Top 24
-
Balla pyet Bashën për taksën e papaguar të ndërtimit tek apartamenti i tij tek Liqeni si edhe për Benzin e kompanisë Victoria Invest, që sipas dokumenteve ka një vlerë rreth 53 mijë euro, dhe është në përdorim nga kryetari i PD
23 Dhjetor 2018, 19:32 -
Basha thirrje mediave: Kryeredaktorët të hapin ekranet për banorët e Astirit
23 Dhjetor 2018, 19:20 -
Vigjilja e Krishtlindjeve/ Imzot George Frendo në Report Tv: Koha t’ju jemi pranë familjeve në nevojë, duhet dialog, kombi para partive
23 Dhjetor 2018, 18:51Imzot George Frendo apelon për dialog mes qeverisë dhe studentëve, por sipas tij, nëse nuk ka besim, atëherë nuk ka nevojë as për dialog. Arshqipeshkvi i Dioqezës së Tiranës, theksoi rëndësinë që ka kjo periudhë për të bashkuar familjet shqiptare, si dhe për të ndihmuar familjet në nevojë.
-
Taksa e banesës me faturën e ujit, Haxhimali: Pozitive për qytetarët
23 Dhjetor 2018, 18:29Taksa e banesës, nga janari do të paguhet bashkë me faturën e ujit. Agjent për mbledhjen e taksës së banesës do të jetë ndërmarrja e Ujësjellës-kanalizimeve e cila do të përfitojë një komision prej 5%. Kreu i Shoqatës së bashkive, Agron Haxhimali thekson për Report TV se kjo është pozitive për qytetarët.
-
-
Dita e 51-të e protestës së banorëve te Unaza e Re/ Basha: Aferë kriminale, u devijua lumi Lana për ish-trafikantin, mikun e Ballës
23 Dhjetor 2018, 17:28Në mbështetje të banorëve kanë shkuar deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Basha përmendi sërish cështjen e devijimit të lumit Lana, si edhe iu bëri thirrje mediave dhe drejtuesve, që në orën kur nis protesta e banorëve të Astirit të mbajnë ekranet hapur për ta.
-
Ministri Lleshaj: Shoferët nuk i njohin rregullat e qarkullimit, s’kanë ndjesi për vijat e bardha (VD)
23 Dhjetor 2018, 16:41Lleshaj thotë se policia ka vendosur shumë gjoba, pasi shoferët nuk i njohin rregullat e qarkullimit rrugor
-
Ja dhe pula e armatosur, Rama ironizon thirrjet e Berishës për armatosjen e popullit: Ja vdekje, ja liri (Video)
23 Dhjetor 2018, 16:17Rama ka publikuar një video tallëse në story-n e tij në Instagram, ku shihet një pulë e cila ecën e armatosur, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Berishës teksa bën thirrje që qytetarët të armatosen.
-
Partizani barazon në Gjirokastër, 1-1 kundër Luftëtarit/ Kukësi fiton përballë Kastriotit
23 Dhjetor 2018, 15:54Partizani mbyll vitin me një barazim në Gjirokastër. Me rezultatin 1-1 me Luftëtarin, Partizani vazhdon të jetë kampion i dimrit, ndërkohë që në ndeshjen tjetër, Kukësi ka fituar kundër Kastriotit.
-
Ndalimi i fishekzjarreve, qytetarët mbështesin vendimin: Të përdoren nga bashkia, janë të rrezikshme, e kemi pësuar vetë
23 Dhjetor 2018, 15:47Qytetarët mirëpresin ndalimin e fishekzjarreve. Njëzëri ata shprehen për ekranin e Report Tv pro këtij vendimi.
-
Viti i Ri pa fishekzjarrë/ Zbardhet vendimi i plotë kur mund të lejohen
23 Dhjetor 2018, 14:00Ndryshe nga vitet e kaluara në 31 dhjetor pritet që të mos ketë spektakël fishekzjarrësh pas vendimit të tre ministrive, i cili është zbardhur nga Report Tv. Vendimi parashikon edhe rastet kur mund të lejohen fishekzjarrët dhe procedura që duhet të zbatohet. Ndërkohë që në qarkullim do të lejohet vetëm një kategori e vogël që nuk ka rrezikshmëri.
