Top 24
-
28 Dhjetor 2018, 17:06
-
Atentati në Tiranë/ Dalin pamjet e autorëve të vrasjes në Laprakë (FOTO)
28 Dhjetor 2018, 16:51Në foton e siguruar nga Report Tv dy të rinjtë duken teksa largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pas atentatit. Nga të shtënat me armë zjarri humbi jetën 17-vjeçarja Griselda Gjikolaj dhe u plagos Erion Benga.
-
Kapen 1.5 ton hashash në kufirin greko-turk, mes tre të arrestuarve edhe një shqiptar
28 Dhjetor 2018, 16:24Droga u gjet në një kamion që transportonte sojë dhe që drejtohej nga një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Nëse kjo sasi e madhe drogë do të përfundonte në treg, do të arrinte vlerën e 40 milionëve lira turke ose 7.6 milionë dollarë.
-
Rama i shkarkoi, Nikolla dhe Ahmetaj 'preken' në Asamblenë e PS (VIDEO)
28 Dhjetor 2018, 12:20 -
Fituan gjyqin me Arta Markun, KLP vendos më 7 Janar nëse do ta pranojë apo do ta ankimojë vendimin
28 Dhjetor 2018, 15:50Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj pas përplasjes për dosjen Shullazi u transferuan në Berat e Pogradec, ndërsa pas padisë në Gjykatë ata fituan pasi gjykata shpalli të paligjshëm urdhërat e Arta Markut.
-
U arrestua për t’u ekstraduar në Itali, lirohet ‘kapoja’ i Elbasanit, pronari i një pasurie 71 mln lekëshe: Falenderimi i takon Allahut
28 Dhjetor 2018, 15:58Elton (Kastriot) Kila u arrestua më 18 tetor nga Elbasan për llogari të drejtësisë italiane. Shteti italian e akuzon Kilën se ka kryer disa vepra penale, duke filluar që nga pjesëmarrja në një organizatë kriminale, në trafik narkotikësh, mashtrim dhe kallëzim të rremë.
-
Vrasja në Laprakë/ Del fotoja e autorit në kërkim, arrestohet bashkëpunëtori Ronald Muzhaqi (Detajet)
28 Dhjetor 2018, 15:02Policia prangosi një person për vrasjen e dy netëve më parë në Laprakë ku humbi jetën 17-vjeçarja Griselda Gjikolaj dhe u plagos Erion Benga. Benga ka lënë spitalin këtë të premte duke deklaruar se Gjikolaj sishte e dashura e tij por e njihte si mikeshën e një shoku. Ndërsa për motivet e krimit dhe arrestimin e autorit të dyshuar policia është duke punuar.
-
Rama i shkarkoi, Ahmetaj dhe Gjiknuri 'fshihen' pas telefonit (VIDEO)
28 Dhjetor 2018, 14:10Në momentin kur i afrohen gazetarët, Ahmetaj dhe Gjiknuri bëjnë sikur bisedojnë në telefon duke iu shmangur pyetjeve të përfaqësuesve të medias.
-
Reformatimi i kabinetit nga Rama, Meta: Me rëndësi ndryshimi i filozofisë së qeverisjes, të bashkëpunojë me opozitën
28 Dhjetor 2018, 13:39Deklarata e Metës u bë vetëm pak minuta pasi kryeministri Edi Rama njoftoi nga punimet e Asamblesë Kombëtare të PS shkarkimin e shtatë ministrave
-
Asambleja e PS, Rama: Nuk mund të presim më! Studentët na dhanë mundësinë që të lexojmë se cila është rruga për mandatin e tretë
28 Dhjetor 2018, 12:30Protesta studentore, tha kryeministri Edi Rama, ishte një tregues i fortë për të synuar mandatin e tretë qeverisës duke korrigjuar gabimet. Reforma në kabinet ka prekur plotë shtatë ministra, Erion Braçe dhe Elisa Spiropali bëhen pjesë e qeverisë i pari si zv/kryeministër me një detyrë të posaçme kryesimin e Paktit për Universitetin mes qeverisë dhe studentëve dhe e dyta si Ministre e për Marrëdhëniet me Parlamentin. Qeveria e re "Rama 2" do ketë 50% gra.
