-
-
Çmimet e larta të frutave dhe perimeve në Tiranë, ankohen qytetarët: Janë të papërballueshme
Çmimet e disa prej frutave dhe perimeve në Tiranë kanë një diferencë të theksuar me ato nëpër rrethe. Nga një vëzhgim i bërë nga Report Tv, rezulton se preshi, lulelakra, dhe brokoli në tregun e Divjakës tregtohen me një çmim shumë më të ulët se në kryeqytet. Nga ana tjetër këtë vit nuk kemi një prodhim të qepës në vendin tonë, dhe si pasojë është importuar nga vendet fqinje çka ka sjellë edhe rritjen e çmimit të saj.
9 Shkurt 2019, 22:20 -
Muri i shembur në lagjen Kala të Elbasanit rrezik për kalimtarët, asnjë masë nga autoritetet
Në lagjen muzeale në Kalanë e qytetit të Elbasanit në një prej rrugicave të saj muri i një shtëpie të vjetër është shembur, ndersa pjesa tjetër e tij e mbetur akoma në këmbë rrezikon çdo dite banorët e kësaj lagje. Rruga Musa Kongoli sherben edhe për guidat truristike në lagjen muzeale.
9 Shkurt 2019, 20:46 -
Nga Cakaj te 'Unaza e Madhe'/ Meta flet te 'Zëri i Amerikës' për përplasjet me Ramën: Në Shqipëri nuk sundon ligji, por shumica
Presidenit Ilir Meta ka komentuar në një intervistë për Zërin e Amerikës, përplasjet me kryeministrin Edi Rama nga mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm e deri te Unaza e Madhe. Sipas tij, maxhoranca qeverisëse po vepron në shkelje me ligjin për rastin e banesave të "Unaza e Re", ndërsa shton se në Shqipëri nuk sundon ligji, por shumica.
9 Shkurt 2019, 20:02 -
Basha në Vlorë: Për krizën në arsim ka edhe PD mëkatet e saj, emëruam njerëz që s'kishin lidhje me detyrën
Kryedemokrati Lulzim Basha foli për problemet e arsimit në Shqipëri dhe shpalosi nga Vlora planin e tij për rregullimin e këtij sistemi. Ai tha se vendi ynë ka nevojë për një investim të fuqishëm në fushën e arsimit. Basha pranoi se edhe PD ka përgjegjësinë e saj për gjendjen ku ndodhet sot arsimi në vend.
9 Shkurt 2019, 18:33 -
U kap me 300 mijë paund drogë, arrestohet 'Skllavi' shqiptar që ruante fabrikat e kanabisit në Britani
Një 46-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi u kap në një fabrikë kanabisi në Britaninë e Madhe ku ju sekuestruan në total 360 bimë kanabisi që kapnin një vlerë prej 300 mijë paund.
9 Shkurt 2019, 18:02 -
-
-
'Një Lul për së mbari'/ Rama prezanton kolonjarin që ndërtoi jaht dhe 'thumbon' Bashën (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama prezanton një profesionist nga Kolonja i cili ka ndërtuar me duart e tij një jaht i cili sipas kreut të qeverisë është gati për të dalë në det. Rama bën ironi edhe me kreun e PD, Lulzim Basha, pasi mban të njëjtin emër me profesionistin.
9 Shkurt 2019, 16:32 -
Rama inspekton markatën e Korçës i shndërruar në treg modern dhe terminalin e ri të autobusëve (VIDEO)
Gjatë vizitës në Korçë, kryeministri Edi Rama ka inspektuar markatën e re i shndërruar në një treg modern i cili është presë tragtarët dhe qytetarët e parë. Gjithashtu, Rama ka inspektuar edhe punimet për ndërtimin e terminalit të ri të autobusëve në hyrje të qytetit të Korçës.
