-
-
-
Aksioni në Vlorë/ Klosi: Grup i strukturuar kriminal, i kapëm në flagrancë! U justifikuan sikur ishin mbetje të trageteve 'për të shpëtuar'
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi tha për Report Tv se të arrestuarit në Vlorë janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishin si qëllim të depozitonin në vendin tonë mbetje të rrezikshme. Në një lidhje telefonike në hapësirën e edicionit qendror, ministri theksoi se aksioni i realizuar në bashkëpunim mes disa institucioneve, nuk pati dekonspirim, arsye për të cilën të arrestuarit u kapën në kushte të flagrancës. Ndryshe nga sa të arrestuarit kanë deklaruar, Klosi thotë se nuk bëhet fjalë për vaj të mbetur nga motorët e tragetit, por e kanë përdorur këtë si justifikim për t'i sjellë nga Italia drejt vendit tonë, ndonëse ky plan u dështoi.
21 Shkurt 2020, 19:44 -
FAKSIMILE: Këshilltari ligjor i Metës u arrestua për shpërdorim detyre në 2012-n, sot ligjëron për Kushtetutën
Ndërsa presidenti i Republikës, është përpjekur të ngrejë ditët e fundit skenarin artificial të një grushti shteti me letra, duke sulmuar për të disatën herë reformën në gjyqësor dhe organet e reja të drejtësisë, në krah i ka dalë edhe këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj.
21 Shkurt 2020, 19:19 -
Akomodonin në hotelin e tyre emigrantë dhe i premtonin BE-në për 100 €, arrestohen nënë e bir
Nënë e bir, pronarë të një hoteli në lagjen nr. 9 në Korçë, dhe një shofer autobuzi janë arrestuar nga policia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin emigrantë të paligjshmëm duke i premtuar kalimin drejt vendeve të BE kundrejt një pagese prej 100 eurosh.
21 Shkurt 2020, 19:03 -
Rreshtuar pas murit, Braçe publikon PAMJET si u ndaluan administratorët e basteve: Kujtuat se iu kishim harruar? 7-15 vjet burg
Zv. kryeministri ka publikuar foto dhe video nga çfarë policia ka gjetur, ndërsa momenti më pikat është ai i arrestimit në flagrancë i disa personave të cilët janë radhitur njëri pas tjetrit me duart lart, teksa kontrollohen nga efektivët e FNSH.
21 Shkurt 2020, 18:10 -
-
Efekti misterioz 'Doppler' i regjistruar në Antarktidë që regjistroi 10 milion shikime (VIDEO)
Studiuesit në Antarktidë, ndoshta të mërzitur, kanë shpikur lojën e hedhjes së blloqeve të akullit në tuba shpimi për të kaluar kohën. Por ajo që ata nuk mund ta imagjinonin ishte se 'eksperimenti' i tyre do të bëhej viral. Çfarë mund të jetë kaq çuditshme kur hedhim një copë akulli në një vrimë?
21 Shkurt 2020, 14:56 -
Meta: Të hënën do të kallëzoj Etilda Gjonaj! Ka humbur besimin, pres që të japë dorëheqjen (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta paralajmëroi sot se ditën e hënë do të dorëzojë në SPAK kallëzimin për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, të cilën e akuzon si pjesë e grupit të grushtit të shtetit në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
21 Shkurt 2020, 14:46 -
Thirrjet e Presidentit dhe opozita/ Raportuesja për Shqipërinë në PE në Tiranë: Jo ndasi, dialog! Miratoni 'Zgjedhoren' (VIDEO)
Në një konferencë për mediat nga 'Shtëpia e Europës' së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Santos kërkoi që të miratohet sa më shpejt reforma zgjedhore.
21 Shkurt 2020, 14:13 -
-
Manastirliu i përgjigjet me foto akuzave të Berishës e Bashës: Ja kardiologjia që 'doktori' e deshi aq fort! Braçe: Kokrrat e hajdutëve...
Ndërsa duke ironizuar Sali Berishën i cili është kardiolog me profesion, Manastirliu shkruan: ”Fotografia e parë është shkrepur në shërbimin e Kardiologjisë, të cilin Doktori “e deshi” dhe “e mbështeti” aq fort”
21 Shkurt 2020, 13:17 -
-
-
-
Negociatat/ Rama: Me metodologjinë e re qasja e BE-së do të jetë shumë e lidhur me kapacitetet tonë
Deklaratat kryeministri i bëri nga Shtëpia e Europës, ku ishte i pranishëm në aktivitetin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për përshpejtimin e konkurrencës dhe inovacionit në Ballkanin Perëndimor.
21 Shkurt 2020, 11:41 -
-
Kornuzi: S'kemi groposur lëndë të rrezikshme, furgoni i 'Delfini1' solli nga porti 5 qese me bidonë! Punojmë me ndershmëri
Rezina Kornuzi tregon edhe rastet kur nga biznesi i saj janë futur direkt në port për të marrë mbetjet, ku thekson se kontrollet nga policia kanë qenë të rrepta. Por jo e njëjta gjë sipas saj, mund të ketë ndodhur edhe në rastin e furgonit që solli mbetjet e firmës së pastrimit "Delfini1", administratorja e së cilës, Elisabeta Çuni, 55 vjeçe, ka rënë në pranga.
21 Shkurt 2020, 11:17 -
-
Pezullohet transporti i mbetjeve në Shqipëri! Të arrestuarit në Vlorë: S’ka pesticide, fuçitë me vaj motori...Analizat tek Fizika Bërthamore
Vihen në filtër të gjitha firmat e pastrimit, pas dyshimit se "Delfini1" kamuflonte si produkte kimike pastrimi mbetje tokskike. Ministrja e Mjedisit pezullon transportin e të gjitha mbetjeve në Shqipëri. Mostrat e materialeve do të analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore. Amianti kancerogjen dyshohet se fshihet pas leshit të xhamit. Kapiteni: E lamë leshin e xhamit në hambarin e tragetit, pasi bëmë remont kohë më parë, nuk patëm mundësi ku ta hidhnim". Të arrestuarit: Në fuçitë kishte vaj motori për tragetin. Asnjë dokument shoqërues nga kompania italiane e naftës dhe gazit.
21 Shkurt 2020, 10:24 -