-
-
Zjarr dhe të shtëna me armë përpara Parlamentit në Serbi, plagoset një person! Arrestohet autori (FOTO+VIDEO)
Autori fillimisht i vendosi flakën një tende të ngritur përpara parlamentit ku dhe hodhi brenda një grusht me plumba ndërsa më pas qëlloi me armë zjarri. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm.
22 Tetor 2025, 12:02 -
-
Erion Braçe tregon prapaskenat e zgjedhjes së Ramës si kryetar i PS 20 vite më parë: Nuk do ta harroj Tiranën atë natë! Ai është më fituesi në histori (VIDEO)
Në një postim në rrjete sociale, Braçe rikujton prapaskenat e zgjedhjes së Ramës nën drejtimin e PS-së, në një kohë kur sapo kishte pësuar disfatë në zgjedhje e ndërsa sot gëlon nga suksesi.
22 Tetor 2025, 10:55 -
Ekspozohen fotografitë e rralla për Shqipërinë e vitit 1921! Dëshmitë e antropologut të njohur zviceran, Eugene Pittard
Ekspozohen për herë të parë në Tiranë, 237 fotografi të antropologut zviceran Eugène Pittard, i cili udhëtoi nëpër Shqipëri një shekull më parë bashkë me gruan e tij. Fotografitë janë ruajtur për dekada në Muzeun Etnografik të Gjenevës dhe janë një thesar historik dhe fotografik i rrallë që rrëfejnë Shqipërinë e vitit 1921.
22 Tetor 2025, 10:37 -
-
-
-
-
Durrës/ Vriten me armë zjarri dy të rinj pranë një karburanti në Manëz, shpallet në kërkim një 21-vjeçar! Kamarieri: Konflikti nisi për një kafe (EMRAT+VIDEO)
Sherri nisi fillimisht për një kafe në lokal. 21-vjeçari Daniel Pepa debaton me kamarierin për kafen. Ndërhyn 33-vjeçari Flori Paluçi, ky nxjerr armën dhe vret Aranit Kurtin që shoqëronte Pepën. Më pas ky i fundit, shkon e merr armën në makinë dhe vret Paluçin. 7 të shoqëruar në polici.
22 Tetor 2025, 07:23 -
Rishikimi i buxhetit/ Kujt ju hoqën e kujt ju dhanë fondet? Marrin para ministritë e reja të krijuara në shtator
Ministria e Mjedisit, e cila deri në shtator ka qenë një me turizmin tanimë ka buxhet të veçantë, që shkon në 2 miliardë e 966 milionë euro. Ministria e Arsimit tashmë është e ndarë nga sporti dhe do të ketë buxhet 61 miliardë lekë.
22 Tetor 2025, 07:13 -
-
60-vjetori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore, Gonxhja: Zgjerojmë zonat e mbrojtura
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shënon 60-vjetorin e tij. I themeluar në vitin 1965 si Instituti i Monumenteve të Kulturës, institucioni qendror për mbrojtjen, konservimin dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, ai vijon të zerë një vend të veçantë në kulturën shqiptare.
21 Tetor 2025, 21:07 -
-
Stoku i dosjeve në gjykata/ Avokati Pjetra për Report Tv: 80 mijë vetëm në Apel, KLP të marrë masa! Duka: Drejtësia në kolaps, ka mungesë magjistratësh (VIDEO)
Për avokatin Alfred Duka, drejtësia ndodhet në kolaps dhe se mijëra dosje janë në pritje. Sipas tij në gjykata ka mungesë magjistratësh, ndërsa theksoi se prokurorët dhe gjyqtarët që janë kanë ngarkesë të jashtëzakonshme pune.
21 Tetor 2025, 18:01 -
Kongresi Botëror i së Drejtës vjen në Tiranë në 2027-ën, Lamallari: Shqipëria afirmohet si partner i besueshëm në mbrojtjen e shtetit të së drejtës
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti në një takim drejtoreshën Ekzekutive të Fondacionit Botëror të Ligjit, Angela Montoya, fondacion i cili po organizon këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën juridike i mbështetur gjithashtu nga Kombet e Bashkuara.
21 Tetor 2025, 15:11 -
Rishikohet përsëri buxheti, 97 mln euro bonus pensionistëve për fundvit! Qeveria i jep 30 mln euro Albcontrol pas bllokimit të llogarive
Buxheti i shtetit rishikohet për herë të tretë brenda këtij viti. Akti normativ, parashikon një rritje të ndjeshme të të ardhurave dhe shpenzimeve. Ministrisë së Infrastrukturës i jepen rreth 6 mld lekë shtesë, mes projekteve që pritet të financohen janë edhe rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me koridorin VIII.
21 Tetor 2025, 13:21 -
-
Festivali i Gjuhës Italiane 'Treccani' mbërrin në Tiranë! Alberti: 68 mijë studentë shqiptarë studiojnë italishten
Për gjuhën italiane diskutohet në një festival që synon të nxisë shkëmbimin kulturor midis dy brigjeve të Adriatikut dhe të rrisë njohuritë e italishtes jashtë Italisë, në një vend ku gjuha italiane ka rrënjë të thella historike.
21 Tetor 2025, 11:33 -
-
Fier/ Shtatë ditë në grevë urie, vijon të mbetet e rëndë gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Bankers: Jemi shumë të lodhur! (VIDEO)
Gjendja shëndetësore e punonjësve grevistë vijon të mbetet e rënduar; tre prej tyre kanë marrë trajtim mjekësor me injeksione, ndërsa një punonjës është dërguar në spital pasditen e djeshme pas humbjes së ndjenjave dhe lëndimit fizik
21 Tetor 2025, 10:41