-
Azilantët në BE, pandemia nuk ndalon shqiptarët të largohen nga vendi
Jo vetëm turizmi por edhe emigrimi është ulur ndjeshëm për shkak të pandemisë. Në një raport të publikuar nga Zyra Evropiane për Azilin (EASO), bëjnë të ditur se në vitin 2020 kishte gjithsej rreth 6600 aplikime dhe ri aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga shtetet anëtare të BE, një rënie prej pothuajse 66 % në raport me vitet e mëparshme.
9 Mars 2021, 13:51 -
Rama: Kush është në listë nuk ka kontestuar, kush ka kontestuar nuk është në listë! PD zhgënjyese, emra për të mos i ngelur hatri! LSI njerëz me dosje nga SPAK e OFL
Teksa 160 zgjedhjet e Partisë Socialiste i konsideron si fuqia e vetëndryshimit, për Kryeministrin Edi Rama lista e PD është shumë zhgënjyese, ndërsa për atë të LSI thotë se dhe LSI thotë se është e mbushur me emra nën hetim nga SPAK dhe OFL. Duke folur për listën e Qarkut të Tiranës, Kryeministri tha se kryeqytetasit janë para një zgjedhjeje, ata do të duhet të vendosin mes 1 nga 2 pensionistët, Sali Berishën ose Luljeta Bozon.
9 Mars 2021, 13:35 -
‘LSI më largoi në mënyrë tinëzare’, Nasip Naço për Report Tv: Kërkonin të më kandidonin në Durrës! Nuk jam rrogëtar, s'bëhem vasal i askujt
Në një intervistë për Report Tv, Naço pranoi se largimi nga LSI nuk ka qenë i lehtë, por kjo sipas tij ka ardhur për shkak të eksperimenteve të ndërmarra pas 2017 nga kjo parti. Madje Naço shtoi se atij i është kërkuar që të kandidojë në Durrës, duke humbur kështu elektoratin që ka në Berat dhe pa asnjë koment janë larguar të gjithë drejtuesit e qarkut në Berat.
9 Mars 2021, 12:50 -
Veliaj për Report Tv: PD të njëjtat fosile, te LSI emra të dosjeve të SPAK! Listat të hartuara nga dhëndurët e kunetërit e Gjiri i Lalzit! PS, kandidatë me vlera
Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht drejtues politk i qarkut, Erion Veliaj e ka konsideruar listën e PS-së për kandidatët për deputet si "listë vlerash". Nuk ka të njëjtën mendim për listën e PD dhe LSI-së, të cilat i komenton me ironi. Emrat e demokratëve i quan "fosile", e ndërsa emrat e LSI-së, "si të inkriminuar" që kanë dosje në SPAK.
9 Mars 2021, 12:40 -
Jo vetëm kandidatë pa i pyetur/ Pritja deri në minutën e fundit, Lulzim Basha dorëzon në KQZ 24 emra pa atësi dhe datëlindje, disa edhe pa gjini
Mbrëmë Lulzim Bashës iu desh të priste sekondën e fundit të afatit për të dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Mbase edhe si një taktikë për të mos agravuar përplasjen brenda PD-së, Basha ka bërë të njëjtën gjë si në zgjedhjet e kaluara, duke i 'surprizuar' të gjithë në momentet e fundit.
9 Mars 2021, 11:12 -
U arrestua i dehur në timon, detyrim paraqitje për kandidatin e LSI në Elbasan, Sokol Skurën
Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje', për kandidatin e LSI-së, Sokol Skura, i cili u arrestua 2 ditë më parë i dehur në timon. Seanca për Skurën u zhvillua ditën e sotme me gjyqtare të çështjes, Zamira Vyshka.
9 Mars 2021, 10:47 -
Si e ndikoi 'sulmi' i Edi Ramës, renditjen e partive aleate në listën e PD-së!
E hëna e 8 marsit ishte e ethshme në kampin opozitar. Nën ankthin e listave nuk ishin vetëm kandidatët demokratë, të cilët kanë 8 vite që sorollaten rrugëve të opozitarizmit, po edhe kandidatët e partive aleate me PD-në. Askush nuk kishte garanci se në çfarë renditje do e kishte emrin në listë.
9 Mars 2021, 10:40 -
Përmbysja e listave dhe përmbysja e opozitës
PS, si partia në pushtet duhet të ishte partia që do të konfirmonte ekipin e saj, por në fakt, kur sheh këto lista duket sikur është Partia Socialiste partia në opozitë. Nga 12 drejtues qarqesh, 10 gra. PD ka raportin e kundër, 10 burra. Por, më e rëndësishmja, nga 12 drejtues qarqesh, pothuajse të gjithë persona të nderuar që nuk janë marrë kurrë më përpara në politikë.
