-
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë/ Panariti në '45 minuta': Rama mori rol që nuk i takonte
Edmond Panariti ka thënë se në takimin e zhvilluar dje në Pejë mes dy qeverive, kryeministri Edi Rama, i kaloi atributet e një kryeministri. Ish-ministri i LSI-së në qeverinë Rama 1, komentoi edhe debatin për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se korrigjimi i kufijve, në thelb është ndryshim i tyre.
27 Nëntor 2018, 16:14 -
Mbledhja e dy qeverive në Pejë, ministri i Jashtëm serb: Rama dje 'vrau' bashkëpunimin rajonal
Reagimi i Ivica Daçiç, pas mbledhjes së djeshme të dy qeverive, në Pejë, ku kryeministri i Shqipërisë mbështeti tarifën 100% për mallrat serbe në doganat e Kosovës dhe kritikoi ashpër nismën e Serbisë për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
27 Nëntor 2018, 16:03 -
Gara për kreun e KLSH-së/ Gjyqtarja Vitore Tusha para Komisionit të Ekonomisë
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, propozuar nga Meta për të marrë kreun e KLSH-së, ka raportuar sot para Komisionit të Ekonomisë. Tusha ka thënë se nën drejtimin e saj, KLSH do të jetë një institucion i pavarur.
27 Nëntor 2018, 15:27 -
Taksa 100% për importin e mallrave, dy maune serbe kalojnë në Kosovë
Vetëm dy kamionë me mallra nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë në Kosovë pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga ana e qeverise, rreth një javë më parë për produktet që kanë origjinë nga këto dy shtete sipas zëdhënësit të doganës në Kosovë.
27 Nëntor 2018, 15:24 -
Katër kryetarët e komunave në veri japin dorëheqjen: Serbëve të Kosovës iu është kërcënuar jetesa
Katër kryetarë të komunave të veriut të Kosovës kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre, duke renditur kryesisht si arsye; vendosjen e taksës 100% për mallrat e importuara serbe, dhunën e pretenduar të vazhdueshme ndaj serbëve si dhe shkeljet e marrëveshjeve ndërkombëtare.
27 Nëntor 2018, 13:57 -
Plagosja e polices, Ministria e Brendshme: Do të ndërpritet importi i kapsollave, ja dëmet që mund të shkaktojnë (VIDEO)
Në Shqipëri nuk do të tregtohen dhe as do të përdoren më kapsolla. Ministria e Brendshme ka vendosur të ndalojë kapsollat dhe çdo person do të arrestohet nga Policia nëse i mban ato. Ndërkohë nëpërmjet eksperimenteve Ministria e Brendshme tregon me video se kapsolla është në gjendje të të pres gishtat nëse shpërthen në dorë.
27 Nëntor 2018, 13:40 -
Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Kurti: Nëse nuk shkohet përtej bërjes së shqiponjës, do i ngjasonte një ndeshjeje miqësore
Kryetari i Lëvizjes 'Vetëvendosje', Albin Kurti komentoi këtë të martë mbledhjen e qeverisë shqiptare me atë kosovare në Pejë. Ai u shpreh për "Kosova Post" se në rast se marrëveshjet e dakordësuara nuk finalizohen, takimi i djeshëm do të ngelet në vrazhdën e atyre takimeve jo produktive.
27 Nëntor 2018, 13:07 -
Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/Tavë kosi me pulë e hudhra dhe Sallatë me kungull të njomë e karrota
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Vjollca. Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08 : 45 – 10 : 00
27 Nëntor 2018, 12:48 -
Fjalimi i parë i Sandër Lleshaj si ministër: Policia e Shtetit organizatë me barrë të jashtëzakonshme, shqiptarët të tregojnë respekt
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përshëndeti përgjatë një ceremonie të mbajtur para memorialit të policëve të rënë në krye të detyrës, trupat e policisë si dhe bëri thirrje se Policia e Shtetit, si organizata që ka mbajtur barrën më të madhe përgjatë 20 viteve, duhet të respektohet nga qytetarët dhe të përmirësohet duke marrë gjithnjë parasysh nderin dhe integritetin e lartë.
