Top 24
-
Policia sqaron se janë vrarë 3 persona të cilët ishin duke udhëtuar në një makinë.
29 Dhjetor 2018, 22:37 -
Larje hesapesh mes bandave/ 3 të vrarët në Elbasan u kthyen pak ditë më parë në Shqipëri, shkak dyshohet se është trafiku i drogës
29 Dhjetor 2018, 21:59Burimet bëjnë me dije se konflikti ka nisur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
-
Bandat e drogës përgjakin Elbasanin/ Ekzekutohen 3 persona në sy të familjarëve, mes tyre një turk (EMRAT+VIDEO)
29 Dhjetor 2018, 21:32Përgjakje në Elbasan në vigjilje të Vitit të Ri. Një përplasje mes bandave i ka marrë jetën 3 personave, mes tyre edhe një shtetas i huaj, me kombësi turke. Të vrarë janë Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay. Shkak për atentatin dyshohet se është prishja e pazareve të drogës. Mbi ta u qëllua me breshëri kallashnikovi.
-
43-vjeçari vdes në spitalin e Fierit/ Familja akuza mjekëve: S’iu dha ndihma e duhur mjekësore
29 Dhjetor 2018, 21:09Një 43-vjecar nga Fieri ka ndërruar jetë në spital. Familjarët akuzojnë mjekët. Ende nuk ka një version nga spitali dhe policia për rrethanat e vdekjes së Besnik Ramajt. Familja bën me dije se do të kallëzojë penalisht stafin për ti shkuar deri në fund hetimeve për këtë ngjarje.
-
Profil/ Kush është biznesmeni Aurel Guni, këshilltari i PDIU që u tentua dje të rrëmbehej në Elbasan, pronari i një hoteli në Spille
29 Dhjetor 2018, 20:22Aurel Guni u tentua që të rrëmbehej dje për llogari të një grupi kriminal shumë të njohur në Elbasan.
-
Gazetari Artan Hoxha: Hetimi i kësaj ngjarjeje, zbardh një sërë ngjarjesh të tjera kriminale në Elbasan
29 Dhjetor 2018, 20:02Gazetari Hoxha tha se në Elbasan shumë biznese nuk operojnë dot lirisht.
-
-
Gjendet trupi i pajetë i Artur Lleshit në një tunel në Bulqizë, 31-vjeçari u denoncua i zhdukur nga familja në Pa gjurmë
29 Dhjetor 2018, 19:28Trupi i pajetë është gjetur nga banorët e fshatit Gjuras. Report Tv ka mësuar se trupi i pajetë i përket Artur Lleshit, i zhdukur që në 10 prill 2018.
-
Report Tv siguron foton e rrëmbyesit në Elbasan, ja kush është Bexhet Mosmuça
29 Dhjetor 2018, 19:04Report Tv ka mësuar se rrëmbyesi është Bexhet Mosmuça, ndërsa i rrëmbyeri Aurel Guni.
-
Tentativa e rrëmbimit në Elbasan, Policia: U shoqërua dhe një femër, iu bëri presion familjarëve që të hiqnin kallëzimin
29 Dhjetor 2018, 18:51Policia sqaron se nuk ka patur rrëmbim, por konflikt mes Aurel Gunit dhe Bexhet Mosmucës. Policia thotë në njoftim se pas sherrit, Bexhet Mosmuca i ka marrë makinën Aurelit dhe është larguar.
-
Tentativa e rrëmbimit në Elbasan/ Gazetari Artan Hoxha: Banda ka 20 vite që operon në Elbasan
29 Dhjetor 2018, 18:45Gazetari Artan Hoxha tha se tentativa për të rrëmbyer shtetasin Aurel G., në Elbasan është tipike mafioze.
-
Tentativa e rrëmbimit në Elbasan/ Gazetari Artan Hoxha në Report Tv: Nëse hetohet, do zbardhen një zinxhir ngjarjesh kriminale
29 Dhjetor 2018, 18:37Gazetari investigativ i Report Tv Artan Hoxha ka thënë se tentativa e rrëmbimit të Aurel Gunit në Elbasan është një ngjarje tipike mafioze. Gazetari shpjegon ngjarjen si dhe denoncon mosreagimin nga Policia e Shtetit.
-
Ekskluzive/ Biznesmeni i shpëton rrëmbimit nga grupi kriminal në Elbasan, dy të arrestuar
29 Dhjetor 2018, 18:04Aurel Guni, biznesmen dhe këshilltar i PDIU në Elbasan, është tentuar të merret peng për llogari të një grupi kriminal shumë të njohur në këtë qytet. Guni u rrëmbye nga Bexhet Mosmuca. Familjarëve të tij iu bë presion nga një grua për të tërhequr kallëzimin. Policia ka arrestuar dy persona, Bexhet Mosmucën dhe një vajzë që u bëri presion familjarëve të Gunit për të tërhequr denoncimin.
-
Dita e 56-të e protestës te Unaza/ Basha: Në krye të aferës është Rama, pushteti të kthehet tek qytetarët
29 Dhjetor 2018, 17:45Lulzim Basha u shpreh se beteja e banorëve të Astirit arriti që të rrëzonte gjysmën e kabinetit Rama. Basha tha se ndihet krenar që ishte në krahun e banorëve.
-
Lleshaj me homologun kosovar, zbulon mesazhin e Ramës: Nuk preferoi të vinte, suksesi kur të hiqet kufiri
29 Dhjetor 2018, 17:35Ministri Sandër Lleshaj tha se Rama nuk donte të ishte i pranishëm nëse suksesi nuk është 100%, kur të hiqet kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës.
-
Vendimi i qeverisë për mbylljen e basteve, qytetarët përshëndesin aksionin: Të ishin hequr më parë
29 Dhjetor 2018, 15:45Mbyllen thuajse të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë në vend. Në Tiranë shumë prej tyre kanë bllokuar aktivitetin. Mbyllja e basteve edhe në rrethe. Në Vlorë, Fier e Lezhë, këto pika kanë ulur qepenat.
-
Mbyllja e basteve, mesazhi i kryeministrit Edi Rama: Lamtumirë (Foto)
29 Dhjetor 2018, 15:25Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto ku shihet heqja e tabelës së një prej pikave të basteve Eurolloto. Foton, Rama e shoqëron me dixhiturën: Lamtumirë.
-
Protesta e diasporës, deputeti i PS: Janë emigrantë të Bashkisë Kamëz
29 Dhjetor 2018, 14:54 -
'Për kë është kjo Shqipëri?' Përlotet organizatori i protestës
29 Dhjetor 2018, 14:22 -
I dha leje vetes, Veliaj sërish padi Bashës për shpërdorim detyre: Vendimi në konflikt interesi, të shpallet i pavlefshëm
29 Dhjetor 2018, 13:37Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paditur sërish paraardhësin e tij Lulzim Basha, këtë herë për lejen e ndërtimit që i dha vetes. Basha është paditur për shpërdorim detyre pasi i firmosi vetes leje në konflikt interesi. Gjithashtu Veliaj kërkon pavlefshmërinë e kësaj leje të dhënë për ndërtim në katin e 13 të pallatit ku banon Basha. Report Tv siguron padinë që kryebashkiaku ka bërë kundër liderit të PD-së.
