se Serbia do njohë Kosovën
14 Janar 2019, 15:45Prishtina i bën të ditur sërish Beogradit se do pezullonte taksën për mallrat nëse Serbia njeh pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Ramush Haradinaj kërkon garanci ndërkombëtare se Beogradi do firmosë marrëveshjen përfundimtare ku të përfshihet edhe njohja reciproke.
-
Berisha thirrje Metës: Mos e dekreto Ramën ministër të Jashtëm, i bllokoi pasaportën Bushatit për në Berlin
14 Janar 2019, 15:28Ish-kryeministri thotë se Rama dështoi me dorëheqjen e Ditmir Bushatit, dhe se kryeministri ka bllokuar vizitën e tij, duke i bllokuar pasaportën diplomatike.
-
Aksident në Kashar/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, s'ka të lënduar (VIDEO)
14 Janar 2019, 15:00Aksident rrugor në zonën e Kasharit në Tiranë. Një automjet tip "Ford" ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal ku është përmbysur. Report Tv siguron pamjet nga aksidenti, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
-
-
‘Toyota Auris’/ Përfundon gjyqi Balla-Basha, vendimi jepet pas një jave, gjyqtari: Më duhet më shumë kohë
14 Janar 2019, 14:06Prokurori Agron Gjana u shpreh se Basha ka thënë opinione dhe jo akuza dhe për këtë arsye nuk ka konsumuar asnjë vepër penale duke kërkuar kështu pushimin e çështjes. Pas kërkesave të palëve, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.
-
Rama edhe ministër i Jashtëm, reagon PD-ja: Dorëheqja, rrugëdalja e vetme
14 Janar 2019, 14:04 -
Tenderi për lotin e parë të Unazës së Re, ARRSH: 6 kompani dorëzojnë ofertat, PD: Rama ka paracaktuar fituesin, u ndryshuan kriteret
14 Janar 2019, 13:55Mbyllet tenderi për lotin e parë të Unazës së Re, 6 kompani dorëzojnë ofertat. Por, sipas PD-së, kompania “Gjoka Konstruksion” është paracaktuar të shpallet fituese e një tenderi të manipuluar. Sipas PD, ARRSH ka ndryshuar kriterin për licensën, duke e kaluar nga “NP-12/G”, për punime të Inxhinierisë së Mjedisit në NP-12F për punime të Inxhinierisë së Mjedisit, që është e disponueshme nga Gjoka Konstruksion.
