-
-
-
Rama nga Lezha: Ëndrra që më lë pa gjumë, sigurimi masiv i vaksinës! Basha t’u tregojë shqiptarëve një gozhdë që ka ngulur në mur! Rindërtimi i pandalshëm
Kryeministri Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Lezhë, tha se synohet që të arrihet vaksinimi masiv ndaj Covid 19, për të shpëtuar edhe sezonin turistik. Rama u ndal edhe në akuzat politike, duke sfiduar Bashën për ti treguar punët e bëra
7 Mars 2021, 10:18 -
Sot 7-Marsi, uron politika! Rama: Më e mira është ende përpara! Meta nderon mësues dhe pedagogë në Korçë! Ministrja Kushi: Falënderime dhe mirënjohje për sakrificën
Si sot 134 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare. Me rastin e 7-Marsit që njihet si festa e mësuesit kanë uruar të gjithë drejtsuesit politikë në vend.
7 Mars 2021, 08:36 -
-
Festivali më i madh muzikor në Itali, Ermal Meta ‘rrëmben’ vendin e tretë në Sanremo!
Në edicionin e 71 të festivalit më të madh muzikor në Itali, Sanremo këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Ermal Meta fitoi vendin e tretë, me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’. Vendi e parë dhe biletën për të përfaqësuar vendin në Eurovision, e mori grupi Maneksi me këngën “Zitti e buona”. Pavarësisht pandemisë dhe mungesës së publikut, emocionet muzikore nuk munguan
7 Mars 2021, 07:32 -
Sanremo, Ermal Meta flet shqip para finales: Ju falenderoj shumë të gjithëve
Këngëtari shqiptar, Ermal Meta i cili kryeson listën e 10 këngëve më të mira në “Sanremo 2021”, në klasifikimin e përgjithshëm para finales me këngën “Un milione di cose da dirti”, ka dalë me një video mesazh para spektaklit, ku flet shqip.
6 Mars 2021, 22:21 -
Nisma Thurje prezanton ekipin e 25 prillit, njihuni me 12 kandidatët e njohur! Lista me 180 emrat zyrtarë dorëzohet të hënën në KQZ
Nisma Thurje prezantoi gjatë kësaj të shtune kandidatët kryesorë që do të kryesojnë listat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Sot janë prezntuar 12 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, të kësaj force politike në rang vendi.
6 Mars 2021, 22:10 -
Numër i ulët i të shëruarve nga COVID në Maqedoni! Mbi 23 mijë raste të reja në 24 në Itali dhe 307 viktima
Numër i ulët i të shëruarve është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Nga të dhënat që u publikuan nga Ministria e Shëndetësisë, nga Covid-19 janë shëruar vetëm 186 pacientë.
6 Mars 2021, 21:59 -
‘Shqipëria e para në botë për koncesione’, Basha: PPP-të një bombë me sahat, kanë kosto që rriten pa kontroll
Këtë mbrëmje kryedemokrati Lulzim Basha akuzon qeverinë lidhur me koncesionet. Me anë të një postimi në “Instagram” Basha shkruan se Rama sipas tij ka dështuar më shumë se 100 herë në tetë vjet qeverisje
6 Mars 2021, 20:36 -
Banorët e 400 pallateve në Durrës futen në shtëpi! Sako tregon çfarë po ndodh: 500 banesa individuale po rindërtohen! 4800 familje me bonus qiraje
Ka kaluar një vit nga dita që kur procesi i rindërtimit nisi zyrtarisht dhe në Durrës banorët e 400 pallateve të dëmtuara janë futur në shtëpi. Kryetarja e Bashkisë Emirjana Sako tregon se si po veprohet me me bonusin e qirave e deri tek investime nga e para
6 Mars 2021, 19:57 -
Rama apel politikanëve nga Brindizi: Varkat me emigrantë nuk sjellin fundin, s'duhen parë me urrejtje! Të ndërtojmë muze për të kujtuar eksodin e shqiptarëve
Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Itali është ndalur në Brindizi, aty më 7 mars 1991 zbarkuan 18 mijë shqiptarë. Për të kujtuar këtë datë historike kryeministri kërkoi ngritjen e një muzeu historik në qytetin italian që ta shohin jo vetëm ato që banojnë aty, por edhe vizitorët
6 Mars 2021, 16:42 -
Gafa e Bashës: Ta bëjmë ditën natë! Rama tallet: E sigurt që ti e bën! Mbretëria e gjumit (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama është tallur me kryedemokratin Lulzim Basha i cili ka bërë një gafë në prezantimin me të rinjtë. Ai është shprehur se do e “bëjë ditën natë”, në vend që të thoshte “natën ditë”.
