-
Ende pa asnjë draft, Opozita e Bashkuar kërkon mbledhjen e këshillit politik ditën e nesërme në orën 12:00
Opozita e Bashkuar i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së deputetes Rudina Hajdari për mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesërme (22 shtator). Por në ndryshim nga Hajdari e cila kërkoi mbledhjen në orën 10:00 e më pas për të punuar 'non-stop' deri në arritjen e një marrëveshje, opozita kërkon mbledhjen në orën 12:00.
21 Shtator 2020, 19:55 -
U puth dhe u përqafua me të pranishmit, Pipero kërkon ndjesë publike në Report Tv: Një shembull që nuk duhet ndjekur
Takimi i mjekut Pëllumb Pipero në Skrapar ku mori dhe çmimin "Qytetar Nderi" nga Bashkia ka pasur një reagim të fortë në rrjete sociale pasi ai u shfaq duke përqafuar qytetarë pa respektuar masat anticovid. Në një lidhje direkte me Report Tv, Pipero kërkoi ndjesë publike për atë ceremoni. Ai tha se është një shembull për tu evituar.
21 Shtator 2020, 18:34 -
Bozo në Report Tv: Inxhinierët të mos shkelin mbi parimet bazë! 'Tërmetet artificiale' janë të mira, ndihmojnë në zbulimin e gabimeve në ndërtim
Inxhinierja Luljeta Bozo në një intervistë për Report Tv tha se shkelja e rëndë e procedurave të një ndërtimi të mirëfilltë solli tragjeditë e tërmetit të 26 nëntorit. Ajo bëri thirrje të fortë që të gjithë inxhinierët të mos shkelin mbi parimet bazë, ndërsa shtoi se tërmetet artificiale janë të mira pasi evidentojnë gabimet e bëra në ndërtim, ku vetë inxhinierët përmes tyre testojnë projektin që kanë ngritur.
21 Shtator 2020, 18:07 -
Nënkryetari i PR për Report Tv: Në këshill duhet të kishim shkuar me draft, propozimet e PS-së tallje për klasën politike e ndërkombëtarët
Nënkryetari i Partisë Republikane Blendi Sulaj është i pari nga radhët e Opozitës së Bashkuar që kritikon mungesën e një drafti nga opozita jashtëparlamentare për listat e hapura 100%. Ai thotë se zgjedhjet po afrojnë ndaj opozita bashkuar duhet të paraqesë propozimet e saj në Këshillin Politik.
21 Shtator 2020, 18:00 -
60-vjeçari lë gruan, dashurohet me vajzën e saj/Nëna: I kapa duke u puthur në dhomë
Një histori e pazakontë dashurie mes një 60-vjeçari dhe një të miture 15 vjeçe, u rrëfye në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV, nga nëna e vajzës Violeta Dobruna. Pas një bashkëjetese prej dy vitesh me Istref Avdiun, ky i fundit zë të dashur të bijën, me të cilën është larguar që prej 29 korrikut të këtij viti.
21 Shtator 2020, 17:50 -
Hyseni: Nuk do presim pafundësisht PD-në për listat e hapura! Aktualisht Opozita e Bashkuar ka situatë tripolare, përveç Bashës dhe Berishës, është futur edhe Meta
Listat e hapura dhe draftet e propozuara nga palët politike janë kthyer në ngërç për procesin e reformës zgjedhore. Në tryezën e këshillit politik, opozita e bashkuar kërkon rekomandimet e ODIHR ndërkohë që për draftin e propozuar nga PS thonë se nuk i hapin 100 përqind listat. Deputeti socialist gjithashtu u shpreh me kritika dhe për situatën brenda opozitës jashtëparlamentare ku thotë se është tripolare ku përveç kryetarit Basha dhe ish kryetarit Berisha ka ndërhyrë dhe Presidenti Meta.
21 Shtator 2020, 17:13 -
Zgjedhjet 2021/ 2 orë mbledhje me drejtuesit e qarqeve, Rama: Drejtorët të bëjnë punën ndaj qytetarëve ose do shkarkohen! Nuk do të tolerohet arroganca e tyre
Pas 2 orë mbledhje me drejtuesit e qarqeve, Rama u ka kërkuar që të evidentojnë punën e çdo drejtori dhe kreu të institucionit në lidhje me shërbimet që ai jep për qytetarët dhe ka bërë të qartë se nëse do të bëhet rishikim i çdo drejtuesit të institucioneve publike që kanë dështuar në punën e tyre.
