-
Biznesmeni Samir Mane takim me studentët, këshilla dhe ide për t’u bërë sipërmarrës të suksesshëm
Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, u prit nga mbi 120 studentë dhe stafi i një Universiteti privat në Tiranë, me ftesë të këtij të fundit për të zhvilluar një një Forum të Hapur me tëmë “Nga Student në Sipërmarrës, Rrugëtimi për të Ndërtuar një Biznes të Suksesshëm”.
1 Qershor 2022, 17:10 -
Nis në Tiranë Java Kulturore Italiane, ndizen ‘Ndriçuesit e Puglias’! Ambasadori Bucci: Jetët tona mbushen me simbole, na presin 7 ditë feste
Ndezja e ndriçuesve të Pulias – ose siç njihen ndryshe ‘le luminarie di Puglia’ - dje në mesnatë, në pedonalen e Kalasë së Tiranës, shënoi fillimin e “Javës së Kulturës Italiane”, me 54 evente kulturore, artistike dhe sociale. Në shoqërinë e ambasadorit të Italisë, Fabrizio Bucci dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti, Kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësoi miqësinë mes dy popujve dhe premtoi se Java e Kulturës Italiane do të jetë një javë për të mos u humbur në Tiranë.
1 Qershor 2022, 15:44 -
-
Operacioni 'Shpirti', të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit! Kërkon edhe konfiskim të pasurive
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për 8 nga 31 të pandehur total të operacionit “Shpirti”, të cilët akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
1 Qershor 2022, 15:13 -
-
‘Rithemelimi’ e zgjodhi anëtare kryesie, Zhupa: Detyra jonë të shkojmë drejt bashkimit, ajo kryesi përfaqëson 100% të demokratëve
Deputetja Ina Zhupa ka folur për herë të parë pasi u zgjodh anëtare në kryesinë e Partisë Demokratike. Zhupa tha se duhet të shkojnë të gjithë drejt bashkimit, dhe ajo kryesi përfaqëson 100% të demokratëve
1 Qershor 2022, 13:24 -
-
A po lufton batalioni bullgar në Ukrainë apo vetëm në Facebook?
Batalioni i Huaj Maqedono-Bullgar, megjithatë, duket se nuk është në mesin e forcave të huaja. Pasi u përball me pyetje në Parlament në muajin prill lidhur me këtë forcë të supozuar luftarake, ministri bullgar i Mbrojtjes, Dragomir Zakov, tha se fotografitë e postuara në Facebook ishin të rreme. Disa analistë analizuan fjalët e Zakovit, duke theksuar se ai tha se fotografitë ishin të rreme, por nuk deklaroi në mënyrë eksplicite nëse ky batalion është po ashtu i rremë.
1 Qershor 2022, 12:27 -
-
Gjykata e Strasburgut dënon Shqipërinë për diskriminimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën 'Naim Frashëri' në Korçë
Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut shpalli fajtor të martën shtetin shqiptar për shkelje të nenit 1, protokolli 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi u gjet fajtore për fenomenin e racizmit, ndarjen e fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollën fillore ‘Naim Frashëri’ në Korçë
1 Qershor 2022, 09:55 -
-
Fifi reagon për kritikat për lidhjen me Adisin: Më lini të jetoj! Adrola, një prej femrave më të bukura që sytë e mi kanë parë
Këngëtarja e njohur Fifi ka nisur historinë e dashurisë me Adis Patushin që prej daljes nga Big Brother, por shpesh herë është përballur me kritika nga më të ndryshmet nga ndjekësit e saj. Një prej tyre i shkruan se do t'i ngelet në dorë Adisit dhe për këtë ka zgjedhur të reagojë këngëtarja për të sqaruar të gjithë se po bën jetën e saj.
1 Qershor 2022, 08:00 -
-
Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, mund 2-1 Laçin në kohën shtesë! Ndeshja i pa të gjithë, ndërpritet për shkak të flakadanëve dhe futjes së tifozëve në fushë
Për të dytën herë radhazi Vlaznia ja ka dalë që të qojë në shtëpi kupën e Shqipërisë, duke mposhtur në një finale plot emocion Laçin me një rezultat 2-1 në një ndeshje që i kishte të gjitha.
31 Maj 2022, 19:36 -
Shqipëria drejton në qershor Këshillin e Sigurimit, Rama takon në New York Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Krenar, arritje përtej çdo lloj imagjinate
Kryeministri Rama është takuar sot në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillin e Sigurimit.
31 Maj 2022, 16:48 -
Takimi 2-ditor, BE-ja kërkon mënyra të reja për të ndihmuar Ukrainën
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian vazhduan sot një takim dy-ditor të nivelit të lartë që synon të ndëshkojë Rusinë pas sulmit të Ukrainës dhe të forcojë ekonominë e shkatërruar të vendit. Udhëheqësit e BE-së ranë dakord të hënën vonë të ndalojnë dy të tretat e importeve të naftës ruse, duke patur parasysh efektet ekonomike në disa vende të bllokut, që varen më shumë nga furnizimet ruse me naftë.
31 Maj 2022, 16:39 -
Përdorën spitalin e Lushnjës dhe administratën për fushatë zgjedhore, KAS gjobit kryebashkiaken e Lushnjës dhe Sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë
Më 100 mijë lekë është dënuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kryetarja e bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa, pasi më 26 shkurt 2022 gjatë fushatës elektorale, përdori ambientet e Spitalit Lushnjë dhe përdorim të detyruar në fushatë zgjedhore të administratës shtetërore brenda orarit të punës. Pra, ka përdorur burime publike në mbështetje të fushatës së saj zgjedhore. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës dhe gjobitjen me 100. 000 (njëqindmijë) lekë, pra dyfish.
31 Maj 2022, 15:41 -
-
Publikohet teksti i rezolutës së Rithemelimit për gjenocidin serb në Kosovë! Firma e Berishës e para ndër propozuesit
Rithemelimi ka publikuar tekstin e kërkesës për mocion ndaj Kuvendit të finalizuar me rezolutë ku kërkon denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë. Kërkesa kryesohet nga firma e Sali Berishës, ndërsa është firmosur edhe nga 10 deputetë të tjerë
31 Maj 2022, 11:16 -
-
Report Tv denoncoi abuzimin me çmimin e vajit të misrit, thirrja e Braçes: Blini vajin tonë të ullirit, i jashtëzakonshëm për t'u ushqyer dhe kursyer
Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas vëzhgimit të Report Tv nga gazetarja Eliza Gjediku për abuzimin që tregtarët po bëjnë me çmimin e vajit të misrit, produkt që është i pakontrolluar nga Bordi për çmimet. Me anë të një video në Facebook, Braçe i bën thirrje qytetarëve që të blejnë vaj ulliri në vendin tonë në mënyrë që të kursejnë dhe të ushqehen shëndetshëm pasi shitet 100-150 lekë më lirë se vaji i misrit.
31 Maj 2022, 09:46
