-
Certifikata për të rinjtë që mbaruan internship-in në Bashkinë e Tiranës, Veliaj: Të paguhen për praktikat e punës
Kryebashkiaku Erion Veliaj u dorëzoi nga një certifikatë të rinjve që përfunduan me sukses intershipin në Bashkinë e Tiranës “Fillo me një ide - Fito një internship” dhe theksoi se kjo përvojë synon që të rinjtë të paguhen për praktikat që zhvillojnë nëpër institucione apo kompani të ndryshme.
25 Janar 2020, 22:45 -
Mjegull dhe stuhi/ Trajleri del nga rruga në aksin Librazhd-Prrenjas, bllokohet qarkullimi një njërin kah
Një trajler me drejtues Gëzim Hykën me targë AA552RS ka dalë nga rruga ka dalë nga rruga Librazhd-Prrenjas pasditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës” . Kjo ka bërë që që në njërin kah të kësaj rruge të bllokohet qarkullimi i automjeteve.
25 Janar 2020, 21:26 -
Vlorë/ Fshati Kuç i mbetur në 'vetmi', braktiset nga të rinjtë! E moshuara: Bëjnë gabim, do kthehen një ditë (VIDEO)
Fshati Kuç në Vlorë dikur me rreth 700 familje sot kanë mbetur më pak se 100. Banorët e mbetur në fshat thonë se të rinjtë nuk duan të qëndrojnë më në aty dhe sipas tyre infrastruktura e dobët e rrugës ka ndikuar në largimin e banorëve. Edhe ata pak të rinj që jetojnë ende në Kuç shprehen se duan të largohen në qytet ose në shtete të huaja.
25 Janar 2020, 21:18 -
Tërmeti në Turqi/ Ambasadori Rodo për Report Tv: Në Elazig s'jetojnë shqiptarët, për pasojë s'ka të lënduar! Jemi në gatishmëri (VIDEO)
Në një lidhje telefonike për Report Tv, Ambasadori shqiptar në Turqi shprehet se ambasada shqiptare është në gatishmëri, teksa sqaron se vendi ku ka rënë tërmeti nuk është i populluar nga shqiptarët, e për pasojë nuk raportohet për të lënduar.
25 Janar 2020, 20:57 -
-
Ish-Juristi i OSHEE: 10 ditë pas dëshmisë në Komisionin Hetimor për 'CEZ' m'u aksidentuan gruaja me vajzën! Do kallëzoj gjyqtarin që mbylli dosjen
Ish-juristi i OSHEE Romeo Kara ka treguar në studion e Report Tv se 10 ditë pas deklarimit që ka dhënë në Komisionin Hetimor për dosjen CEZ bashkëshortja e tij dhe vajza e tij e vogël janë aksidentuar ndërkohë që ka rrëfyer se ai bashkë me fëmijët e tij janë kërcënuar.
25 Janar 2020, 19:44 -
Super aksioni për kapjen e më shumë se 1 ton kokainë/ Policia greke zbardh detajet
25 Janar 2020, 19:07 -
Dëshmia rrëqethëse e gjeneralit të njohur për dajën e Mirush Kabashit: Si i ekzekutuam dhe i groposëm Skënder Çelën dhe Mark Toçin
Ishte fund dhjetori i largët i vitit 1946. Një “Chevrolet” i vjetër çante mes për mes errësirën e natës nga qyteti i Korçës për në Pogrades, me destinacion në kallamishtet buzë liqenit.
25 Janar 2020, 17:01 -
Pritet me aheng në katundin e tij, Rama batuta me Veliajn në Surrel: Nuk na rreni me dajre (VIDEO)
Bashkia kishin organizuar pritjen me orkestra, por kryeministri nuk kurseu batutat duke i thënë Veliajt dhe Qefalisë se 'nuk gënjehen me dajre apo firzamonikë, pasi kanë nevojë për më shumë investime'.