21 Shtator 2020, 16:54 -
Ndërtohet shtëpia e fundit nga tërmeti i shtatorit, Veliaj i jep çelësat familjes Stafa në Picallë
Një vit më parë, familja Stafa në Picallë përjetoi një nga ditët më të vështira, kur shtëpia e tyre u rrënua brenda pak sekondave pas lëkundjeve të forta të tërmetit të 21 shtatorit. Por, sot lotët e tyre ia lanë vendin gëzimit, kur djali më i vogël i familjes, Enri, hapi derën e shtëpisë së re, të rindërtuar me kushte shumë herë më të mira.
21 Shtator 2020, 16:15 -
Agron Hysenlliu për Report TV: Siguria e ndërtesave do testohet me ‘tërmete artificiale’! S’ka bilanc për 21 shtatorin, akt-ekspertizat i 'hodhi' poshtë 26 nëntori
Nuk do të jetë fatkeqësia natyrore që do të shembë ndërtesat e pasigurta nga lëkundjet sizmike, por një tërmet articial nga ekspertë e kontrollit teknik. Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu zbulon për Report TV metodën e re që pritet të nisë në shkurt të vitit të ardhshëm. Një vit nga tërmeti i 21 shtatorit Hysenlliu shprehet se 3 ishin problematikat e konstatuar në ndërtime, ndërkohë thekson se akt-ekspertizat e bëra për tërmetin e 21 shtatorit u bënë të pavlefshme si pasojë e goditjes së nëntorit.
21 Shtator 2020, 15:39 -
Mbyllen votimet dyditore në Itali/ Exit Poll: 64% pro shkurtimit të numrit të parlamentarëve
21 Shtator 2020, 15:25 -
Rama i 'djeg' Bashës premtimin elektoral: Do rrisim pagat e mjekëve deri në 40% brenda këtij mandati! Vlen dhe për mësuesit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama i ka "djegur" kryedemokratit Lulzim Basha një nga premtimet e tij elektorale. Nga Berati kreu i qeverisë e ka bërë fakt të kryer se do të rrisë deri në 40% pagat e mjekëve dhe infermierëve brenda këtij mandati. I njëjti premtim shkon edhe për mësuesit
21 Shtator 2020, 14:39 -
Brataj: Vjeshta do sjellë shtim të rasteve, por s'do ketë izolim total! Kurba e të prekurve stabël, virusi ka ndryshuar sjellje
Vjeshta do të sjellë rritje të rasteve, por kjo nuk do të përkthehet në izolim total, si në muajt e fillimit të pandemisë së COVID-19. Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv, ka bërë me dije se rikthimi i karantinës totale nuk është një skenar që po diskutohet, teksa thekson se kurba e të prekurve ka qenë stabël.
21 Shtator 2020, 14:02 -
Reportazh/ Nga 24 makinat e fundit te kostumet e kolosëve, pasuria e fshehtë e filmave shqiptarë! (VIDEO)
Pasuria e fshehtë e ish-Kinostudios “Shqipëria e re” vjen përmes një reportazhi në “ReportTV”. Mijëra kostume edhe objekte të tjera me vlerë të paçmueshme historike, por edhe 24 makina ruhen ende në ish- Parkun e ish-Kinostudios
21 Shtator 2020, 13:58 -
-
Rritet numri i të infektuarve/ Evropianët duan të shmangin një izolim të dytë...masa shtrënguese në rajone të veçanta (VIDEO)
Rritja e numrit të infektimeve nga Covid 19, po çon Evropën drejt një i zolimi të dytë të plotë, por liderët nuk janë të sigurt për shkak të pasojave të rënda në ekonomi. Për këtë arsye në shumë shtete po aplikohen masa rajonale dhe hap pas hapi.
21 Shtator 2020, 12:53 -
-
-
-
86 pika kontrolli nga Policia/ 22 të arrestuar, në hetim 7 persona, 4 në kërkim! Pranga babai dhe 2 djemve, iu gjetën 203 kg kanabis (VIDEO)
22 të arrestuar, 3 persona që ishin në kërkim janë ndalur, 7 janë vënë në hetim si dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim! Është ky bilanci i Policisë së Shtetit si rezultat i aksioneve të kryera nga 86 pika kontrolli të pozicionuara në të gjithë vendin.
21 Shtator 2020, 11:20 -
-