27 Nëntor 2018, 12:04 -
Gjuetia e paligjshme s'kursen as shpendët e rrallë, saçmat e armës së gjahut vrasin Pelikanin Kaçurrel në Lagunën e Nartës (VIDEO-FOTO)
Pamje të dhimbshme këto që vijnë nga Laguna e Nartës në Vlorë ku mëngjesin e sotëm është gjetur një Pelikan Kaçurrel i vrarë me armë gjahu. Dora njerëzore vijon të tregohet e pamëshirshme ndaj këtij shpendi të rrallë dhe autokton.
27 Nëntor 2018, 10:05 -
-
Mbledhja e përbashkët në Pejë tërbon serbët: Shqiptarët bashkohen në 2025
Takimi mori një ngjyrim tjetër referuar kontekstit, faktit që Prishtina vendosi 100% tarifë për mallrat serbe, ndërsa me Shqipërinë i zeroi. Në numrin e sotëm të shtypit gazeta “Alo” shkruan “Shqiptarët bashkohen në 2025”.
27 Nëntor 2018, 08:53 -
-
SHBA thirrje Kosovës: Hiqni tarifat ndaj Serbisë për të shmangur tensionet në Ballkan
Presidenti Thaçi tha se përfundimi i përbashkët nga takimi me zotin Pompeo ishte se marrëveshja me Serbinë "do të sjellë edhe më tepër paqe dhe stabilitet, edhe në Kosovë, edhe në Serbi, edhe në tërë rajonin, që do të hapë perspektivë evropiane, të shpejtë, konkrete për dy vendet dhe popujt tanë”.
27 Nëntor 2018, 07:36 -
Mbledhja e dy qeverive në Pejë, Rama shpjegon shprehjen 'What the Fuck': Doli natyrshëm
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në një emision televiziv kosovar se shprehja që përdori sot pas mbledhjes së qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare në Pejë, erdhi si rrjedhojë e një bashkëbisedimi të bërë me ministrin e Punës dhe Mirëqenies së Kosovës, Skënder Reçica.
26 Nëntor 2018, 21:49 -
Vrasja e ekstremistit, a kanë gisht strukturat greke? Bushati: Ja informacionet që kam
Referuar vrasjes së minoritarit grek në Gjirokastër që shkaktoi tensione mes Tiranës dhe Athinës, ministri Bushati mohoi hipotezat se në atë incident mund të kenë pasur gisht strukturat greke.
26 Nëntor 2018, 21:30 -
“Isha e droguar”, Kim Kardashian tregon të vërtetën e videos porno (Video)
Kim Kardashian ka treguar gje djen e saj në momentin që ka bërë video-skandalin porno. Gjatë episodit të fundit të “Keeping Up Ëith The Kardashians” Kim u shpreh se ishte e droguar gjatë xhirimit të videos.
26 Nëntor 2018, 21:03 -
100% tarifë për mallrat serbe, Bushati: Shqipëria mbështet Kosovën, por s’do të aplikojë të njëjtën gjë
Ministri Bushati u shpreh se Shqipëria mbështet vendimin e Kosovës për të vendosur 100% tarifë doganore për mallrat serbe, ndërsa shtoi se Tirana nuk do të aplikojë të njëjtën gjë për Beogradin.
26 Nëntor 2018, 20:53 -
Bushati te ‘5 Pyetjet’: Pro taksës së Kosovës për Serbinë, por Shqipëria s’e aplikon dot, me Greqinë vijojnë bisedimet
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” foli për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë, marrëveshjet që janë firmosur, kryesorja heqja e tarifave.
26 Nëntor 2018, 20:27 -
Drithëroi Barcelonën, Presidenti Meta dekoron brezin e artë të Flamurtarit
Presidenti Meta ka vlerësuar sot me çmimin “Kalorës I urdhrit të flamurit” klubin e futbollit Flamurtari. Ky vlerësim është bërë me motivacionin e rezultateve historike që vlonjatët kanë arritur në kupat e Europës gjatë sezonin 1986-1987.
26 Nëntor 2018, 19:54 -
Preken nga rruga Shkodër-Velipojë, banorët e Bërdicës: Dëmshpërblim sipas tregut ose bllokojmë punimet
Banorët e zonës që preken nga rruga e re Velipojë-Shkodër shprehin shqetësimet e tyre sa i përket dëmshpërblimeve për tokat të cilat janë marrë për të zhvilluar trasenë e rrugës. Ato thonë se deri tani nuk kanë marrë asgjë ndërkohë që kanë kaluar dy vite që prej fillimit të kësaj rruge.
26 Nëntor 2018, 19:35