9 Mars 2021, 10:34 -
Italia, vendi i dytë në Evropë me mbi 100 000 viktima nga COVID-19
Italia bëhet vendi i dytë në Evropë që tejkalon 100,000 viktima nga COVID-19, duke u bërë kështu i vetmi vend pas Mbretërisë së Bashkuar që arriti këtë bilanc të zymtë. Kryeministri i ri Mario Draghi shprehu hidhërimin e madh për viktimat.
9 Mars 2021, 10:30 -
Lufta ndaj koronavirusit, mbi 305 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCOVID
Në pothuajse 3 muaj që nga fillimi i pandemisë janë administruar më shumë se 305 milion doza të vaksinave kundër koronavirusit, në më shumë se 100 vende të botës. Megjithatë ndryshon ndjeshëm shpejtësia e administrimit të tyre në pjesë të ndryshme të botë
9 Mars 2021, 10:06 -
-
-
1 vit pandemia e COVID/ Ekonomia nën 'pushtetin' e 'armikut të padukshëm'
Ekonomisë së vendit do i duhen minimalisht 3-5 vite që të kapi zhvillimin e vitit 2018-2019. Armiku i padukshëm COVID-19, ka goditur një sërë sektorësh, teksa pasojat pas një viti nën pushtetin e tij, gropa në buxhet llogariten rreth 681,2 milionë euro. Ndërsa humbja më e madhe është në turizëm, me minus 1 miliardë euro.
9 Mars 2021, 09:14 -
-
-
8 Mars, historia e asaj që do të doja t’i ngjaja
Nëse nuk ia keni dëgjuar më herët historinë, por ia dini mirë emrin dhe profilin në Instagram, atëherë e keni bërë gjysmën e rrugës. Është blogere? Po, është edhe blogere, sepse me fotot e mrekullueshme që poston në llogarinë e saj s’mund të jetë gjë tjetër…
8 Mars 2021, 20:07 -
-
Shqipëria përparon në barazinë gjinore, por vijon hendeku me pagat, meshkujt paguhen 10.1% më shumë se gratë
Banka Botërore e vlerëson pozitive ecurinë e Shqipërisë me barazinë gjinore. Por pavarësisht reformave të ndërmarra, hendeku me pagat vijon të jetë i lartë. Sipas INSTAT burrat marrin paga 10.1% më të larta se gratë edhe pse bëjnë të njëjtën punë.
8 Mars 2021, 17:41 -
‘Sekretin e mësova nga pastruesja e spitalit, njërin nga djemtë ma birësuan’/ Lindi binjakët, spitali i fshehu të vërtetën nënës nga Korça (VIDEO)
Me rastin e 8 marsit, në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV sollëm një histori të rrallë të dy grave, njëra vjehrrë dhe tjetra nuse, të cilat janë në kërkim të Mariglen Bashllarit. Nga Stambolli i Turqisë, 71-vjeçarja Nexhmie Bashllari, në kërkim të djalit rrëfen historinë e jetës që ditën kur solli në jetë binjakët në vitin 1977 dhe si foshnjat u ndanë 44 vite më parë pas lajmit, që tronditi gjithë qenien e saj.
8 Mars 2021, 16:59 -
‘Babai im studioi në Rusi, atje la një djalë’/ Jeta e piktorit të njohur dibran rrëfyer nga e bija në ‘Pa Gjurmë’ (VIDEO)
Piktori Bajram Mata është një emër i njohur në artin shqiptar. Disa nga punimet e artistit të ndjerë gjenden në fondin e artë të koleksioneve në Galerinë Kombëtare të Arteve. Këtë të hënë, në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ e bija, Elsa Mata rrëfen jetën e piktorit dhe dimensionet e tij si artist, jo vetëm edhe si baba. Ajo zbulon për herë të parë pengun e jetës, që mundoi artistin derisa mbylli sytë përgjithnjë. 49-vjeçarja është në kërkim të vëllait nga babai me origjinë shqiptaro-ruse.
8 Mars 2021, 16:54 -
Nga 8 Marsi në diktaturë tek ëndrrat e vajzërisë, poetja Rita Petro: Si i sfidova paragjykimet!
Poetja Rita Petro rrëfen në “ReportTV” jetën e saj, si grua e lirë, nënë dhe partnere. Ndërsa, kujton debatet mbi vargjet e saj poetike që përshkruajnë ndjesitë e gruas, u uron të gjithave Gëzuar 8 Marsin.
8 Mars 2021, 15:55