9 Shkurt 2019, 16:02 -
Rama: 'Lungo gjol' nga Pogradeci në Tushemisht, do presim zgjedhjet e qershorit për realizimin e projektit
E ndërsa prezantoi pikat kryesore të strategjisë, Rama në fund deklaroi se të gjitha projektet për Pogradecin presin fundin e qershorit për të marrë fuqinë e domosdoshme për një sinergji të re mes pushtetit vendor dhe atij qendror.
9 Shkurt 2019, 14:33 -
'Djali vjen me lekë me vete'/ Rama batuta gjatë dorëzimit të çeqeve të bebeve në Korçë (VIDEO)
Kreu i qeverisë bisedoi me mjekët dhe në fund tha se pavarësisht debateve për koncesionet, ato kanë mundësuar që spitalet të punojnë me pajisje bashkëkohore, teksa pajisjet ekzistuese datonin që nga bashkëpunimi komunist shqiptaro kinez.
9 Shkurt 2019, 12:41 -
U mbifaturua për energjinë elektrike, Rama: Marku, një tjetër arsye për të mos ngurruar ndaj shkeljes së të drejtave (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë historinë e një qytetari nga veriu i Zadrimës, për t'iu bërë thirrje qytetarëve që të mos ngurrojnë t'i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes Shqipëriaqëduam.al.
9 Shkurt 2019, 10:05 -
Dosja e plotë/ Misteri, kush nga kryepolicët refuzoi të përgjonte numrin e telefonit të Dritan Dajtit
Shqiptarja.com ka siguruar dosjen e plotë me rrëfimet e agjentëve, për atë se cfarë ndodhi para e pas masakrës së 7 gushtit në plazhin e Durrësit. Në dosjen e prokurorisë thuhet se sipas dëshmisë oficerëve në 7 gusht ishte dhënë urdhëri për gjetjen e një shtëpie me qera shumë pranë Dajtit, për ta vëzhguar këtë të fundit. Plani më pas ka ndryshuar, duke urdhëruar arrestimin e tij. Madje në rrugë operative janë gjetur disa numra me qëllim vënies në përgjim të Dajtit, por çuditërisht nuk është vepruar nga strukturat e larta.
9 Shkurt 2019, 08:14 -
KLSH:Tatimet abuzojnë me rimbursimet e TVSH-së për bizneset
Shteti rezulton në vitin 2017 me 91 milionë euro detyrime. Nga auditimi konstatohet se, sipas të dhënave elektronike të DPT të gjeneruara prej sistemit informatik, 586 raste që përfaqësojnë rreth 50% të vlerës së rimbursimit, kanë tejkaluar afatet e rimbursimit.
9 Shkurt 2019, 07:38 -
-
-
Thaçi për taksën ndaj Serbisë: Ta pezullojmë përkohësisht, të respektohet kërkesa e SHBA-ve
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për media pas kthimit nga SHBA-të ku theksoi se duhet të dëgjohet edhe këshilla e ndërkombëtarëve, për pezullimin e taksës ndaj Serbisë, për mallrat serbe, pasi kjo do t'i hapte rrugën zhvillimit të dialogut në Bruksel.
8 Shkurt 2019, 17:36 -
-
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Mundësi e re punësimi, Rama fton të rinjtë: Hidhini një sy (VIDEO)
Kryeministri Rama ka ftuar personat nga 21 -26 vjeç të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” t’i hedhin një sy programit dhe të aplikojnë.
8 Shkurt 2019, 16:25 -
Zbardhjet dosja/ Ja çfarë vodhi ish-gjyqtari i Kushtetueses Thanza 19 vite më parë në Itali
Produkte kozmetike dhe rroba janë sendet e vjedhura në Itali 19 vjet më parë nga ish-gjyqtari Kushtetues dhe i Lartë Admir Thanza. Thanza po gjykohet në Shqipëri për fshehjen e këtij dënimi ndërsa në korrik të 2018-ës u shkarkua nga vettingu. ReportTv ka siguruar dënimin italian ku rezulton se ndaj Thanzës kishte 2 muaj burg dhe 100.000 lireta gjobë.
8 Shkurt 2019, 14:49