-
Ndryshimet në Qeveri, Rama: Ata që ikin nuk dështuan, do kenë rol pozitiv në PS, synojmë mandatin e tretë
28 Dhjetor 2018, 12:10Kreu i qeverisë tha se PS synon të fitojë mandatin e tretë qeverisës. Rama deklaroi përpara Asamblesë Kombëtare të PS se kishte vendosur të largonte nga kabineti me qëllim rifreskimin të gjithë ministrat që kishin mbi 5 vite ne qeveri.
-
Basha sulmon ministrat e rinj: Anonimë, të paaftë dhe të korruptuar, do shërbejnë në qeveri si fasada
28 Dhjetor 2018, 13:02Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Lulzim Basha tha se anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar do shërbejnë si fasada të qeverisë së Ramës me oligarkët, siç tha ai.
-
PROFIL/ Ja cilët janë ministrat e rinj të 'Rama 2', dy prej tyre vijnë nga Kosova (FOTO)
28 Dhjetor 2018, 12:40Ministrat e rinj të emëruar nga kryeministri Edi Rama janë Besa Shahini, Anila Denaj, Belinda Balluku, Gent Cakaj, Bledi Cuci, Eduard Shalsi dhe Elisa Spiropali. Midis tyre, Besa Shahini dhe Gent Cakaj janë dy zyrtarët kosovarë që priten të vendosen në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
-
DOKUMENTET/ Zbulohet mashtrimi i Bashës, ja hipoteka që depozitoi për lejen apartament 237.6 m2 + 203m2 verandë, ku ka bërë edhe dhomat pa leje
28 Dhjetor 2018, 12:39Në dokumentacionin e depozituar në Bashkinë e Tiranës për të marrë leje për shtesë kati në periudhën kur ishte po vetë kryebashkiak, Lulzim Basha ka paraqitur certifikatën e pronësisë bashkë me kartelën e apartamentit që zotëron 237.6 m2 + 203m2 verandë, ku edhe ka bërë dhomat pa leje.
-
Kush janë ministrat që i 'shpëtoi' Rama, dy prej tyre rrezikojnë shkarkimin në qershor
28 Dhjetor 2018, 12:24Gjashtë ministra i shpëtuan shkarkimit nga kabineti qeveritar nga kryeministri Edi Rama sot në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare socialiste.
-
Ndryshimet në Qeveri, reagon PD: Rama ra në greminë
28 Dhjetor 2018, 12:16 -
Rama emëron zv/ kryeministër Erion Braçen/ Salla e duartroket, ja si e priti deputeti socialist (VIDEO)
28 Dhjetor 2018, 12:14Në vendin e zv/ kryeministres Senida Mesi, kryeministri Edi Rama emëroi deputetin socialist Erion Braçe. Emërimi i tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së u mirëprit nga kolegët e tij. Brace e cilësoi mbështetjen e deputetëve socialistë domethënëse, që ka vlerë përtej cdo gjëje.
-
Surpriza e Ramës/ Shkarkon Senida Mesin, emëron Erion Braçen zv/kryeministër
28 Dhjetor 2018, 11:55Detyrë për Braçen, siç u shpreh Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS do të jetë drejtimi i Paktit të Qeverisë për Universitetin në dialogun me studentët.
-
Ndryshimet në qeveri, Rama formaton kabinetin e ri, Spiropali emërohet Ministre e Marrëdhënieve me Parlamentin
28 Dhjetor 2018, 11:42Kreu i qeverisë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, riktheu Ministrinë e Marrëdhënieve me Parlamentin duke emëruar në në krye të këtij posti Elisa Spiropalin.
-
Vrasja e policit në Istog, reagon ambasadori britanik në Kosovë: Demaj, një hero i vërtetë!
28 Dhjetor 2018, 11:02Ambasadori britanik në Kosovë, në Kosovë Ruairí O’Connelli ka shprehur ngushëllime familjes së efektivit të policisë, ish ushtar i UCK-së Izet Demaj, i cili një ditë më parë humbi jetën në krye të detyrës gjatë shkëmbimit të zjarrit në Kosovë, ku dy persona të armatosur tentuan të vidhnin filialin e një banke në Istog.
