-
-
Dita e 8, gjithsej 447 mjekë dhe infermierë kanë marrë vaksinën anti-COVID, Manastirliu: Vijojmë planin edhe për grupet e tjera (VIDEO)
Në nisje të javës së dytë të vaksinimit, e cila ka vijuar sot me 42 mjekë dhe infermierë, personel shëndetësor në pavionin COVID të Pediatrisë, ku trajtohen fëmijët e prekur nga COVID19, ka qenë e pranishme për inspektim edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
18 Janar 2021, 14:05 -
Shoferi që përplasi për vdekje 6 vjeçaren në derë të shtëpisë ishte i dehur! Ahmeti: Rruga s’ka sinjalistikën e duhur
Alban Guri shoferi i makinës që aksidentoi për vdekje me makinë, 6 vjeçaren në derë të shtëpisë, në rrugën "Ramë Sadria", ka qenë i dehur. Shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmeti ka deklaruar se shoferi ka qenë i dehur dhe ndërsa ka theksuar se rruga Ramë Sadria ku ka ndodhur aksidenti nuk ka sinjalistikën e duhur ai ka thënë se edhe shoferi ka shkelur rregullat
18 Janar 2021, 14:05 -
Silva Caka drejt PS-së? Bushati: Të gjithë janë të mirëpritur! LSI është parti shtëpiake, nuk na merr dot asnjë socialist
Deputeti i PS-së, njëkohësisht dhe kryetari i socialistëve për Tiranën, Ervin Bushati shprehet se ata nuk e ndjejnë shqetësim apo frikë për largimin komponentëve partiakë drejt LSI-së. Gjatë një interviste në Report Tv, ai e cilësoi LSI-në si një parti shtëpiake. I pyetur për mundësinë e largimit të kryetares së KQZ pranë LSI-së, Silva Caka drejt PS-së, Bushati u shpreh se dera është e hapur për të gjithë ata persona që duan të anëtarësohen pranë kësaj force politike.
18 Janar 2021, 13:43 -
14 shkolla e kopshte të reja në Kamëz, Rama-Sulit: Sistemojeni dhe këtë sheshin! Mjediset me standardet më të mira europiane (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar mjediset e shkollës dhe kopshtit “Halit Çoka” në Kamëz së bashku me ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj. Rama shkruan këto mjedise edukimi janë rindërtuar sipas standardeve europiane
18 Janar 2021, 13:26 -
Veliaj nga Farka: Vila e pestë e Lulit pret se ai ka ku fle, sot duhet të strehojmë familjet e dëmtuara nga tërmeti (VIDEO)
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, thotë se vila e 5-të e Lulzim Bashës është absurdi më i madh në një kohë kur, ata që humbën shtëpitë në tërmetin e 26 Nëntorit presin dita-ditës të hyjnë në shtëpitë e reja që po rindërtohen
18 Janar 2021, 12:56 -
-
-
4 muaj më parë në Report Tv u shpreh se s'do kandidojë, PD cakton Mark Markun drejtues politik të Qarkut të Lezhës!
Lulzim Basha ka vendosur Mark Markun si drejtues politik të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës. Pesë muaj më parë, në studion e Report Tv, Marku deklaroi se përcaktimi në këtë komision nuk nënkuptonte një rikthim në parti.
18 Janar 2021, 10:34 -
Italiani gati 2 javë i zhdukur, në makinën e djegur në Pukë u gjet skeleti pa shenja dhune! Hetuesit shqiptarë: Zjarri aksidental! Zbardhen lëvizjet në Pukë
Zbardhen detaje të reja nga biznesmeni italian Davide Pecorelli, 45 vjeç, i cili vijon të jetë i zhdukur prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë, në rrethana ende të paqarta. Në makinën e djegur në Pukë e cila ishte marrë me qera nga biznesmeni është gjetur një skelet. Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN.
18 Janar 2021, 08:50 -
Kuvendi miraton marrëveshjen me Pfizer, Rama: Mund të porositim sasi të tjera! Tre skenarët e vaksinimit, gjithçka për përfundimin brenda 14 muajve!(VIDEO)
Parlamenti miratoi me 94 vota tre aktet normative për sigurimin e vaksinës anti covid. Kryeministri Edi Rama tha se procesi i vaksinimit synohet të mbyllet brenda 14 muajve dhe zbuloi se sapo është firmosur marrëveshja me Pfizer për 500 mijë dozat e para.