25 Janar 2020, 13:23 -
-
30 faktet kompromentuese rreth dosjes CEZ të injoruara nga gjyqtari Lazër Sallaku, përpjekjet 3-vjeçare për mbylljen e aferës 400 milionë euro
Të gjitha veprimet korruptive të qeverisë Berisha për të favorizuar CEZ në dëm të shqiptarëve, roli misterioz i sekserit Nuel Kalja në mbylljen e pazareve, marrja e 7 milionë eurove dhe largimi nga Shqipëria
25 Janar 2020, 12:44 -
Qeni ngec në shkëmb, vajza nga Gramshi me aftësi ndryshe bëhet shkak për shpëtimin e tij! Zjarrfikësit: Surprizë e madhe
Pas shumë përpjekjesh zjarrfikësit e Gramshit kanë mundur të nxjerrin qenin nga shkëmi ku kishte ngecur, ndërsa Fjona i ka falenderuar me një tufë me lule. Ndërkohë zjarrfikësit e Gramshit kanë shpërndarë edhe një video ku shikohet qeni i cili ushqehet pas disa ditësh që kur kishte ngecur në shkëmb.
25 Janar 2020, 11:37 -
Gazetari Edison Myrteza flet nga Kina për Report Tv: Dy shqiptarë janë izoluar në provincën ku u shfaq virusi
Provinca ku u shfaq virusi është Wuhan-i. Gazetari Edison Myrteza thotë se në dijeninë e tij në këtë provincë janë edhe dy shqiptarë me të cilët ka kontaktuar dhe se gjendja e tyre është e mirë, ndërsa janë mbyllur në shtëpi.
25 Janar 2020, 11:28 -
Pas dy ditësh izolohet zjarri në Gramsh, shefi i zjarrfikëses: U dogjën 15 hektar
Zjarrfikësit e Gramshit bënë thirrje për ndihmë, kësaj thirrje i janë përgjigjur shumë vullnetarë dhe zjarrfikësit e Elbasanit dhe Cërrikut. Kështu zjarri është izoluar dhe flakët nuk rrezikojnë që të përhapen më shumë.
25 Janar 2020, 11:13 -
Gjykata burg vrasësit të shokut! Dibrani 2 vite më parë u mor peng për të kërcënuar Tafçiun për drogë, autori: Më tha do të thyej kokën
Gjyqtari Altin Abdiu pranoi kërkesën e prokurores Anisa Qivini duke vendosur burg pa afat për vrasësin, që ka qëndruar i heshtur duke mos folur.
25 Janar 2020, 10:50 -
Kapen 1.2 ton kokainë në Greqi, e sollën me jaht nga Karaibet! Arrestohet 'koka' e bandës dhe 5 shqiptarë të tjerë/ Hetime në Tiranë (EMRAT+VIDEO)
Sekuestrohen në Greqi 1 ton e 181 kg kokainë. Droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos. Kokaina u trafikua me jaht nga Karaibet në Greqi. Një pjesë e kokainës ishte planifikuar nga trafikantët që të shpërndahej në Greqi, ndërsa tjetra në Europën Veriore dhe Afrikën Veriore. Tetë të arrestuar, gjashtë nga të cilët shqiptarë.
25 Janar 2020, 09:48 -
-
-
-
-
Tërmeti 6.8 ballë në Turqi/ Shkon në 29 numri i viktimave, qindra ndërtesa të rrënuara, telefona nën rrënoja dhe profecia (VIDEO-LIVE)
29 të vdekur dhe mijëra persona janë plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë mbrëmje Turqinë Lindore. Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu pohoi se deri më tani të paktën 100 ndërtesa janë shkatërruara në Elazig ku ishte edhe epiqendra e tërmetit. Ndërkohë në këtë qytet dhe në zonat përreth vijojnë paslëkundjet e vazhdueshme.
24 Janar 2020, 19:25
