VIP & Spektakël

  • E ku ka më mirë sesa ti bësh vetes një dhuratë. Këngëtarja Rozana Radi në këtë prag festash ka blerë një makinë, menjëherë pas disa ditësh kur edhe postoi në faqen e saj personale lajmin se ishte duke blerë një automobil. Bëhet fjalë për një një makinë të re të tipit ML 270, e cila ka kushtuar jo pak, por plot 10 mijë euro.
  • Starton festivali i 50-të i RTSH-së

    Nisi mbrëmë në natën e tij të parë edicioni i 50-të i festivalit të RTSH. Gjatë kësaj mbrëmje u ngjitën në skenë 14 këngëtarët e parë me materialet e tyre nga 28 që do të jenë pjesëmarrës në këtë edicion.

  • Alma Bektashi do të festojë
    fundin e vitit në Tiranë

    Për shkak të angazhimeve të shumta këngëtarja Alma Bektashi jo gjithmonë feston Vitin e Ri pranë familjes. Megjithatë këtë herë do të jetë ndryshe,ajo ka vendosur t’i kalojë këto festa në Tiranë së bashku me familjen e saj.

  • Agnesa Vuthaj zgjedh
    Miami-in për pushime

    Festat e fundvitit në shumicën e rasteve bashkojnë familje pasi është një ndër preiudhat e vitit që kjo atmosferë bashkimi ndihet më shumë. Megjithatë disa persona preferojnë t’I kalojnë këto pushime me shoqërinë e tyre.

  • Për ke bën thashetheme Jozefina?

    Edhe pse i kanë zyrat për karshi, ata duket se nuk kanë kohë të lirë për t’u ulur dhe folur kokë më kokë me njëri-tjetrin. Ja më në fund gjetën rastin dhe po e shfrytëzojnë atë në maksimumin e mundshëm!

  • Ca sekrete vajzash…!

    Në një takim mes vajzash, e sidomos kur ato janë mikesha të vjetra, ato kanë gjithmonë diçka për të thënë, duke u përkufizuar me rrëfime sekretesh të ëmbla…! Sigurisht ju do të mendoni se çfarë sekretesh po i tregon Nora Klosi nëpëmrjet telefonit Valbona Selimllarit?

  • Adrian Gaxha zëvendëson Luanën

    Kanë mjaftuar vetëm pak ditë nga ndarja me të dashurën dhe ai është gjendur sërish në krahët e një vajze tjetër. Sigurisht tani ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë, që nga momenti që nuk është më nën urdhërat e Luanës, të dashurës bukuroshe nga Tirana me të cilën u nda pak javë më parë.

  • Çiljeta Xhilaga sfidon Elvana Gjatën

    Të paktën një herë në vit të gjithë duam të përjetojmë frymën e Krishtlindjes, prandaj edhe zgjedhim të vishemi me të kuqe. Por Çiljeta Xhilaga e ka plotësuar mozaikun e festës duke vendosur në kokë kapelen e famshme të Santa Clausit, duke u kthyer në babagjyshin e vitit të ri.

  • Kryebashkiaku Basha “ciceroni”
    për Tiranën festive të 2012-ës 

    I ftuar nga Ardit Gjebrea në rubrikën “Tryeza Shqiptare” ku u prezantua kuzhina Tiranase, Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha i ka ftuar shqiptarët të zgjedhin kryeqendrën e kombit, Tiranën për të festuar natën e Vitit të Ri.

  • Elvana Gjata uron fansat
    me një video-mesazh

    Këngëtarja Elvana Gjata duke ndekur modelin e shumë artistëve në botë ka hedhur gjithashtu një video-mesazh urimi për fansat e saj.

  • Festivali i këngës në RTSH
    nis sot gara, këngët 100% live

    Nis sot udhën edicioni i 50-të i festivalit të këngës në RTSH. Pas ditësh të tëra përgatitjesh konkurentët do të ngjiten në skenën, e përgatitur prej skenografit Bashkim Zahaj, në Pallatin të Kongreseve, në datat 26, 27, 28 dhe 29 dhjetor.

  • Krishtlindjet, një fëmijë
    dhurata për Jonida Maliqin

    Vigjilja e Krishtlindjeve ka sjellë një dhuratë shumë të bukur për familjen e këngëtares, Jonida Maliqi. Jonida është bërë nënë për herë të parë natën e vigjiljes së Krishtlindjeve.

