-
-
-
-
-
-
Kreu i FRPD i hap derën 'gardës së vjetër': Pjesë e historisë së PD! Nesër nisin propozimet e kandidatëve në Lezhë
Nga e hëna Partia Demokratike do të nisë me propozimin e emrave konkretë që do të garojnë nën siglën blu në Qarkun e Lezhës. Këtë e konfirmon në një intervistë për Report Tv, i deleguari i të djathtëve në këtë qark, Belind Këlliçi. Për të prania e përfaqësuesëve të Gardës së Vjetër është vlerësimi ndaj historisë së Partisë Demokratike.
5 Korrik 2020, 16:20 -
-
Të nxitosh për t'u bërë 'kandidat'
Të gjithë mandatdjegurit e Lulzim Bashës, ata që kanë fjetur “gjumë” prej 4 vitesh, dhe nuk kanë recituar asnjë fjalë për votuesit e tyre të zhgënjyer, kanë nisur të nxitojnë. Kanë nisur të bëhen me djersë, u janë sulur podeve dhe ekraneve për të sulmuar kryeministrin, qeverinë, ministrat, investimet, inagurimet, kanë nisur të bëjnë “pis” çdo arritje, a thua se janë mrekullia mbi tokë. Ata që nuk kanë ditur të flasin (madje edhe atyre që u ka ardhur goja 9 vjeç) kurrë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD, ata që nuk kanë ditur të flasin një fjalë mbi ligjet apo nenet e tij pasi nuk kanë formimin e duhur intelektual, sot po nxitojnë drejt “fjalimeve” sepse erdhi sahati.
5 Korrik 2020, 15:39 -
Nesër me urban në Tiranë, gjobiten pasagjerët pa maskë! 'Digjet' marsi, shpërndarja e aboneve nis në gusht (VIDEO)
Shërbimi urban rikthehet nga e hëna në 5 të mëngjesit në kryeqytet ndërsa detyrim është mbajtja e maskës. Përgjatë korrikut nuk do të ketë abone, ndërsa ato të muajit mars që u përdorën deri më datë 13 nuk janë më të vlefshme. Nga një vëzhgim i Report Tv rezulton se në linjat ndërqytetëse të cilat janë hapur deri më tani ka ende qytetarë që se mbajnë maskën.
5 Korrik 2020, 13:03 -
Veliaj i dorëzon 'Kullën e Sahatit' mjekut me origjinë shqiptare, Panajot Koliomihali: Doktor me zemër të madhe, na ndihmoi gjatë tranzicionit (VIDEO)
Në këtë 100-vjetor të Tiranës, Kryebashkiaku i dorëzoi mjekut Koliomihali “Kullën e Sahatit”, si një shenjë miqësie, mirënjohje dhe falenderimi për kontributin që, jo vetëm si arvanitas i mirë, por edhe si doktor me zemër të madhe, ka ndihmuar pafundësisht shqiptarët, sidomos në vitet e tranzicionit.
5 Korrik 2020, 12:43 -
-
-
Shqiptari me Lamborghini e patentë të huaj 'fluturon' me 236 km/h në bypassin e Fierit, gjobitet me 30 mijë lekë, por nuk i hiqet patenta
E ktheu në pistë shpejtësie Bypassin e Fierit, një 35-vjeçar rezident jashtë vendit, duke përfunduar me një gjobë të majme nga policia rrugore, prej 30 mijë lekë të rinj. I riu shmangu heqjen e patentës përmes ndryshimit në Kodin penal në korrik 2019, sipas të cilit shoferi mund të paguajë dyfishin e gjobës maksimale pa përfunduar në komision.
5 Korrik 2020, 10:35 -
2 viktima nga COVID dhe 74 raste të reja në 24 orë! Mbyllen zyrat e 'Urdhrit të Farmacistëve', një nga punonjësit pozitiv! I burgosuri në Berat infekton të afërmit (VIDEO)
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 76 viktima. Dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 392 testime janë konfimruar 74 raste. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje çdo qytetari që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat, të shmangin grumbullimet, të ruajnë distancën dhe të përdorin maska në ambiente të mbyllura
5 Korrik 2020, 10:33 -
-
Tentuan të kalonin ilegalisht 14 emigrantë kundrejt shumës 100 euro secili, pranga 3 trafikantëve në Pogradec (VIDEO)
3 persona arrestohen në Pogradec, pasi tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme 14 emigrantë kundrejt një shumë prej 100 euro secili me premtimin se do i ndihmonin të shkonin drejt vendeve të BE-së.
5 Korrik 2020, 09:54 -
Kalo tregon pamjet e mushkërive të dy të rinjve: Bëni kujdes! Ruani higjienën...Tirana nuk po e ndjen erën e dezinfektimit
Një apel të fortë ndaj të rinjve bën mjeku infeksionist Tritan Kalo duke i kërkuar të tregojnë kujdes, të ruajnë higjienën personale dhe distancën fizike. Kalo tregon fotot e skanerit të dëmeve të shkaktuara në mushkëritë e dy të rinjve të prekur me COVID-19, nën moshën 35 vjeç, ndërsa ndan edhe kritika ndaj autoriteteve kur thotë se Tirana nuk po e ndjen erën e dezinfektimit të rrugëve dhe ambienteve publike.
5 Korrik 2020, 09:16 -
Rrëzimi i avionit në ’82-in në pistën e Gjadrit, dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut: Si humbi jetën mes flakëve piloti Luto Sadiku
Dëshmia e rrallë e Vasil Micit, ish-ushtarak i Aviacionit Luftarak, shok e mik i afërt i Luto Sadikut, lidhur me avarinë e rëndë në shtatorin e vitit 1975 kur po zhvillohej një stërvitje e madhe, ku, teksa Luto Sadiku ishte duke fluturuar natën në lartësinë 4.000 m., atij i ndodhi një avarai e rëndë, dhe ai mundi që ta shpëtonte avionin, duke e ulur në brezin e butë, ndonëse kishte marrë urdhërin e prerë për t’u hedhur me katapultë.
5 Korrik 2020, 08:11 -
-
Skandali me trukimet në ndeshjen Bylis-Tirana, Shyti: Hetim, po cenohet imazhi! Kodra: E shëmtuar, të gjurmohen lekët në baste nëse të çojnë te këto dy skuadra
Për të hedhur më shumë dritë mbi atë që po ndodh me kampionatin shqiptar me fenomenin e trukimeve, në studion e Report Tv ishte i ftuar gazetari sportiv Altin Kodra dhe me skype nga Durrësi, ish-kryetari i shoqatës së basteve sportive, Artan Shyti.
4 Korrik 2020, 18:20 -