18 Janar 2021, 08:17 -
Merr flakë shtëpia në Pogradec, vdes 42-vjeçari! I vëllai: Kur u zgjuam dhoma e tij ishte djegur! Zjarrfikësit erdhën në këmbë, kishte ngrirë rruga
42-vjeçar Nardi Xhukellari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pas një zjarri të rënë shtëpinë ku ai banonte, në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Shtëpia e djegur është përfshirë në flakë rreth orës 06:00 të mëngjesit. 42 vjeçari jetonte i vetëm në një ndërtesë e cila ishte e braktisur dhe e rrënuar
18 Janar 2021, 07:46 -
Fotolajm/ E rrallë, zbardhet nga dëbora shkretëtira e Saharasë! Temperaturat zbresin deri në -2 gradë celsius
Ndërsa janari është muaji i borës dhe i akullit në shumë pjesë të botës, shkretëtirat në Afrikë dhe në Lindjen Mesme bëjnë përjashtim në shumicën e viteve. Por ky muaj ka qenë i ftohtë edhe në Arabinë Saudite, ku temperaturat kanë zbritur deri në -2 gradë celsius, ndërsa reshjet e dëborës mbuluan shkretëtirën e Saharasë.
17 Janar 2021, 22:56 -
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, ai italian Fabrizio Bucci dhe suedezja Elsa Hassad shëtitje në Tiranën me diell, blejnë gështenja pranë Liqenit Artificial
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori italian Fabrizio Bucci dhe ajo suedeze Elsa Hassad kanë kaluar këtë të dielë duke shëtitur Tiranën. Përmes një postimi në Instagram, Kim ka publikuar një foto me ambasadoren suedeze në qendër të kryeqytetit pranë statujës së ‘Skënderbeut’.
17 Janar 2021, 19:10 -
Fotolajm/ Dëbora shtrohet në Parkun Kombëtar të Drilonit, destinacion i preferuar për turistët
Temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë Shqipërinë ku në disa qytete ka sjellë dhe reshje dëbore. ‘Qilimi i bardhë’ është shtruar dhe në Parkun Kombëtar të Drilonit në Pogradec e cila është një nga mrekullitë natyrore në vendin tonë.
17 Janar 2021, 18:24 -
Veliaj mesazh Bashës: Harroje, sa të jem unë kryetar bashkie! Fal një nga vilat që ke, pastaj eja apliko për të pestën!
Nga Kavaja, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se Lulzim Basha ta harrojë lejen për vilën e 5-të, pa falur më parë një vilë për familjet që u prekën nga tërmeti.
17 Janar 2021, 15:47 -
6-vjeçarja aksidentohet për vdekje në derë të shtëpisë në Tiranë! Banorët: Rruga problematike, makina me 3 burra u largua! Policia kap shoferin
Një aksident fatal ka ndodhur në Tiranë, ku një 6 vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë, në derë të shtëpisë, në rrugën "Ramë Sadria". Gazetari i Report Tv Arsen Rusta thotë se shofer i makinës ka qënë Alban Gurin. Sipas fqinjëve Guri pasi e ka përplasur të miturën është larguar nga vendi i ngjarjes por është arrestuar më pas nga policia.
17 Janar 2021, 13:06 -
Aksidenti tragjik me 4 viktima te Rruga e Kombit, flet djali i madh i familjes Avdiaj: Babai im ishte shoku im më i mirë! Ndihem si në film horror (FOTOT)
Mirsad Avdijaj djali i madh i familjes Avdiaj që u shua aksidentin tragjik të ndodhur 2 ditë më parë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, shprehet i tronditur nga ngjarja.
17 Janar 2021, 12:57 -
Debati për vaksinat/ Rama reagon pas deklaratave të ambasadës franceze: E nxori jashtë kontekstit, s'kam sulmuar asnjë aleat! Nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë
Teksa i kthen përgjigje shqetësimit të një komentuesi në rrjetet sociale Rama shkruan se nuk ka sulmuar asnjë aleat dhe aq më pak Francën në rastin konkret. Kryeministri thotë se ka folur për një çështje konkrete në një situatë konkrete dhe se nuk i heq asnjë presje atyre që ka thënë.
17 Janar 2021, 12:29 -
100 vite nga Kongresi Bektashian, Meta: Shteti të kthejët pronat, të zbatojë të drejtat e besimeve (VIDEO)
Komuniteti Bektashian përkujtoi sot, përmes një aktiviteti të veçantë, 100-vjetorin e Kongresit të Parë Bektashian zhvilluar në Prishtë të Skraparit. Në këtë aktivitet, mori pjesë edhe Presidenti Ilir Meta. Në fjalën e tij Meta vlerësoi rolin e bektashianëve në historinë e Shqipërisë. Ai tha se kanë qenë të papërkulur edhe para regjimit komunist.
17 Janar 2021, 12:07 -
