-
Skrapari si Lazarati/ Pamje si thahej kanabisi në një stallë lopësh! Telefonata e policit që dekonspiroi 'Guardia di Finanza': Merre Fuatin dhe thuaji të zhdukë drogën! SPAK 23 urdhër arreste
Situata paraqitet e rëndë. Skrapari si një 'Lazarat' i dytë për kultivimin e lëndëve narkotike. Nga të dhënat mësohet se i gjithë rrethi është mbushur me kultivim dhe impiante. Kjo është si një rrufe në qiell të hapur, pasi deri tani askush nuk e ka denoncuar këtë problematikë kaq madhore. Report TV sjell EKSKLUZIVISHT pamjet se si thahej kanabisi në një stallë lopësh.
8 Janar 2021, 10:53 -
-
Pamje të frikshme/ U rikonstruktua vitin e kaluar, çahet në dysh rruga në Borsh për shkak të reshjeve të shiut
Reshjet masive kanë sjellë jo pak problematika në akset rrugore në vendin tonë. Aksi rrugor Sarandë-Borsh është çarë në mes duke e bërë të rrezikshme dhe të pakalueshme.
8 Janar 2021, 10:29 -
Itali, shpërthim në një spital COVID në Napoli, gropë gjigande në parkim (VIDEO)
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar orët e para të mëngjesit në parkingun e brendshëm të Spitalit Ponticelli, një garnizon i ASL Napoli 1, ku u krijua një qendër Covid gjatë valës së parë të pandemisë.
8 Janar 2021, 09:44 -
Intervista e plotë/ Kryebashkiakja e Durrësit, Sako për Report Tv: Problemi madhor i përmbytjeve, masterplan me investime konkrete
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjona Sako në intervistën e dhënë për Report Tv, foli edhe për problemin madhor të përmbytjeve. Ajo tha se këtë vit Bashkia do të bëjë një masterplan për t'iu përgjigjur me investime konkrete kësaj problematike.
8 Janar 2021, 09:44 -
-
-
Reshje masive/ Fryhet Lana, zbarkon ushtria në Lezhë e Shkodër! Përmbytje edhe në Vlorë e Fushë-Krujë! Bllokohet lëvizja në disa rrugë! Nisin shkarkimet e ujit në hidrocentrale
Moti i keq ka sjellë problematika të shumta në të gjithë vendin tonë këtë të premte. Situata më e vështirë paraqitet në qytetin e Shkodrës dhe të Lezhës ku shumë prej lagjeve janë përmbytur. Gjithashtu është bllokuar dhe qarkullimi në disa akse rrugore. Mësohet se shkak i përmbytjeve në Obot të Shkodrës janë shkarkimet me 300 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës. Gjithashtu ka filluar dhe shkarkimi nga HEC-i i Shkopetit dhe Ulzës.
8 Janar 2021, 07:31 -
Rindërtimi në Durrës, Sako: Është përzgjedhur firma për projektet e 120 pallateve! Nëse vlera e riparimeve shkon në 70% të kostos do shemben (VIDEO)
120 pallate në Durrës, që pësuan dëmet më të rënda nga tërmeti do ti nënshtrohen një ekspertize të re. Ky ka qenë një shqetësim i vazhdueshem, për të cilët banorët kanë protestuar. Kryebashkiakja Emirjona Sako deklaroi në një intervistë për Report Tv se ky vlerësim do të jetë përfundimtar dhe do të vendoset për shembje ose riparim të këtyre objekteve.
7 Janar 2021, 23:06 -
Kryemadhi i vjen në 'ndihmë' Bashës: PD ka zona ku është dobët, në këto qarqe dalim me një listë të përbashkët
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se LSI dhe PD do të dalin në koalicion në disa zona të caktuara. Kjo sipas saj bëhet pasi në disa zona PD është e dobësuar nëse del me listën e saj të vetme, ndërsa shpreh bindjen se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate.
7 Janar 2021, 21:45 -
-
-
-
Deri në fund të 2021 dalin në treg 3 kartëmonedha të reja! Për herë të parë në treg edhe 10 mijë lekëshi (FOTO)
Sipas Bankës së Shqipërisë deri në dhjetor 2021 do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat 1 mijë lekë, 2 mijë lekë dhe për herë të parë do të prezantohet prerja 10 mijë lekë. Këto do hidheshin në treg vitin e kaluar por i pengoi pandemia COVID-19.
7 Janar 2021, 18:08 -
Elez Gjoza në Report Tv: Largimi i Metës dhe koalicioni me PD-në, dëmtoi keq LSI-në! Kryesimi i Kryemadhit shkaktoi rrjedhje masive në parti (VIDEO)
Elez Gjoza, kryerat i federatës së Peshëngritjes dhe ish kryetari i njësisë administrative nr.2 në Tiranë, tha se largimi i Ilir Metës nga LSI pasi u bë president dhe koalicioni me PD-në dëmtoi këtë forcë politike, çka solli dhe rrjedhjet në mënyrë të vazhdueshme nga LSI.
7 Janar 2021, 17:57 -
Marrëdhëniet tregtare/ Turqia partneri i 4 kryesor i Shqipërisë, investimet arritën 1.8 mld euro në shtator 2020! Në fokus industria përpunuese dhe energjia
Turqia është ndër partnerët kryesor ekonomik të Shqipërisë, dhe kjo faktohet nga të dhënat e institucioneve në vend. Banka e Shqipërisë thotë se stoku i investimeve nga Turqia në fund të shtatorit 2020 arriti në 1.8 miliardë euro. investimet kryesore të saj janë të fokusuara tek industria përpunuese, energjia elektrike dhe në transport e komunikacion.
7 Janar 2021, 16:54 -
Vrasja dhe masakrimi i çiftit Pasho në Itali/Flet për Report Tv vajza e viktimave: Elona na vodhi 2000 €, vëllait i dha 20 mijë të tjera ditën kur prindërit u zhdukën
Pak ditë pas arrestimit te Elona Kaleshit, më 22 dhjetor të 2020 detaje te reja zbulon në një tjetër intervistë dhënë për emisionin ’Pa Gjurme’, vajza e çiftit të masakruar Pasho. Misteri i dorëzimit të 20 mijë euro që Elona, ish-e dashura e Taulantit i dha këtij të fundit, ditën kur ai doli nga burgu më 2 nëntor të vitit 2015, kur humbën gjurmët Teuta dhe Shpëtim Pasho.
7 Janar 2021, 15:42 -
IGJEUM përsërit paralajmërimin për rrezik përmbytjeje: Reshje intensive, ç'ndodh sot pasdite dhe nesër! Meta: Të merren masa urgjente
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) pasi paralajmërimit që bëri ditën e djeshme, vijon me parashikimet për një mot të keq në ditët në vijim dhe rrezik për përmbytje.
7 Janar 2021, 12:27 -
Landfilli i Bushatit bllokoi depozitimin e mbetjeve, mbeturinat mbushin rrugët e Shkodrës (VIDEO)
Pas bllokimit të procesit të përpunimit të mbetjeve në landfillin e Bushatit, kjo është situata e paraqitur ditën e sotme në rrugët e Shkodrës. Kontenierët e mbeturinave janë të tejmbushura, teksa plehrat kanë rënë dhe në rrugë.
7 Janar 2021, 12:17 -
Votim dhe numërim elektronik më 25 prill/PD, LSI dhe PS bashkohen që projekti pilot të nisë në Korçë, ndahen mes Tiranës e Fierit! Vendimi i takon KQZ
PD dhe PS bashkohen që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit të nisë në Korçë, por ndahen mes Tiranës e Fierit! PD që projekti pilot të nis në Korçë dhe Fier, ndërsa PS përvec Korçës kërkon që të realizohet në disa zona në Tiranë. Vendimi përfundimtar i takon KQZ.
7 Janar 2021, 11:43 -
Policia e arrestoi me bujë për 1.2 kg kokainë, lirohet pas 3 muajsh 50-vjeçarja! S’ishte drogë, por qetësues
Shuarja e masës së sigurisë "Arrest në burg" të dhënë nga Gjykata e Apelit Shkodër për 50-vjeçaren erdhi me kërkese të prokurorisë së Lezhës, pasi nga akti i ekspertimit dhe ekzaminimeve që janë kryer ka rezultuar se materiali i gjetur në dhomën ku jetonte Vera Preka nuk ishte lëndë narkotike kokaine, por lidokaine e cila nuk gjendet në tabelën e lëndëve narkotike dhe psikotropike të ndaluara me ligj.
7 Janar 2021, 11:36
