-
Protestat kundër Lukashenkos, mbi 1100 të arrestuar
Kanë kaluar disa muaj që nga fillimi i protestave kundër regjimit të Lukashenkos në Bjellorusi, megjithatë qytetarët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Në protestën e së dielës, policia bjelloruse arrestoi më shumë se 1.100 njerëz, ndërkohë që nga fillimi i protestave njoftohet se janë arrestuar të paktën 25 000 persona.
16 Nëntor 2020, 10:10 -
Lufta ndaj Covid-19: SHBA tejkalon 11 milionë të infektuar, Michigan dhe Washington rikthejnë kufizimet (VIDEO)
SHBA, po përballen me një valë të re infektimesh me Covid-19, ndërkohë që një pjesë e madhe e shteteve po rikthejnë kufizimet. Sipas të dhënave të fundit të Universitetit John Hopkins, numri i të infektuarve atje ka tejkaluar 11 milion, me më shumë se 100 000 raste të reja në ditë.
16 Nëntor 2020, 09:44 -
Sot Kuvend/ Votohet me 84 vota buxheti 2021, Rama: Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike gjatë pandemisë! Mos merrni ilaçe pa recetë! Paguam kaparin për të marrë vaksinën anti-COVID
Kuvendi është mbledhur sot në seancë, ku prioritet është miratimi nen për nen i buxhetit për vitin 2021. Fokusi kryesor është përballimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike. Ministri Lleshaj i thirrur në interpelancë tha se krimi në vend është ulur dhe janë goditur 30 grupe kriminale. Diskutohet ligji për partitë politike.
16 Nëntor 2020, 07:31 -
-
Faktet/ BBC mori vetëm 2 minuta filmime nga masakra e Krushës, Basha zhduku 45 minuta
Mediat pranë opozitës po nguten të paraqesin si një larje duarsh atë që BBC ka dhënë si pamje dyminutëshe të masakrës së Krushës së Madhe, duke tentuar që të shpëtojnë kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.
15 Nëntor 2020, 21:57 -
Manastirliu: Janë rritur vatrat e infektimit, shumica janë familjare! Kemi gati spitalin COVID 4, ja skenarët për ato rajonalë! Gati paketa e rimbursimit për mjekimin në shtëpi (VIDEO)
Në një deklaratë për mediat këtë të dielë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se janë rritur numri i vatrave të infektimit ku 76 % e tyre janë vatra familjare.
15 Nëntor 2020, 12:22 -
Mbajtja e maskës/ Pas reflektimit të Presidentit, reflekton edhe LSI... por jo Monika Kryemadhi
Ky reflektim i Lëvizjes Socialiste për Integrim vjen pasi për herë të parë u shfaq me maskë në një takim publik edhe Presidenti Meta, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ditën e premte. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë vendim Meta tha se mund të konsiderohet edhe një reflektim i tij pasi rastet me COVID janë rritur ndjeshëm. Ai apeloi që të gjithë të mbajnë maskë.
15 Nëntor 2020, 11:49 -
-
-
-
532 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orë/ Humb jetën aktori Valter Gjoni, i infektuar edhe rektori i Vlorës
Gjithashtu në 24 rë janë shëruar nga koronavirusi 100 persona, por numri i të shtruarve ka vijuar të rritet, ku në 3 spitalet COVID ndodhen 389 pacientë, ku 16 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar nbë gjendje të rëndë.
14 Nëntor 2020, 16:20 -
-
Mbesa e pacientit me Covid-19 që vdiq në tualetin e spitalit, akuzon stafin se e mbytën brutalisht
Pamjet shokuese të një 84-vjeçari, që vdiq në një tualet në një spital të Napolit, ka nxitur reagimin e mbesës së tij, ajo akuzon stafin e spitalit për mungesë përgjegjësie dhe transparence.
14 Nëntor 2020, 15:24 -
Zgjedhjet presidenciale 2020: 'Votuesit e vdekur' në Michigan të cilët janë ende gjallë
Zgjedhjet presidenciale në SHBA këtë vit padyshim që do të mbahen mend gjatë, kjo për shkak të akuzave të shumta të presidentit Trump dhe administratës së tij se në zgjedhje votuan shumë persona duke përdorur identitetin e personave të vdekur.
14 Nëntor 2020, 14:29 -
-
Basha u zotohet personave me aftësi ndryshe: Do hetojmë përdorimin e fondeve për ju, abuzuesit para drejtësisë
Kryetari i PartisëDemokratike, Lulzim Basha u bëri thirrje personave me aftësi të kufizuara, të tregojnë kujdes pasi qeveria s’ka asnjë masë, asnjë plan për t’i mbrojtur. Në të njëjtën kohë ai u premtoi se kur PD të marrë pushtetin do të hetojë përdorimin e fondeve për këtë pjesë të shoqërisë dhe abuzuesit do të shkojnë para drejtësië.
14 Nëntor 2020, 13:00 -
Trump : Administrata ime kundër izolimit, por jo e ardhshmja/ Presidenti Trump shfaq shenjat e para të pranimit të humbjes
Në deklaratat e tij të para publike që pas deklarimit fitues të Joe Biden si presidenti i ardhshëm i SHBA, presidenti Donald Trump këmbënguli se ai kurrë nuk do t'i vinte Shtetet e Bashkuara në një izolim të plotë, por tha se "koha do ta tregojë" nëse një administratë tjetër e cila mund të marrë detyrën në janar e bën këtë dhe kjo është perceptuar si deklarata më e afërt e presidentit për të pranuar humbje në zgjedhjet presidenciale.
14 Nëntor 2020, 11:06 -
-
-
Vrau foshnjën 9-muajshe në vitin 1995, gjykata lë në arrest shtëpie 43-vjeçaren (VIDEO)
Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie për Irena Kostaki (Zeria), 43 vjeçe e cila është dënuar me 20 vite burg nga drejtëisa greke pasi ka mbytur me duar vajzën e saj 9-muajshe.
14 Nëntor 2020, 09:43 -
Sekuestrohen 294 mijë euro në portin e Durrësit, arrestohet një 29-vjeçar! Shpallet në kërkim pronari i kamionëve (VIDEO)
Policia Kufitare ka sekuestruar një sasi prej 294.030 eurosh në portin e Durrësit. Sasia e parave u gjet në dy kamionë të ndryshëm. Në pranga u vendos një 29-vjeçar ndërsa nën hetim është një 34-vjeçar. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e firmës së transportit të mjeteve, 36-vjeçarit me iniciale Erion Jovani.
13 Nëntor 2020, 21:33