Top 24
-
Përfundon aventura e dy vajzave nga Dibra. U zhdukën pa sinjalizuar familjen, gjenden në Tiranë. Kryefamiljari: Kam frikë se dikush ka dashur t'i trafikojë 5 Shtator 2018, 13:16
-
Korrigjimi i kufijve/ Albin Kurti: Ideja e Thaçit është sulm mbi shtetësinë tonë
5 Shtator 2018, 13:09Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ideja e presidentit Hashim Thaçi, për korrigjim kufijsh, është sulm mbi shtetësinë e Kosovës.
-
Ajsbergu sa 5-fishi i Londrës shkëputet nga Antarktida e fillon të lëvizë: Do ndryshojë klimën (FOTO)
5 Shtator 2018, 12:54Shkencëtarët më parë besonin se ajsbergu do zinte vend në shtratin e detit, por të dhënat e deritanishme tregojnë se ai ka filluar të rrotullohet, dhe parashikohet të ndikojë në ekuilibrat e klimës së planetit.
-
Basha publikon videon: Ja bizneset e mbyllura me Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen
5 Shtator 2018, 12:44Kryedemokrati Lulzim Basha, ka postuar një video në Facebook ku tregohet numri i bizneseve të mbyllura. Sipas Bashës, nën qeverinë Rama, krimi dhe oligarkët po vazhdojnë të pasurohen.
-
Zyrtare! Mërgim Mavraj firmos kontratën 2-vjeçare me grekët e Aris
5 Shtator 2018, 12:41Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka firmosur një kontratë për dy vite me klubin grek të Arisit
-
Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi dhe Presidenti 'përplasen' për KED
5 Shtator 2018, 12:03Kuvendi e konsideron të rënë shumicën në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ndërsa Presidenca thotë se kuorumi është dhe ky institucion është efikas.
-
Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Kreu i Kishës Katolike apel kundër krimit: Politika ndryshon strukturat, kurse besimi zemrat
5 Shtator 2018, 12:02Imzot George Frendo, ka kujtuar rolin dhe veprën e Nënë Terezës në jetën e çdo shqiptari dhe gjithë botës. Ai iu bëri thirrje qytetarëve dhe politikës, që të kuptojnë rolin e besimit, që sipas tij, ka fuqinë të ndryshojë zemrat.
-
Nikolla i përgjigjet opozitës dhe sqaron planin: Nuk po mbyllim shkollat, por klasat kolektive
5 Shtator 2018, 11:51Sipas ministres, 33 mijë nxënës që mësonin në klasa kolektive, sipas një plani të mirë hartuar do të transferohen në klasa respektive në shkollat më të afërta me ta.
-
Vrau bashkëatdhetarin për drogë e prostitucion, ekzekutohet 43-vjeçari shqiptar në Spanjë (Emri)
5 Shtator 2018, 11:33Një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Spanjë. Fatmir A., sipas medieve spanjolle në vitin 2008 ka vrarë një shqiptar pas prishjes së pazareve të drogës dhe prostitucionit mes tyre.
-
Shkeljet në rrugë, Gjykata Administrative 'rrëzon' gjobat e Policisë Rrugore
5 Shtator 2018, 11:23Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se nga janari në korrik 2018, nga 600 padi, 450 qytetarë rimorën patentat me vendim të Gjykatës Administrative, duke ridalë sërish në rrugë.
-
Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: S’ka ndarje të Kosovës, s’bisedojmë kurrë për Gazivodën e Mitrovicën
5 Shtator 2018, 11:28Presidenti kosovar Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.
-
Sherri në Itali mbyllet me gjak, 32-vjeçari shqiptar vritet nga bashkëkombësi i tij (Emri)
5 Shtator 2018, 11:27Mediat italiane shkruajnë sot se dy shqiptarët janë zënë me njëri-tjetrin për arsye ende të panjohura, e në sherr e sipër 32-vjeçari Arben Kola, ka mbetur i vdekur. Pak orë pas krimit arrestohet autori
-
Tiranë, aksident i shumëfishtë në rrugën e 'Rinasit', përplasen katër automjete
5 Shtator 2018, 11:06Katër automjete janë përplasur, ku për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerë mjetesh dhe një drejtues automjeti. Të plagosurit aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
-
Iu refuzua leje qëndrimi në Gjermani, shqiptari i jep fund jetës, hidhet nga ura
5 Shtator 2018, 11:04Një shqiptar ka vendosur t’i japë fund jetës, pasi autoritetet gjermane vendosën që ai të kthehej në Shqipëri. Berat Jasani, 42 vjeç, u hodh nga ura Almeloer, gjatë natës së të hënës.
-
Audiopërgjimi me Biankun, Denar Biba ironi me Bashën, i kujton orët e gjata vetëm për vetëm me Ramën
5 Shtator 2018, 10:55Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Biba sqaron atë që ai quan qasje mes shtetarëve si dhe diletantizmin e politikës. Biba i kujton Bashës, në përgjigje të akuzave, takimin me Ramën dhe paktin përpara zgjedhjeve të 2017.
-
Krimet në Shkodër, thirrja e fortë e Dom Artur Jakut: Zoti nuk e fal marrjen e një jete! (VIDEO)
5 Shtator 2018, 10:59Duke iu drejtuar kriminelëve Jaku thotë se ata mund t’i shpëtojnë policisë, mund t’i shpëtojnë drejtësisë por nuk kanë për t’i shpëtuar një gjykimi më të madh, atij të Zotit, i cili nuk fal marrjen e një jete
-
Vinte nga Serbia, AKU bllokon 51 ton miell misri për kafshë, mister destinacioni
5 Shtator 2018, 10:46AKU ka bllokuar rreth 51 ton mielli misri për kafshë që po futej në vendin tonë nga Serbia pasi nuk plotësonte dokumentacionin e nevojshëm. Njësoj edhe si në herët e kaluara, AKU nuk jep të dhëna për destinacionin ku do shkonte mielli i misrit.
-
Tifozët dhe ish-futbollistët nuk e duan Xhakën kapiten të Zvicrës
5 Shtator 2018, 10:32Në Zvicër duket sikur nuk e duan shqiptarin Xhaka kapiten. Kjo edhe për shkak të sjelljeve të tij nacionaliste dhe festimit me shqiponjë në ndeshjen e Kupës së Botës ndaj Serbisë
-
Tërhiqet Thaçi: 'Kufijtë' s'do diskutohen gjatë takimit me Vuçiç të premten
5 Shtator 2018, 09:47“Korrigjimi i kufijve” dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të diskutohen në takimin e së premtes ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
-
'Kufijtë', analiza e agjencisë amerikane: Rrezikojnë rikthimin e tensioneve etnike në Ballkanin Perëndimor
5 Shtator 2018, 09:32"Ballkani Perëndimor është relativisht i qetë në dekadën e fundit, por përpjekjet e vazhdueshme për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë mund të jenë për të krijuar kushte për një kthim të paqëndrueshmërisë politike dhe dhunës etnike".