  • Kledi Kadiu, Krishtlindje në shtëpi

    Balerini shqiptar Kledi Kadiu duket se ka vendosur të kalojë pas shumë vitesh mungese, Krishtlindjet në shtëpinë e tij në Tiranë. Ai është parë në kryeqytet në shoqërinë e të afërmve dhe miqve, por mësohet se jo vetëm festat janë një arsye e kthimit të tij në shtëpi.

  • Moda “tuxedo”, sipas zonjës Basha !

    Nuk parapëlqen të shfaqet shpesh në publik, por kur vendos të jetë e pranishme në festa a pritje të ndryshme, zonja Basha, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës tenton fort të reflektojë modën më të fundit. E veshur thjesht, por me mjaft sqimë, Aurela Basha është parë së fundmi e veshur në një pritje e veshur me një fund “alla skocez” me pala të holla dhe një xhaketë të shkurtër mashkullore.

  • Agnesa Vuthaj pushime në Miami

    Po afrohen festat e fundvitit dhe të gjithë mendojnë se ku do t’i festojnë ato. Por, ndryshe nga këngëtarët të cilët aranzhojnë koncertet për festa, shumica e njerëzve mendojnë që ato t’i kalojnë pranë familjes së tyre. Por, ndryshe nga ta, bukuroshja kosovare Agnesa Vuthaj tashmë ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë deri në muajin janar

  • Aldo Bumçi: Alo, alo…a e gjetët Audin tim?

    Shqiptarja.com ishte ndër të parat media që raportoi vjedhjen e automjetit tip Audi të ministrit të Kulturës Aldo Bumçi në mes të kryeqytetit, një ndodhi e cila i habiti të gjithë. Sigurisht pas kallëzimit që zoti Bumçi bëri në polici, ka qenë i detyruar të lërë edhe numrin e tij të telefonit për t’u kontaktuar nëse do të kishte ndonjë të re gjatë hetimeve. Për këtë arsye ai ka qenë shumë i tensionuar gjatë gjithë kokës, duke i mbajtur sytë te telefoni

  • Miqësia e dyshimtë e Bledi Strakoshës dhe Joni Peçi

    Shpesh i kemi parë bashkë, qoftë në jetën e përditshme, por edhe si bashkëpunëtorë në evenimente të ndryshme që lidhen direkt me modën ose televizionin. Por, dje ajo që ra në sy gjatë diskutimeve të shumta në rrjetet sociale, ishin komentet që ngrinin dyshime rreth “miqësisë” së Bledi Strakoshës e Joni Peçit.

  • Sonila Meço, rikthen linjat e një viti më parë

    Prej disa ditësh e kemi parë të shfaqet në ekranin e AbcNews, duke konfirmuar rikthimin në media plot dy muaj pas shtazënisë, por askush nuk kishte një pamje kaq të plotë të Sonila Meço derisa zbuluam këtë foto. Sigurisht, e ulur në studio nuk mund të shihnim çdo gjë qartazi, e aq më tepër pamjen e plotë të trupit, por kjo foto tregon se Sonila Meço, ka ruajtur ende linja perfekte pas lindjes së vajzës së saj të cilën e ka quajtur Amaris.

  • Dashuria e panjohur e Arjan Çanit

    Pasi ka shkaktuar pak javë më pare një zhurmë të madhe me puthjen e famshme në buzë që i dha Katjushës, bukuroshes DJ nga Ukraina në emisionin e tij “Zonë e Lirë”, Arjan Çani ka nisur të eksplorojë seksin e butë edhe përtej Shqipërisë. Nuk është mjaftuar vetëm me të ftuarat që i vijnë në studio, prandaj edhe ka mbetur i habitur nga ajo që sapo ka zbuluar.

  • Eni Koçi “grushton” djemtë?

    Edhe pse është ende një adoleshente dhe mjaft e re në karrierën e saj si artiste, ajo është e zonja e vetes dhe këtë e ka treguar më së miri deri tani. Por, nuk e kishim imagjinuar kurrësesi që këngëtarja Eni Koçi të ishte kaq “aggressive”, madje të mos ngurronte që të kapte me grushta çunat që i vijnë nga pas dhe e besdisin orë e çast...!

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv