-
Idrizi insiston: Çdo shqiptar t'i bashkohet protestës së 16 shkurtit, të përmbysim Ramën
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi bën sërish thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 16 shkurtit përpara Kryeministrisë për të përmbysur qeverinë Rama siç u shpreh ai. Ai apelon për zgjedhje të parakohshme pasi sipas tij Shqipërisë i duhet një alternativë tjetër.
10 Shkurt 2019, 17:23 -
Protestë tek Ura Vajgurore/ Fermerët e mbështetur nga PD hedhin prodhimet në rrugë: Kemi falimentuar
Një grup përkrahësish të opozitës, banorë dhe fermerë kanë protestuar sot në zonën e Urës Vajgurore, në Berat në vijim të mobilizimit tw mbështetësve në çdo qytet të vendit, për protestën e 16 shkurtit.
10 Shkurt 2019, 15:48 -
102-vjetori i lindjes shkrimtares së parë shqiptare Musine Kokalari, që refuzoi të ishte komuniste
Sot është 102-vjetori i lindjes së shkrimtares së parë shqiptare Musine Kokalari. Shkrimtarja disidente 16 vite të jetës i kaloi në burgjet e komunizmit, ndërsa pjesën tjetër e vetme, në internim në Rrëshen. Ajo konsiderohet, si simbol i shkrimit dhe qëndresës.
10 Shkurt 2019, 14:59 -
'Dritan Dajti', Gjonaj-Lleshaj: Skandal! KLGJ-ja të procedojë gjyqtarët, meritojnë burgun
Qeveria kërkon nga Gjykata e Lartë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgu përjetë duke e dënuar me 25 vite. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cilësoi vendimin si skandaloz, që rrezikon të kthehet në një precedent të rrezikshëm. Ajo shtoi se vendimi është një aferë korruptive nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu, ndërsa kërkoi nga KLGJ-ja që ti procedojë. Më i ashpër ishte ministri i Brendshëm që u shpreh se trupa e gjyqtarëve që dha vendimin ti bashkohet Dajtit pas hekurave. Lleshaj nuk dha detaje, por paralajmëroi veprime nga operacioni 'Forca e Ligjit'.
10 Shkurt 2019, 13:39 -
'Me taksë, s’ka bisedime'/ Daçiç: U diskutua edhe në OKB, nuk është kusht por logjikë
Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun për marrëveshjen me Kosovën, pa heqjen e taksës për mallrat nga Prishtina zyrtare. Deklaratat ai i bëri gjatë një interviste në televizionin shtetëror, ku tha se kjo gjë është diskutuar edhe në OKB, dhe nuk është kusht por një gjë e logjikshme.
10 Shkurt 2019, 13:24 -
'Dajti n’Fest' bashkon qytetarët, Veliaj: Dallëndyshe e parë, së shpejti hapim ish-Kampin e Punëtorëve për terrene sportive
Pas festës lokale të pijes së verës në Prespë, një tjetër festë lokale e shndërroi Dajtin, në një arenë të jashtëzakonshme festive me të ftuar e qytetarë ku morën pjesë Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se do të vazhdohet të investohet në projekte te reja dhe ai i rradhes do jetë ai i shtimit të ambienteve të reja sportive.
10 Shkurt 2019, 13:04 -
Përplasen trenat në Barcelonë/ Një i vdekur dhe 100 të plagosur (VIDEO)
Dy mjetet e transportit të kompanive të ndryshme, po udhëtonin njëri drejt Barcelonës e tjetri për në Manresa, kur dy rrugët e tyre u kryqëzuan duke sjellë për pasojë ngjarjen e rëndë.Viktima është drejtuesi i njëri prej trenave, i cili nuk mund t'u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e fortë.
10 Shkurt 2019, 10:58 -
Përdhunimi në Kavajë/ Një grup qytetarësh protestë para MAS dhe policisë: Jo më dhunë
Paraditen e sotme para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është zhvilluar një tubim i heshtur nga një grup aktivistësh në mbrojtje të vajzave dhe grave në shenjë proteste pas rastit të përdhunimit të 14-vjeçares në qytetin e Kavajës.
10 Shkurt 2019, 10:52 -
24 këngëtarë Big në garë/ Mahmood triumfon me këngën 'Soldi' në festivalin 'Sanremo 2019-të': Nuk po e besoj
Mahmood është fituesi i edicionit të 69-të të Festivalit të Sanremos. Këngëtari pas fitores së Sanremo-s për të rinj, triumfon mes këngëtarëve Big në teatrin Ariston. 27-vjeçari është me origjinë italo-egjiptiane dhe ka lindur në Itali.
