-
Dy muaj bllokim, transporti publik gati për punë! Jo më shumë se 25 veta në autobusë
Transporti publik po bëhet gati për të rinisur punën. Rixhin Qoshja kreu i shoqatës kombëtare të transportit qytetas tregon se nuk ka ende një protokoll sigurie dhe një datë fike për të filluar, por subjektet private kanë marrë masat anticovid. Si dhe po mendohet aplikimi i biletës elektronike.
21 Maj 2020, 17:05 -
Rama: Projektin origjinal të Teatrit që u shemb do ta ndërtojmë diku tjetër për fëmijët! Berisha dramaturg, Meta komedian, Luli aktor
Kryeministri Edi Rama premtoi ndërtimin e Teatrit Kombëtar njëlloj siç ishte por ne një vend tjetër për turistët e nostalgjikët; ndërsa ironizoi Bashën e Metën, të cilët i quajti artistë e komendianë që i janë huazuar politikës. Opozita sot është në shesh duke kundërshtuar dhe cilësuar akti kriminal vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, por kryeministri Edi Rama rrëfeu një prapaskenë të para shumë viteve kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës dhe Sali Berisha kryeministër i vendit. Edi Rama tha se në politikë ka ardhur për të bërë sukses dhe për të realizuar bindjet e tij. E pranoi se nuk është shumë i zoti për konsensus, por shtoi se nuk i vjen zor, se është i luftës për bindjet.
21 Maj 2020, 13:28 -
-
Më në fund e vërteta...Kjo është arsyeja pse Italia është më e prekura nga Covid krahasuar me vendet e tjera
‘New York Times’ ka realizuar një studim në bashkëpunim me shumë ekspertë të sëmundjeve infektive, epidemiologë dhe virologë nga zona të ndryshme të planetit për të gjetur një shpjegim për këtë diversitet në përhapjen e Sars-Cov-2
21 Maj 2020, 13:02 -
Koreografi Gjergj Prevazi: Arti dhe kultura s'duhet të 'flenë’! (VIDEO)
Koreografi Gjergj Prevazi pas pandemisë flet për situatën e vështirë ku gjendet arti edhe kultura shqiptare sot. Ndërsa, bën apel që mos të shkurtohen fondet e kulturës, Prevazi shprehet artistët edhe institucionet duhet të angazhohen më shumë
21 Maj 2020, 12:49 -
-
5 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, 13 të shëruar (VIDEO)
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 5 raste të reja me COVID, 10 më pak se ditën e djeshme. Shpërndarja gjeografike e rasteve është 3 në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. 13 të shëruar në 24 orët e fundit. 80% e të prekurve tashmë janë të shëruar.
21 Maj 2020, 11:00 -
-
-
DOKUMENTET/ Debati në 1954 midis 'babait' të trashëgimisë dhe krerëve komunistë për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar te godina e Kuvendit Popullor
Kërkesa për ndërtimin e një “shtëpie” të re për aktorët e Teatrit Kombëtar daton që në vitin 1954, kur është bërë edhe një debat i madh midis “babait” të trashëgimisë kulturore shqiptare, Gani Strazimiri dhe krerëve komunistë, që nga Josif Pashko, Spiro Koleka e deri te kryeministri Mehmet Shehu.
20 Maj 2020, 22:42 -
Epidemiologu: Protestat rrezik i madh, numri i të infektuarve mund të shkojë mbi 100 në ditë
Mbrëmjen e sotme në emisionin "Repolitix" në Report Tv, folën mbi situatën aktuale mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku nga Tirana dhe mjeku Shpëtim Baci nga Italia të cilët bënë apel për ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve si dhe thirrje për të shmangur protestat apo grumbullimet.
20 Maj 2020, 22:21 -
-
-
-
-
-
Erinda Balanca 10 faqe raport për ‘shtypjen’ e protestave të PD, asnjë fjalë për dhunën ndaj policisë
Avokatja e Popullit Erinda Balanca i kërkon Kuvendi ndryshimin e Kodit Penal dhe ligjit për tubimet për të zhvilluar protesta pa leje dhe pa organizatorë që duhet të mbajnë përgjegjësi.
20 Maj 2020, 17:13 -
-
Si e këshillonte Mark Marku ministrin e Kulturës në vitin 2007, që ta hiqte nga lista e monumenteve të kulturës Teatrin Kombëtar
Mark Marku, hyri “fort” në debatin për prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, së pari duke u shprehur me zjarr se kryeministri Rama i ka shpallur luftë demokracisë sepse teatri ishte monument kulture dhe duhej rikonstruktuar, dhe së dyti, duke quajtur leckë aktorin e madh, Robert Ndrenika dhe trafikant aktorin tjetër të madh, Viktor Zhusti, pse ata duan një Teatër të ri Kombëtar. Por në 2007, Marku e këshillonte ministrin Leskaj, pikërisht se si ta hiqte nga lista e mbrojtur këtë godinë.
20 Maj 2020, 16:37 -
-