6 Mars 2021, 15:11 -
-
Basha: Sfida më e madhe pas 25 prillit do të jetë frenimi i ikjes së të rinjve, do të abrogojmë ligjin për Arsimin e Lartë (VIDEO)
Lideri i opozitës hodhi akuza kundrejt kreut të qeverisë, për largimin e të rinjve nga vendi, dhe se sipas Bashës që të fitojë rinia shqiptare, që të fitojë Shqipëria, duhet të largojmë Edi Ramën
6 Mars 2021, 12:45 -
Shuhet në moshën 90-vjeçare 'Mbreti i Tangos' Rudolf Stambolla (VIDEO)
Është shuar në moshën 90-vjeçare këngëtari i njohur Rudolf Stambolli. Artisti i vlerësuar, si mbreti i tangos, në vitet ’60 regjistroi mbi 35 këngë në Rumani, Bullgari, Çeki, Lituani dhe Rusi, që do të trashëgohen brez pas brez
6 Mars 2021, 12:32 -
-
Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë/ I qetë, me maskë anti-COVID, lihet në burg bashkëpunëtori i autorëve! I ndihmoi të largoheshin nga vendngjarja (VIDEO)
I qetë, me maskë anti-COVID, ka dalë ditën e sotme përpara trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë, Hans Andi Jonusi. Gjyqtari i çështjes, Albert Spiro ka pranuar kërkesën e Prokurorit, Kledjan Llaho duke e lënë në “arrest në burg”.
6 Mars 2021, 11:21 -
30 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, Rama merr çmimin ‘Rrënjët e Puglias’! Di Maio: BE të mos e quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria është jashtë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e përkujtim të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puljas, në Këshillin Rajonal të Puljas, krah ministrit të Jashtëm italian, mikut Luigi di Maio dhe Kryetarit të Këshillit, Michele Emiliano.
6 Mars 2021, 09:33 -
Tragjedi në Mirditë, 3 anëtarët e një familje ndërrojnë jetë nga COVID brenda një jave! U infektuan në ceremoninë mortore
3 anëtarë të familjes Cara në Rubik kanë humbur jetën brenda një javë. Babai dhe djali u ndanë nga jetë në të njëjtën ditë, ndërsa këtë të shtunë edhe nëna u përcoll nga të afërmit
6 Mars 2021, 09:08 -
Aksident me 3 viktima në Rrogozhinë! Humbin jetën çifti i bashkëshortëve dhe oficeri i burgut të Peqinit! I plagosur edhe 1 fëmijë (VIDEO)
Nga përplasja e dy mjeteve kokë më kokë, ka mbetur i pajetë oficeri i burgut të Peqinit Tonin Mëhilli që drejtonte mjetin tip "Audi" dhe Merushe Koni e cila ishte pasagjere në automjetin "Mercedez Benz" që drejtohej nga bashkëshorti i saj. Të plagosur kanë mbetur, drejtuesi i Benz-it dhe një tjetër pasagjer i këtij mjeti që po marrin mjekim në spitalin e Durrësit. 6 viktima në 24 orë nga 2 aksidente rrugore në vend.
6 Mars 2021, 07:48
