-
Aksident i dyfishtë në Levan-Tepelenë/ Makinat përplasin këmbësorët, 2 të vdekur, 5 të plagosur
Aksident i dyfishtë me bilanc tragjik në autostradën Levan-Tepelenë. Dy të vdekur dhe 5 të plagosur. Një kalimtar përplaset nga një makinë, e më pas disa pasagjerë të një autobusi shkojnë për ta ndihmuar. Këtu ndodh aksidenti i dytë, ku një makinë vjen me shpejtësi dhe përplas pasagjerët që kishin dalë në rrugë. Durim Lamaj dhe Fetah Shahaj, dy viktimat. Aksidenti shkakton kaos në trafik.
6 Janar 2019, 18:34 -
-
Paketa anti-shpifje/ Vokshi letër ndërkombëtarëve: Projektligjet e qeverisë, kërcënim për lirinë e medias në vend
Albana Vokshi, kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Mediave, i ka dërguar një letër zyrtare komisionerit Johannes Hahn, eurodeputetëve Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein. Vokshi thotë se projektligjet e qeverisë janë hartuar pa asnjë transparencë dhe konsultim me grupet e interesit apo gazetarët
6 Janar 2019, 17:40 -
-
Tenori Saimir Pirgu pjesë e operës “Një ballo me maska” në Itali/ Ngjitet në skenë në 12 janar në Teatrin Regio di Parma
Tenori shqiptar Saimir Pirgu do të jetë protagonist në operën “Një ballo me maska” të Xhuzepe Verdit, që ngjitet në skenën e Teatrit Regio di Parma në Itali. Kjo vepër vihet me rastin e 100-vjetorit verdian dhe synon t’i sjellë publikut një rrëfim të asaj që teatri ka qenë dikur. Ndërsa, artistët do ta vendosin publikun përballë një historie, mes dashurisë dhe vdekjes.
6 Janar 2019, 16:54 -
“U kënaqa me gjoksin e saj”, reperi i njohur puth dhe fërkon fansen minorene (Video)
Një video po bën xhiron e rrjetit teksa shihet reperi i njohur ndërkombëtar duke puthur dhe fërkuar një fanse që është ngjitur në skenën ku ai po jepte koncert. Shumë ndjekës kanë shpërthyer në ofendime ndaj Drake, pasi fansja ishte minorene.
6 Janar 2019, 16:47 -
Intervista /Kinematografia e pas viteve ’90-të në Shqipëri, regjisori: Filmi është në agoni
Regjisori Saimir Kumbaro bën një analizë panoramike të kinematografisë shqiptare në 30 vite demokraci. Sipas tij, buxheti i paktë që jep Qendra e Kinematografisë Shqiptare detyron regjisorët të punojnë me aktorë të kategorisë së dytë. Ndërsa, bën thirrje të ndalohet licencimi i shtëpive filmike, që drejtohen nga amatorë!
6 Janar 2019, 16:45 -
-
-
Zbardhet vendimi që ndëshkon 'xhamat e zinj' në rrugë, gjobat 5-20 mijë lekë, ndëshkohen edhe të 'fortët'
Masat për ndalimin e automjeteve me xhama të zinj hyjnë në fuqi nga data 7 janar 2019. Të vetmet makina të cilat konsiderohen të rregullta nga Drejtoria e Transportit Rrugor janë ato që kanë me prodhim original xhamat e pasëm të pasagjerit dhe të automjetit, por jo ato që i kanë të modifikuar.
6 Janar 2019, 12:50 -
Vrasje, përdhunim e trafik fëmijësh/ Del lista e shumëkërkuarve të Durrësit, mes tyre 2 gra dhe ish-kryebashkiaku i Gramshit (FOTO)
Policia e Shtetit ka publikuar listën e 24 personave më të kërkuar për qarkun e Durrësit. Në listën me 24 persona, pjesa më e madhe janë të dënuar për vrasje, por nuk mbeten pas edhe të dënuarit për trafikimin e grave dhe fëmijëve.
6 Janar 2019, 12:14 -
Dita e Ujit të Bekuar, të rinjtë në vend sfidojnë të ftohtin, hidhen në lumë për të kapur kryqin (VIDEO)
Data 6 janarit simbolizon ditën kur Jezusi u pagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagëzori. Si traditë të rinjtë në qytete të ndryshme të Shqipërisë sfidojnë temperaturat e ulta duke u hedhur në lumenjtë apo liqenet për të kapur objektin e shenjtë.
6 Janar 2019, 12:00 -
-
Reshjet e dëborës dhe ngricat, ARRSH: Në këto akse rrugore nevojitet përdorimi i zinxhirëve
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se nevojitet përdorimi i zinxhirëve nga automjetet në disa akse rrugore si Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik dhe pjesërisht në aksin Boboshticë-Dardhë.
6 Janar 2019, 09:59 -
-
Pushojnë reshjet e dëborës, akset nacionale të gjitha të kalueshme, probleme në zonat e thella (Situata e plotë)
Prej disa ditësh në disa qarqe të vendit, vendi është përballur me disa situata problematike nga reshjet e dëborës dhe ngricat në disa qarqe të vendit nga veriu në jug.
6 Janar 2019, 09:00 -
-
-
-
I propozoi stjuardesës gjatë udhëtimit me avion, ja si fluturimi për në Dubai u kthye në një martesë të vërtetë
Një djalë italian gjatë një udhëtimi me avion për në Dubai angazhoi të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin e avionit për ti propozuar për martesë të dashurës së tij stjuardesë.
5 Janar 2019, 19:37 -
