-
Qeveria miraton kompensimin për policët e emëruar larg vendbanimit, u paguhet kostoja e transportit e qiraja e banesës! Pagesë mujore dhe gruas nëse humb punën
Me një vendim të posaçëm, qeveria përcakton kriteret e kompensimit për efektivët e policisë që punojnë larg shtëpisë. Pagesat nisin 10 deri në 30 mijë lekë pagesë për udhëtimin drejt vendit të punës në varësi të largësisë. Policëve të transferuar u sigurohet banesë ose u paguhet qiraja dhe pagë marrin dhe bashkëshortët/tet që humbin punën nga transferimi.
20 Mars 2025, 21:47 -
-
Viti 2025 i mbarë për thesarin, por jo për investimet publike! Në dy muaj u mblodhën 1.1 mld €, konsumi e tatimi i pagave rrisin të ardhurat
Viti 2025 ka nisur i mbarë për buxhetin e shtetit, pasi po mblidhen më shumë para, por nuk po realizohen investimet publike. Ministria e Financave thotë se në dy muajit e parë të vitit u mblodhën 1.1 miliardë euro ndërsa institucionet kanë shpenzuar vetëm 940 mln euro, ngecja më e madhe është tek investime publike.
20 Mars 2025, 16:43 -
Meta nis fushatën nga ‘313’: Partia e Lirisë në Tiranë të marrë 50 mijë vota sa në 2017! Kreu i PL në ‘delir’: Shqipëria Madhështore fiton 84 mandate
Ilir Meta i kërkon të tijve që të marrin rezultatin e 2017 në qarkun e Tiranës, me 50 mijë vota, për t’i prodhuar koalicionit me PD, jo 3, aq sa emra kanë në listë, por 5 mandate deputetësh.
20 Mars 2025, 15:49 -
-
A rrezikohen vota të pavlefshme? Kume: Nuk duhej një fletë votimi kaq e madhe! Në Tiranë do jetë e vështirë të administrohet nga zgjedhësit
Ish kryetari i KQZ, Kristaq Kume thotë se fleta e votimit nuk duhej të ishte kaq e madhe, pasi përveç kostos, mund të sjellë problematika për zgjedhësit, kryesisht ata të moshës së madhe.
20 Mars 2025, 14:04 -
-
-
-
‘Plumbi i artë’/ Dumani: Më dhanë 100 mijë euro për vrasjen e shokut tim Shkoza! Komisari Lamaj më ra në hak! Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam 120 minuta incizime
Seanca në GJKKO për të penduarin e drejtësisë shënon tjetër përplasje me të pandehurit në sallë. Teksa Nuredin Dumani rrëfeu njohjen me killerin Henrik Hoxhaj nëpërmjet Festim Qolit, shprehet se u gëzua për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, se i kishte rënë në hak. Dëshmia shkaktoi irritimin e Enver Divës, që tha se e ka inçizuar Nuredinin
20 Mars 2025, 11:49 -
-
Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut, sot përcillen në banesën e fundit 30 prej të rinjve
Tridhjetë nga të rinjtë që humbën jetën si pasojë e flakëve që përfshinë lokalin e natës ‘Pulse’, Maqedoni e Veriut do të përcillen sot në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit në Koçan do të mbahet në orën 12:00 dhe me të cilën do të udhëheqë kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Kryepeshkopi Stefan
20 Mars 2025, 11:43 -
-
-
Korçë/ Zjarri rrafshon stallën dhe shkrumbon të gjallë 35 derra! Fermeri: Mund të jetë edhe i qëllimshëm, dëmi rreth 90 mijë euro! Investova gjithçka, pres ndihmë nga Bashkia (VIDEO)
Shkëndija elektrike shkrumbon stallën dhe djeg të gjallë 35 kokë derra, së bashku me bazën ushqimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Ravonik të Korçës. Fermeri Daniel Frashëri shprehet për Report Tv se nuk ka konflikte, por dyshon se ngjarja mund të jetë edhe e qëllimshme. Ai shton se pret rezultatet e hetimit, kurse dëmi është i konsiderueshëm
20 Mars 2025, 10:15 -
VIDEO/ 4 të rinj vdesin në aksident tragjik në Fushë-Prezë, 2 prej tyre vëllezër! Mjeti shpërthen në flakë pas përplasjes! Shoferi i betonieres pa patentë, ndaloi në rrugë pa bllokazh
4 të rinj të moshës 20 deri 25 vjeç humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që u shënua pranë mesnatës në Fushë-Prezë. Një automjet u përplas me një betoniere duke shpërthyer në flakë ndërsa 4 të rinjtë u dogjën brenda mjetit. Dy prej tyre janë vëllezër. Shoferi i betonieres u largua nga vendi i ngjarjes, por u vu në pranga më pas.
20 Mars 2025, 06:49 -
-
-
Kosovë/ Kërkoi anulimin e afro 19 mijë votave të LDK-së e rivotim me postë, Kurtit i refuzohet kërkesa
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa njoftoi se refuzoi si të pabazuar ankesën e LVV-së të paraqitur kundër KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet, ku pati kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për LDK-në dhe kandidatët e saj, gjithsej 18,933 vota dhe që këto të largoheshin nga rezultatet përfundimtare.
19 Mars 2025, 17:42 -
Tragjedia me 59 viktima në Koçan/ Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës: Klubet në Tiranë kanë siguri, ligji i detyron bizneset të pajisen me certifikata
Ngjarja e rëndë në Maqedoninë e Veriut, ku 59 të rinjtë humbën jetën pas zjarrit që ra në një klub nate si pasojë e fishekzjarrve, ngriti shqetësimin për sigurinë në klubet e natës. Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës tha se masat për mbrojtjen e zjarreve në klubet në Shqipëri janë të mira.
19 Mars 2025, 14:24 -
Ekskluzive/ Në Kuvend marrëveshja për degën zyrtare në Shqipëri, zv. drejtori i BEI për Report Tv: Fokus transformimi i hekurudhave! Durrës-Prishtinë? Të hapur
Në një kohë kur marrëveshja për zyrtarizimin e degës në Shqipëri si vend pritës, Banka Evropiane e Investimeve pritet të financojë një sërë projektesh të mëdha në Shqipëri, nga ato hekurudhore apo tek projektet e sigurisë ajrore . Zëvendëspresidenti i BIE ka thënë për Report TV se ata do të mbështesin Shqipërinë drejtë anëtarësimit në BE, ndërsa pyetjes së Repoert Tv për hekurudhën Durrës-Prishtinë iu përgjigj 'jemi të hapur për projekte të mëdha'.
19 Mars 2025, 14:06