-
Reali sakrifikon 6 lojtarë dhe merr hua për Mbappe-n! At. Madrid siguron Dembele-n, Napoli nuk toleron Juven për Milik
Real Madrid ka nisur operacionin Mbappe. Klubi galaktik ka vendosur të sakrifikojë disa lojtarë për të financuar francezin, që sipas planit do të vijë në merkatone verës. Ndërkohë Atletico Madrid ka firmosur me Dembelen për sulmin, ndërsa Juventus këmbëngul për Milik.
12 Janar 2021, 14:59 -
Çaka për Report Tv: Deri tani KQZ s’ka ndaluar asnjë aktivitet të asnjë institucioni! PD-LSI disa ankesa për PS! Hapat që ndjekim për një denoncim (VIDEO)
Fundi i vitit 2020 për PD-LSI ka qenë shumë i ngarkuar duke u ‘ankuar’ në KQZ për aktivitetet të ndaluara sipas tyre të bëra nga PS-ja! Anëtari i Komisionit Rregullator, Dritan Caka nuk dha një numër konkret se sa ka qenë numri i ankesave të PD-LSI, por tha se kanë të bëjnë kryesisht me dhënie legalizimesh dhe së fundmi edhe dhënien e çelësave të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
12 Janar 2021, 14:15 -
-
Veliaj vizitë në shtëpinë e re të familjes Allmuça në Baldushk: Nuk duhet harruar kur Tirana përmbytej nga ata që sot bëjnë gam-gam nga Gjiri Lalzit (VIDEO)
Që prej rehabilitimit të lumit të Tiranës, Njësive 4, 8, 9 e 11 nuk përfshihen nga përmbytjet si më parë. Nga fshati Mumajes i Baldushkut, ku vizitoi familjet e Hamid dhe Genc Allmuçës, të cilat kanë hyrë në banesat e reja të rindërtuara pas tërmetit, kryebashkiaku, Erion Veliaj, kujtoi se çfarë ndodhte me zonën e bregut të lumit pak vite më parë, sa herë binte shi, dhe pse sot ajo zonë nuk përmbytet më.
12 Janar 2021, 12:50 -
-
-
Avioni me 62 persona në bord u zhduk të shtunën në Indonezi, zhytësit gjejnë kutinë e zezë dhe pjesë të trupave të disa personave
Zhytësit rikuperojnë kutinë e zezë të avionit të rrëzuar në Indonezi ditën e shtune. Regjistruesi i të dhënave të fluturimit mund të shpjegojë pse avioni 737-500 u rrëzua një minutë pasi u shkëput nga toka, për të përfunduar në det.
12 Janar 2021, 12:39 -
Shkoi në ndihmë të 2 djemve, por u qëllua për vdekje! Ky është shqiptari i ekzekutuar në Athinë! Zbardhet shkaku! Report Tv siguron fotot
Mediat greke kanë identifikuar shqiptarin e vrarë në sheshin 'Neos Kosmos' në Athinë. Ai është 54 vjeçari Edmond Llangozi. Të plagosur me armë zjarri mbetën dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi. Policia greke kërkesë për informacion palës shqiptare për familjen Llangozi.
12 Janar 2021, 12:38 -
Përmbytjet/ Kryemadhi: Kemi dhe ne fajet tona, por heshtëm për hir të stabilitetit (VIDEO)
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takime me disa banorë të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit. Ajo ka akuzuar qeverinë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe mosfunksionimi i shtetit.
12 Janar 2021, 12:12 -
Arratisja e Moisi Habilajt zbulon skandalin, gjykata nuk i vendosi byzylykun elektronik gjatë arrestit në shtëpi
Arratisja e Moisi Habilajt ka zbuluar një skandal në vendimin e gjykatës italiane të Katanias. Gjykata e la nën masën arrest me burg por në vendimin e saj mungonte perifrazimi për vendosjen e byzylykut elektronik.
