-
-
6 viktima dhe 117 raste me COVID! Rritet mesatarja javore e të prekurve, nëna infekton foshnjën në Sarandë, i prekur edhe një efektiv policie
6 humbje jete dhe 117 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Në të dy spitalet COVID janë shtruar 114 pacientë, ndërsa janë shëruar 63 persona. Është rritur dhe mesatarja javore me 96 raste në ditë.
27 Korrik 2020, 16:03 -
-
-
-
-
Meta shpëtoi nga shkarkimi, Rama: Tutorin e opozitës s'e lau uji i 'Venecia'-s! Hapja e listave u kry, mos u lodhni, do i nënshtroheni
Historia e komisionit hetimor për Presidentin mbyllet me një rekomandim për bërjen e një ligji organik për institucionin e kreut të shtetit, pasi shumica socialiste u tërhoq nga nisma duke shpëtuar Ilir Metën nga shkarkimi. Kryeministri Rama theksoi në seancë se presidenti e ka shkelur rëndë kushtetutën dhe se është sjellë si tutor i opozitës duke përdorur postin për të nxitur konflikt, por deklaroi se maxhoranca i nënshtrohet opinionit të Komisionit të Venecias se shkelja nuk është aq e rëndë për të justifikuar shkarkimin nga detyra të ish-aleatit, që e çoi në Presidencë. Kreu i grupit Demokrat Murrizi u shpreh se Rama dhe Meta janë ortakë.
27 Korrik 2020, 10:16 -
-
Miqtë mblodhën 38 mijë euro për ta dërguar në Turqi, ndërron jetë nga COVID, vetëm 39 vjeç, mësuesi i Medresesë nga Shkodra! Myftiu: Mbetesh model i pastërtisë
Shokët, familjarët dhe të njohurit e tij mblodhën 35 mijë euro për ta dërguar jashtë vendit, por pavarësisht kësaj ai nuk ia doli.
27 Korrik 2020, 09:50 -
-
Zëdhënësja e PD-së: Blendi Gonxhe për 1 muaj shtoi 3 kategori në patentën e tij (FOTO)
Ajo i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet dhe t'i hyjë në thellësi aferave të shumta të Gonxhes. Zhupa ka publikuar dokumentet nga sistemi i patentave me të gjitha të dhënat e Gonxhes.
26 Korrik 2020, 21:59 -
Problemi që kanë listat e hapura, me një garë të mbyllur
Listat e hapura janë për të shpëtuar personalitetet nga hakmarrja e partisë, jo për të shpëtuar anonimët. Ato vlejnë vetëm kur në listë është një personalitet që nuk i ka punët mirë me preferencat e kryetarit, por që e vlerëson populli.
26 Korrik 2020, 21:57 -
40 mijë kosovarë vizitojnë Shqipërinë në fundjavë, kthimi në atdhe shkakton radhë kilometrike në Morinë (Video)
40 mijë kosovarë vizitojnë Shqipërinë në fundjavë, por kthimi i tyre në atdhe ka shkaktuar radhë kilometrike në pikën kufitare të Morinës. Shkak është bërë fluksi i lartë i mjeteve por edhe matja e temperaturës në kufi për shkak të pandemisë.
26 Korrik 2020, 20:38 -
Presionet zgjedhore ndaj administratës publike në dorë të 'bilbilfryrësve', 7 ligjet që ndryshojnë si rezultat i '5 qershorit'
'Bilbilfryrësit' do të raportojnë çdo presion apo përfshirje që i bëhet administratës për votë apo për të marrë pjesë në fushata elektorale. Në ndryshimet e 7 ligjeve që prek marrëveshja politike e 5 qershorit për reformën zgjedhore krimi zgjedhor kalon nga prokuroritë e rretheve në SPAK, ndërsa krijohet edhe një raport i drejtpërdrejt i kryeprokurorit me KQZ-në për raportime për hetimet penale në fushën e zgjedhjeve.
26 Korrik 2020, 17:53 -
SHBA-ja nën ‘zemërimin’ e natyrës! Stuhia ‘Hanna’ godet Teksasin dhe uragani ‘Douglas’ Paqësorin
Stuhia Hanna ka arritur të shtunën në Ishullin Padre dhe tani është duke kaluar në ishujt Christi dhe Brownsville. Erërat e forta deri në 145 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme në prona private. Ndërkohë një stuhi tjetër e quajtur Douglas është duke u afruar drejt Paqësorit, derisa autoritetet kanë paralajmëruar rrezikun nga vërshimet e mëdha të shirave.
26 Korrik 2020, 17:52 -
Sot 4 humbje jete, numër rekord të infektuarish, 126 raste me COVID, 19 pacientë në terapi intensive
Ministria e Shëndetësisë: 126 raste të reja, 4 humbje jete dhe 45 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetarëve detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur. "Tregoni kujdes duke vendosur maskën. Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe shokët tuaj".
26 Korrik 2020, 16:15 -
-
Lajm i mirë për shqiptarët, Greqia zgjat lejen për punëtorë sezonalë deri në fund të vitit
Greqia shtyn deri në 31 dhjetor të këtij viti lejen e posaçme për punonjësit sezonal. Drejtoritë e emigracionit janë njoftuar qytetarët që të aplikojnë për punonjës sezonalë deri në 31 dhjetor 2020, ndërkohë që procedura e aplikimit mbetet e njëjtë si më parë. Në Greqi nga maji i këtij viti, janë punësuar në sektorin e bujqësisë mbi 30.000 emigrantë, pjesa më e madhe shqiptarë.
26 Korrik 2020, 13:34 -
PD kërkon hapjen 100%, PS: S'e përjashtojmë aspak! Tre arsye përse listat e hapura me koalicione parazgjedhore minojnë zgjedhjet
Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik Damian Gjiknuri në një postim të gjatë në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka listuar sfidat që duhet të adresohen pas hapjes së listave. Damian Gjiknuri deklaron se ekzistenca në fletën e votimit e një numri të pafund partish “fantazma”, në kushtet e listave të hapura dhe koalicioneve parazgjedhore ku secila parti ka listën e saj të kandidatëve rrezikon ta “minojë” plotësisht administrimin e procesit.
26 Korrik 2020, 12:57 -
-