-
Raporti mbi korrupsionin/ IIK 2019: Shqipëria humb 7 vende, Kosova rënie por më mirë se ne!
Sipas Transparency International, Shqipëria ka humbur 7 vende në viti 2019, nga renditja e matjes së shkallës së korrupsionit në botë. Nga 180 vende të përfshira në matje, Shqipëria renditet e 106 me (36 pikë) ndërsa Kosova është në vendin e 101. Vendet që kryesojnë këtë renditje janë Zelanda e Re dhe Danimarka, me rezultate 87 secila, pasuar nga Finlanda (86), Singapori (85), Suedia (85) dhe Zvicra (85).
23 Janar 2020, 08:30 -
REAGIMI i parë nga PS pas videos së kryebashkiaut Lefter Alla: Nëse vërtetohet do shkarkohet! Prokuroria do bëjë verifikimet
Në studion e emisionit Repolitix deputeti Xhemal Qefalia u shpreh se pas publikimit të kësaj video do të vihet në lëvizje prokuroria e cila do të verifikojë të gjitha akuzat.
22 Janar 2020, 21:45 -
Midhjet e pakontrolluara në treg/ Spaho në Report TV: Kemi bërë shumë propozime për heqje licence
Pas publikimit të raportit të KLSH-së lidhur me tregtimin e midhjeve të pacertifikuara, shefi i sektorit të Akuakulturës Enton Spaho, i ftuar në studion e Report TV ka deklaruar se do të shtohen kontrollet me synim përmbushjen rekomandimeve të BE për çeljen e eksportit në vendet e saj.
22 Janar 2020, 20:20 -
-
-
-
Richard Grenell në Prishtinë, takohet me presidentin Thaçi, Kurtin dhe Mustafën: Të hiqet taksa me Serbinë
Grenell do të zhvillojë sot një darkë pune me Presidentin Hashim Thaçi ku mendohet se temë e diskutimeve do të jetë marrëdhënia me Serbinë dhe vazhdimi i bisedimeve të mbetura pezull mes dy vendeve që prej vendosjes së taksës 100% nga ana e Kosovës për mallrat serbe
22 Janar 2020, 17:50 -
Kuvendi hap dyert për qytetarët: 'Emocion i veçantë, nga televizori duket më i madh'
Këtë të mërkurë, me rastin e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptarë, dyert e Kuvendit u hapën për qytetarët, për të parë nga afër të gjitha ambientet. Qytetarë që e vizitonin për herë të parë, u shprehën për Report Tv se ishin të lumtur të ishin pjesë e kësaj eksperience.
22 Janar 2020, 17:33 -
Përkthyesi Dritan Çela në sytë e atit Zija! 36 vjet jetë, nga fëmijëria në Helshan të Kukësit, deri tek veprat e yjeve të letërsisë italiane
Shkrimtari Zija Çela, në një intervistë ekskluzivisht për Report Tv, përtej dhimbjes pa shterim, rrëfen jetën dhe personalitetin e të birit, siç nuk e kemi njohur më parë. Një rrëfim i ndjerë, i mbështjellë me një vello drite e dashurie për autorët e mëdhenj, që ka lënë pas Dritani në shqip, si ‘Shkretëtira e tartarëve’ e Buzzati-t, veprat e Pirandello-s, Calvino-s, Abate-s, etj
22 Janar 2020, 16:52 -
-
-
Paketa anti-shpifje, LSI: Kuvendi të shpëtojë imazhin, të bëjë ndryshimet që kërkon KE-ja
Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama u bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të reflektojnë për të rishikuar paketën anti-shpifje që ktheu Presidenti, në mënyrë që të realizojë propozimet që kërkon Brukseli.
22 Janar 2020, 14:16 -
-
Gjesti i rrallë! Biznesmeni spanjoll që u sulmua nga Mihal Kokëdhima rikthehet në Shqipëri: Do të rindërtoj një shkollë të dëmtuar nga tërmeti
Biznesmeni spanjoll, Eugenio Galdon, që në muajin gusht u kërcënua së bashku me familjen e tij nga Mihal Kokëdhima, do të rikthehet me një mision të veçantë në vendin tonë për të rindërtuar një nga shkollat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
22 Janar 2020, 13:44 -
Ligji për Teatrin në Kushtetuese/ Presidenca nuk tërhiqet: Pezullojeni! ReportTv zbardh argumentet e Metës
Në skadimin e afatit për të depozituar vërejtjet për ligjin e Teatrit, Presidenca nuk tërhiqet nga padia dhe i kërkon kushtetueses ta pezullojë atë deri në vendimmarrjen në seancë plenare. ReportTv ka siguruar ekskluzivisht vërejtjet e presidencës depozituar në kushtetuese, ndërsa burime nga gjykata thanë se deri në fillim të shkurtit do të dalin me vendim nëse do ta pezullojnë apo jo.
22 Janar 2020, 13:03 -
-
-
Shokë emigrimi në Francë, policia zbulon dibranin që vrau 29-vjeçarin tek 'Astiri'! Pistat ku po hetohet
Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit Vilson Tafçiu, dy ditë më parë në zonën e "Astirit". I dyshuari, Noel Disha, njihej me Tafçiun, të dy me origjinë nga Dibra, ndërsa kishin qenë së bashku edhe në Francë, ku dyshohet të kenë lindur konflikte mes tyre për pazare droge. Megjithatë, policia në njoftimin e parë për ngjarjen, thotë se ka qenë një konflikt i çastit që solli vrasjen e 29-vjeçarit.
22 Janar 2020, 11:27 -
Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Gjizanik dhe Tost me patate në tigan
Në këtë hapësirë të faqes sonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të përgatitura nga Zonja Vjollca .Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin "Rreze Dielli" nga ora 08:45 -10:00.
22 Janar 2020, 11:14 -
Fier/ Banorët e Povelçës protestë për mbifaturim energjie, Luan Baçi: Po vidhen! OSHEE: Ankesat do të shqyrtohen (VIDEO)
Në një komunikim me OSHEE në Fier, mësohet se e gjithë energjia e pretenduar që është shtuar më tepër në fatura, do të kompensohet në momentin që do të vendosen matësit e rinj elektronikë të energjisë.
22 Janar 2020, 10:55 -
Zbulohet 'spiuni', 2 në kërkim! Gruaja e biznesmenit rrëfen përleshjen me grabitësit: Hynë duke trokitur, burrin e mbyllën në tualet, kërkonin kasafortën
Policia ka shpallur në kërkim dy persona për tentativën e grabitjes mbrëmjen e së dielës në Tiranë ku mbetën të plagosur çifti i biznesmenëve Petrit dhe Aferdita Laze. I dyshuari i parë është një banor i zonës në Allias me precedent penal, i cili nuk është gjetur në banesë nga kontrollet dhe është shpallur në kërkim. I dyti është i afërm i familjes Laze. Policia dyshon se i afërmi të dhënat për hyrjen në banesë mund t'i ketë marrë nga i njohuri i tij që punonte në biznesin e çiftit Laze. Sipas Afërdita Lazes dy autorët ishin djem të rinj të moshave rreth 18- vjeç.
22 Janar 2020, 10:00