-
‘Dyshohet se ishte dënuar në Itali si tutor prostitutash’, shkarkohet shefi i policisë së burgut të Peqinit, emërohet zëvendësuesi
23 Dhjetor 2018, 13:42Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryekomisiari Kaptelli është shkarkuar nga puna para tre ditësh. Në vendin e tij është emëruar Faik Basha, i cili ka qënë anëtar i forcave RENEA.
-
17 pedagogë të Filologjikut kërkesë për shfuqizimin e ligjit për Arsimin, LU: Janë 51 firmëtarë. (Pedagogët mohojnë peticionin)
23 Dhjetor 2018, 13:09Në deklaratën e tyre pedagogët e Fakultetit Filologjik shprehen se ligji për Arsimin e Lartë është një ndër arsyet kryesore të problemeve që ka aktualisht Universiteti në Shqipëri dhe se për këtë arsye duhet abroguar. Lëvizja për Universitetin pretendon se janë 51 pedagogë që kërkojnë anulimin e ligjin. Report Tv kontaktoi disa nga emrat e publikuar, të cilët mohojnë që të kenë firmosur në një listë të tillë, si edhe kërkoi nga Lëvizja për Universitetin listën e plotë të firmave. Ende asnjë përgjigjie.
-
Mediat britanike: Shqiptarët, si fuqia e zjarrit, po na përmbytin me kokainë të pastër
23 Dhjetor 2018, 12:17Mediat britanike vijojnë që të shkruajnë për bandat shqiptare. ‘Daily Star Sunday’ në një artikull për trafikun e kokainës, thekson se shqiptarët kontrollojnë qytetet kryesore në Mbretërinë e Bashkuar.
-
Report Tv njoftim të rëndësishëm për të gjithë teleshikuesit e qytetit të Gjirokastrës
23 Dhjetor 2018, 11:49Televizioni Report TV ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë teleshikuesit e qytetit të Gjirokastrës për të ndjekur transmetimet.
-
Paketa antishpifje, PD: Rama kërcënon me gjoba dhe mbyllje portalet, gazetarët të ngrihen në protestë
23 Dhjetor 2018, 11:39Partia Demokratike deklaron se kryeministri Edi Rama përmes draftit të paketës antishpifje po kërkon që të kapë mediat duke kontrolluar gjithçka. Albana Vokshi theksoi sot në një deklaratë për mediat se ‘Kjo paketë e censurës mediatike, është arsyeja që Rama po bën cdo përpjekje të kapë edhe Bordin e AMA-s duke shkarkuar në mënyrë antiligjore një nga anëtarët përfaqësues të opozitës në të’.
-
Lleshaj për ndalimin e fishekzjarreve: Festat nuk bëhen me shpërthime dhe armë
23 Dhjetor 2018, 11:31Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar ndaj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se pasardhësi i tij, Edi Rama i ndaloi fishekzjarrët nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë me fishekzjarre ndaj tij.
-
‘Nëse do të isha vonuar edhe dy orë do ta kisha humbur dorën’, Rama premton shpërblim financiar për efektiven Ina Nuka
23 Dhjetor 2018, 10:52Gjatë takimit me kryeministrin, efektivia e forcave “Shqiponja” ka treguar edhe detaje lidhur me operacionin e zhvilluar në gishtat e dorës në një klinikë në kryeqyetin e Turqisë.
-
Në prag të festave të fundvitit, rritet fluksi në pikat kufitare, vijnë 30 mijë emigrant për 24 orë
23 Dhjetor 2018, 10:18Më shumë se 30 mijë emigrant kanë ardhur në Shqipëri në 24 orët e fundit. Fluksi më i lartë i hyrjeve është Kakavija, Porti i Durrësit dhe Kapshtica. Pritet që deri në 31 dhjetor të ketë të njëjtën fluks hyrjesh në pikat kuiftare. Por shqiptarët duket se po zgjedhin edhe që të kalojnë festat e fundit vitit jashtë Shqipërisë. Në 24 orë 8 mijë shqiptarë kanë udhëtuar jashtë vendit.
-
Unaza e Re, Basha: Rama-Veliaj zhvendosën Lanën për mikun trafikant, ndaj s’e duan vettingun në politikë (VIDEO)
23 Dhjetor 2018, 10:04Lideri i PD ka përsëritur akuzat se Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge.
