-
Llogaraja pamje mahnitëse, bora arrin 15 cm, por braktiset nga pushuesit! Pronarët e bizneseve: S'ka njerëz se është rritur çmimi i naftës
Prej 3 ditësh, Llogaraja e Vlorës ofron pamje mahnitëse, duke u veshur me petkun e bardhë, që zbukurohet edhe më shumë me diellin "tekananjoz", që herë del dhe herë largohet.
9 Mars 2022, 11:41 -
Rekord çmimi i naftës, shtrenjtohet bileta e linjave interurbane thuajse në të gjithë vendin
Me rritjen e çmimit të naftës nga dita në ditë, linjat interurbane kanë shtrenjtuar biletën e udhëtimit, kryesisht me 100 lekë. Por kjo duket e gjitha një situatë abuzive, pasi shumë operatorë të tjerë nuk i kanë ndryshuar çmimet duke ju trembur një gjobe nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
9 Mars 2022, 10:49 -
Eduard Zaloshnja: Opozitës i duhet një lider i ri! Jo thjesht në moshë…
Në përfundim të numërimit të votave të 6 marsit, “tifozët” brenda rradhëve të opozitës, me shumë gjasa, kanë qenë të fiksuar tek raporti i votave mes kandidatëve të përkrahur nga Berisha dhe atyre të përkrahur nga Basha. Ky raport doli afërsisht 2 me 1
9 Mars 2022, 10:44 -
-
-
-
Bombardohet spitali në Mariupol, fëmijë nën rrënoja! Zelensky: Kompromis, por pa tradhtuar vendin! Pentagoni: Avionët polakë s'do dërgohen në Kiev, me rrezik
Reparti i një materniteti dhe e pediatrisë së një spitali janë shkatërruar në një sulm ajror në qytetin jugor të Mariupolit. Sipas zyrtarëve ukrainas, nën rrënoja ka edhe fëmijë. Ministrat e Jashtëm Lavrov dhe Kuleba kanë mbërritur në Antalia për bisedimet që do zhvillohen nesër. Kremlini ka thënë se është gati për bisedime, por Krimea dhe Donbasi duhen njohur.
9 Mars 2022, 07:29 -
FOTO/ Me armë në duar për të mbrojtur lirinë, 8 marsi ndryshe në Ukrainë
Dita e gruas, 8 marsi vjen ndryshe në Ukrainë. Në një kohë kur gratë në të gjithë botën luftojnë për të forcuar edhe më tej të drejtat e tyre në shoqëri, gratë në Ukrainë po luftojnë për lirinë e tyre, po luftojnë për të mbrojtur familjen dhe popullin ukrainas.
8 Mars 2022, 18:47 -
Sulmi mbi konsullatën e nderit në Kharkiv, Konsulli shqiptar për Report Tv: Bombardimi jo i rastësishëm, mund të jetë nxitur nga qëndrimi i Shqipërisë kundër agresionit rus
Tre bomba të lëshuara nga forcat ushtarake ruse kanë shkatërruar Konsullatën tonë të Nderit në Kharkiv. Konsulli shqiptar i nderit në Ukrainë, Shahin Omarov ka dhënë për Report Tv arsyet se përse mund të jetë bombarduar konsullata.
8 Mars 2022, 18:42 -
Grupi BALFIN zotohet për rritjen e fuqizimit të grave në vendin e punës
Gjatë një takimi me përfaqësues të UN Women në Shqipëri, Edlira Muka, Drejtore Ekzekutive e Grupit BALFIN, u shpreh se Grupi BALFIN po krijon një mjedis pune ku të gjithë individët mund të shprehin më të mirën e aftësive të tyre, duke inkurajuar fuqizimin e grave në të gjitha kompanitë e Grupit dhe duke u kujdesur që kontributi i tyre të vlerësohet siç duhet.
8 Mars 2022, 18:17 -
-
Privatizimi i Kompleksit Partizani nga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, SPAK po e heton për pastrim parash (DOKUMENTI)
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash. Prokuroria e Posaçme i ka kthyer përgjigje Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës i cili më 18 shkurt i dërgoi një letër ku kërkonte informacione se çfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020 për privatizimin e kompleksit Partizani nga Familja Berisha. Në përgjigjen kthyer Ballës, SPAK thotë se kjo çështje është ende nën hetim.
8 Mars 2022, 16:20 -
-
-
-
-
Konsullata e nderit e Shqipërisë në Ukrainë shkatërrohet plotësisht nga bombardimet ruse! Ministria e Jashtme: Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi (VIDEO)
Konsullata e nderit e Shqipërisë në qytetin e Kharkivit në Ukrainë është dëmtuar nga sulmet ajrore ruse. Denoncimin e ka bërë Ministria jonë e Jashtme. Ministria nuk tha nëse ka pasur viktima apo të plagosur si rezultat i prishjes së ndërtesës, por ka dhënë pamje nga vendi i ngjarjes.
7 Mars 2022, 19:31 -
-
-
-
Më 123 vota pro, Shqipëria miraton rezolutën për dënimin e agresionit rus në Ukrainë! Duartroket ambasadori ukrainas! Rrëzohet amendamenti i LSI për dalje nga 'Open Balkan'
Kuvendi është mbledhur sot në 17:00 në seancë plenare dhe me 123 vota pro ka miratuar rezolutën në mbështetje të Ukrainës. Në rezolutën e poropozuar nga mazhoranca dënohet agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe shkelja e rëndë nga ana e Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar. Kjo rezolutë është dakordësuar nga 4 grupet parlamentare.
7 Mars 2022, 16:49