10 Shkurt 2019, 10:26 -
Manastirliu viziton qendrën e rehabilituar shëndetësore në Korçë: Analiza falas për kancerin e qafës së mitrës
Në kuadër të zbatimit të programit kombëtar për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, Ministrja e Shendetësisë, Ogerta Manastirliu ishte në qendrën e rehabilituar shëndetësore në Korçë, ku foli për ofrimin e analizën falas për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, pranë çdo qendrave shëndetësore në vend.
10 Shkurt 2019, 09:49 -
Lojtarët fanella me logon e basteve/ Pas denoncimit të Braçes hetim administratorit të Kastriotit, verifikim vëzhguesit të FSHF-së
I proceduar nga Krimi Ekonomik është Gazmend Vogli 30-vjeç, banues ne Krujë, administrator i Kastriotit, ndërsa gjithashtu po verifikohet për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" vëzhguesi i Federatës Shqiptare të Futbollit prezent në këtë ndeshje, i cili 'ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve' njofton policia e Tiranës.
10 Shkurt 2019, 09:05 -
-
-
Çmimet e larta të frutave dhe perimeve në Tiranë, ankohen qytetarët: Janë të papërballueshme
Çmimet e disa prej frutave dhe perimeve në Tiranë kanë një diferencë të theksuar me ato nëpër rrethe. Nga një vëzhgim i bërë nga Report Tv, rezulton se preshi, lulelakra, dhe brokoli në tregun e Divjakës tregtohen me një çmim shumë më të ulët se në kryeqytet. Nga ana tjetër këtë vit nuk kemi një prodhim të qepës në vendin tonë, dhe si pasojë është importuar nga vendet fqinje çka ka sjellë edhe rritjen e çmimit të saj.
9 Shkurt 2019, 22:20 -
Muri i shembur në lagjen Kala të Elbasanit rrezik për kalimtarët, asnjë masë nga autoritetet
Në lagjen muzeale në Kalanë e qytetit të Elbasanit në një prej rrugicave të saj muri i një shtëpie të vjetër është shembur, ndersa pjesa tjetër e tij e mbetur akoma në këmbë rrezikon çdo dite banorët e kësaj lagje. Rruga Musa Kongoli sherben edhe për guidat truristike në lagjen muzeale.
9 Shkurt 2019, 20:46 -
Nga Cakaj te 'Unaza e Madhe'/ Meta flet te 'Zëri i Amerikës' për përplasjet me Ramën: Në Shqipëri nuk sundon ligji, por shumica
Presidenit Ilir Meta ka komentuar në një intervistë për Zërin e Amerikës, përplasjet me kryeministrin Edi Rama nga mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm e deri te Unaza e Madhe. Sipas tij, maxhoranca qeverisëse po vepron në shkelje me ligjin për rastin e banesave të "Unaza e Re", ndërsa shton se në Shqipëri nuk sundon ligji, por shumica.
9 Shkurt 2019, 20:02 -
Basha në Vlorë: Për krizën në arsim ka edhe PD mëkatet e saj, emëruam njerëz që s'kishin lidhje me detyrën
Kryedemokrati Lulzim Basha foli për problemet e arsimit në Shqipëri dhe shpalosi nga Vlora planin e tij për rregullimin e këtij sistemi. Ai tha se vendi ynë ka nevojë për një investim të fuqishëm në fushën e arsimit. Basha pranoi se edhe PD ka përgjegjësinë e saj për gjendjen ku ndodhet sot arsimi në vend.
9 Shkurt 2019, 18:33 -
U kap me 300 mijë paund drogë, arrestohet 'Skllavi' shqiptar që ruante fabrikat e kanabisit në Britani
Një 46-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi u kap në një fabrikë kanabisi në Britaninë e Madhe ku ju sekuestruan në total 360 bimë kanabisi që kapnin një vlerë prej 300 mijë paund.
9 Shkurt 2019, 18:02 -
-
-
'Një Lul për së mbari'/ Rama prezanton kolonjarin që ndërtoi jaht dhe 'thumbon' Bashën (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama prezanton një profesionist nga Kolonja i cili ka ndërtuar me duart e tij një jaht i cili sipas kreut të qeverisë është gati për të dalë në det. Rama bën ironi edhe me kreun e PD, Lulzim Basha, pasi mban të njëjtin emër me profesionistin.
9 Shkurt 2019, 16:32