12 Janar 2021, 11:57 -
Reshjet e shiut, përmirësim i situatës në disa qytete! Rrëshqitje dherash në Lezhë, evakuohen disa familje! Në Shkodër, disa akse ende të bllokuara
Pas disa ditësh reshje shiu, kjo e martë ka sjellë përmirësim të kushteve atmosferike në disa zona të vendit. Në disa prej qyteteve nuk raportohet për problematika të shkaktuara nga reshjet. Në dy qytetet më të goditura nga reshjet e shiut, Lezhë e Shkodër, raportohet për një përmirësim të situatës.
12 Janar 2021, 09:54 -
-
Përplasje me armë zjarri mes bandave shqiptare në Athinë! Vritet një shqiptar, plagosen babai, vëllai i tij dhe një vajzë (FOTO+VIDEO)
Një 25-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri nga 5 persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë i ati i tij dhe vëllai. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe një vajzë, punonjëse në lokalin ku ndodhi ngjarja. Shkak i përplasjeve dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës, ndërsa ngjarja ndodhi në një lokal në Athinë.
11 Janar 2021, 19:02 -
Dyfytyrësia/Justifikimet e Berishës dhe Metës për përmbytjen e 2010 nga baticat, pozicioni i hënës tek Përroi i Thatë, premtuam masa efektive deri në vitin 2310
Sot akuzojnë qeverinë si përgjegjëse për përmbytjet, ja çfarë thoshin Berisha dhe Meta në viti 2010 kur përmbytën 5 herë Shkodrën, akuzonin PS-së se po përdorte politikisht fatkeqësinë natyrore dhe i atribuonin përgjegjësinë një pozicioni të rrallë të hënës, premtuan investime për mbrojtjen e tokave për 300 vjet, por Shkodra u përmbyt 5 herë brenda vitit.
11 Janar 2021, 17:10 -
-
Fillon zyrtarisht vaksinimi anti COVID! Çomo, Rama, Pipero dhe Kalo, 4 të parët që bëjnë vaksinën! Kryeministri: Arritje e rëndësishme, arma e vetme kundër virusit (VIDEO)
Ka nisur sot në Shqipëri procesi i vaksinimit të personave të parë anti-COVID! Ashtu siç kishte paralajmëruar Kryeministri Rama e para është vaksinuar drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo. Sot janë vaksinuar 50 personat e parë dhe procesi do të vijojë edhe nesër. Prioritet do të jenë 5 mijë personel mjekësor, që punon në spitalet COVID.
11 Janar 2021, 15:08 -
Përmbytjet/ Basha në Sukth: PS i la investimet përgjysmë! Fjalë shumë, zero punë (VIDEO)
Në Sukth të Durrësit, Lulzim Basha tha se qeveria i ka lënë përgjysmë investimet e nisura dhe për këtë arsye ka përmbytje. Ai kërkoi gatishmëri për tu siguruar ushqime dhe medikamente banorëve.
11 Janar 2021, 14:23 -
-
Spitali i Fierit nga Turqi/ Pronarët: S’japim tokën e kemi burim jetese! Rama: S’diskutohet! Shpronësim sipas ligjit, me familjet marrëveshje (VIDEO)
Pas kundërshtimit të disa prej pronarëve për të dhënë tokën e tyre për ndërtimin e Spitalit të Fierit nga qeveria Turke, ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili thotë se prona do të merret dhe pronarët do të shpronësohen sipas ligjit në fuqi. Sipas kryeministrit ky është një investim publik dhe me pronarët do të bëhet një marrëveshje për dhënien e parave.
11 Janar 2021, 11:39 -
Ekskluzive/ Arratiset Moisi Habilaj, shpallet në kërkim nga autoritetet italiane
Moisi Habilaj shpallet në kërkim pasi është arratisur. Ai nuk është gjetur në banesën e tij në adresën që kishte dhënë në Raguza të Italisë. Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn.
11 Janar 2021, 11:14 -
