-
Tiranë, eksploziv me telekomandë pallatit të gjyqtarëve, zbulohet shënjestra (FOTO+VIDEO)
Mbrëmjen e sotme një shpërthim i telekomanduar me eksploziv ka tronditur zonën e 'Vasil Shantos'. Tritoli ishte vendosur në pallatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në derën e banesës së Vasillaq Stavrit. Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
28 Shkurt 2019, 21:29 -
Berisha: I ke minutat e numëruara! Rama: Krizë artificiale, s'ka zgjedhje të parakohshme
Italia vijon që ti kushtojë një vëmendje të veçantë situatës politike në Shqipëri pas djegies së mandateve nga opozita dhe protestave. Në një intervistë për 'TG2 Post' në 'RAI 2', Berisha thotë se ajo që po ndodh në Shqipëri është revolucion, ndërsa Rama e cilëson si krizë artificiale.
28 Shkurt 2019, 21:12 -
Martohet pa dëshirë, burrin trafikant e kap me një tjetër, i kërkoi divorcin, por kërcënohet
Ne vitin 2013 ikën nga shtëpia e bashkëshortit ndërsa vendos të divorcohet. Në vitin 2018 Kozeta bashkë me djalin janë shpërngulur tashmë në Tiranë. Ajo sot vendos të rrëfejë këtë histori, për shumë arsye.
28 Shkurt 2019, 19:50 -
Panariti në '45 Minuta': Me Ramën ulemi në dialog nëse na thërret Meta (VIDEO)
Edmond Panariti deklaroi se opozita do të ishte gati që të pranonte një tryezë politike të thirrur nga Presidenti i Republikës për të zgjidhur konfliktin politik pas dorëheqjes nga opozita dhe protestave. Gjithashtu Panariti hodhi sërish idenë e një tjetër qeverie teknike si ajo e vitit të kaluar pas çadrës së opozitës.
28 Shkurt 2019, 16:48 -
-
-
Brukseli foli qartë...por Basha nuk tërhiqet: Jemi ne rruga europiane
Edhe pse ndërkombëtarët nga Tirana, i dhanë një shuplakë të fortë opozitës shqiptare duke thënë se zgjedhjet ishin të rregullta, lideri demokrat Lulzim Baha këmbëngul se qeveria ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura nga krimi. Basha nuk dha një përgjigje kur u pyet nga gazetarët se a do të marrë pjesë opozita në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.
28 Shkurt 2019, 14:08 -
Tahiri: Drejtësia, krimi dhe politika bashkë kundër meje si 'Ati, biri dhe shpirti i shenjtë'
E quan një proces të komanduar, dhe sqaroi se kjo fjalë, nënkuptonte një lidhje të politikës, krimit dhe drejtësisë, në të njëjtën forcë lidhjeje si "Ati, biri dhe Shpirti", theksoi Tahiri.
28 Shkurt 2019, 12:59 -
-
'Gjurmët që lë pas', protesta e heshtur për mallin e shqiptarëve që kanë lënë vendin
“Gjurmët që lë pas” do të ketë emrin protesta e heshtur që do të mbahet të shtunën në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Të frymëzuar nga protesta në kryeqytetin maqedonas, ku qytetarë të shumtë vendosën para godinës së qeverisë maqedonase këpucët e të afërmve që janë gjtur si zgjidhje emigrimin , të rinjtë shqiptarë kanë menduar ta risjellin këtë protestë edhe në Shqipëri duke ftuar të gjithë qytetarët që të vendosin një palë këpucë të të afërmve të tyre në shesh, simbol i cili tregon gjurmët dhe mallin që ata kanë lënë në Shqipëri
28 Shkurt 2019, 12:25 -
-
-
-
PE të prerë: Zgjedhjet janë të njohura dhe pranuara! Opozita po gabon, s'ka qeveri tranzitore (VIDEO)
Ndërkombëtarët dalin jo vetëm kundër mjeteve të përdorura nga opozita (djegia e mandateve dhe dhuna), por edhe kundër kauzës së tyre (vjedhja e votave) dhe kundër kërkesave të tyre (qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme). Preda: I kam vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekte. Fleckenstein: Kryemadhi tha se donin vetem ndërrimin e pushtetit
28 Shkurt 2019, 09:19 -
E tmerrshme në Vlorë, nipi hajdut vret gjyshin me plumb në kokë dhe akuzon hallën (VIDEO)
U raportua si grabitje, por më tej rezultoi të ishte një krim brenda familjes. Nipi 17-vjeçar, i pagëzuar me emrin Vangjel si gjyshi i tij, vrau me një plumb në kokë 69-vjeçarin, pasi e pikasi teksa po i grabiste 1 milionë lekë të vjetra në banesë. Në polici nipi akuzon hallën për krimin, edhe dy vite më parë i kishte vjedhur gjyshit 8 mijë euro. Sërish kishte akuzuar hallën, motrën e moshuar të viktimës.
28 Shkurt 2019, 08:12 -
-
-
Njeriu i afërt i Monika Kryemadhit mallkim kryeministrit Rama: E provofsh tek djali yt i vogël
Elio Laze, me profesion gazetar, njeri i afër i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, dhe ish-këshilltar për mediat në drejtorinë e Burgjeve, ka përdorur një gjuhë të ashpër dhe kërcënuese ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e prekur deri tek fëmija, djali i tij i vogël Zaho Rama.
27 Shkurt 2019, 13:48 -
-
-
Lamtumirë Sadije Agolli! (VIDEO)
Familjarët, miqtë dhe kolegët përcollën për në banesën e fundit Sadije Agollin. Bashkëshortja e shkrimtarit Dritëro Agolli u shua në moshën 76-vjeçare pas një hemorragjie cerebrale. Për njerëzit që e njohën nga afër, Sadije Agolli do të kujtohet, si zonja fisnike dhe mikpritëse
27 Shkurt 2019, 12:53
