-
Berisha refuzon komisionin hetimor
Sali Berisha refuzoi të dëshmojë para deputetëve që po bëjnë hetimin e shitjes së OSHEE tek kompania CEZ. Ai nuk u paraqit në mbledhjen e komisionit, ndryshe nga ish ministrat, zv/ministrat dhe këshilltarja e tij. Megjithatë komisioni drejtuar nga socialisti Taulant Balla, vendosi t'i japë një shans të dytë dhe t’ia përcjellë sërish fletën e thirrjes. VIDEO
për CEZ-in, Balla: Edhe një shans
7 Qershor 2016, 10:21 -
-
-
Dita Botërore e Shtypit të Lirë, 10
Sot është dita ndërkombëtare e lirise se shtypit . Një ditë për të mbështetur median e cila cdo ditë përballet me presionin, kërcënimet dhe jo rralle here gazetarët paguajnë me jetë dedikimin professional. Kujtojme se në 10 vitet e fundit jane vrare rreth 1000 reporter, 26 prej të cilëve vetëm në muajt e parë të vitit 2016. Ndersa Freddom House vlerëson se liria botërore e medias gjatë vitit 2015 ka rënë në pikën më të ultë në 12 vitet e fundit.
vitet e fundit 1 mijë reporter të vrarë
3 Maj 2016, 10:57 -
-
-
-
-
Jeleku shqiptar i Edith Durham
Veshjet popullore shqiptare gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të huaj. Koloriti dhe ornamentet e tyre shpesh herë u kthyen në objekt studimi dhe admirimi në shënimet e udhëtimit dhe veprat e botuara në Evropë. Revolucioni industrial, përparparimet teknologjike dhe përmirësimi i mjeteve të komunikimit nga gjysma e dytë e shekullit të XIX, bënë të mundur që udhëtimet edhe në distanca më të largëta të botës të mos ishin më të gjatë, të lodhshëm dhe të vështirë. Si rezultat i këtyre zhvillimeve, numri i udhëtarëve evropianë që vizitonin Shqipërinë vazhdoi të rritej ndjeshëm. Për herë të parë në këtë kohë, vendin tonë e vizitojnë edhe udhëtare femra si është rasti i udhëtares dhe antropologes Mery Edith Durham, e cila ka lënë disa shënime interesante dhe kostume popullore që sot ruhen dhe ekspozohen në muzeumet e Britanisë së Madhe. VIDEO
në Muzeun Britanik, historia e tij
28 Mars 2016, 15:02 -
-
RAPORTI/ Krimet seksuale
Qytetet më të prekura nga krimet seksuale përgjatë vitit 2015 rezultojnë Tirana dhe Saranda, ndërsa ky fenomen ka njohur rritje krahasuar me një vit më parw. ReportTV ka zbardhur raportin e prokurorisë për këtë vepër penale ku rezulton se meshkujt janë personat që kryejn më shumë këto krime dhe niveli arsimor i tyre është i ulët. VIDEO
Tirana e Saranda më të prekurat
19 Mars 2016, 13:54 -
-
-
-
-
Skandal/ 102 vajza janë martuar
102 raste të martesave në moshë të hershme janë regjistruar në Korçë dhe Vlorë sipas një raporti të Observatorit për të drejtat e fëmijëve dhe ambasadës kanadeze. Rezultatet e raportit tregojnë se shak për këto martesa janë varfëria ndërsa pas martese vajzat braktisin shkollën dhe nuk kanë mundësi të punësohen. VIDEO
nga mosha 12-17 vjeç në Shqipëri
19 Shkurt 2016, 13:59 -
-
-
-
-
PE miratoi MSA-në për Kosovën
Parlamenti Europian ka miratuar këtë të enjte, marrëvëshjen e Stabilizim-Associmit mes Bashkimit Europian dhe Kosovës. MSA u miratua me 468 vota pro, 102 vota kundër dhe 81 abstenim. Duke përshëndetur votimin, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cili është po ashtu Raportuese në PE për Kosovën, ka deklaruar se kjo është një marrëveshje historike.
Lunaçek: Marrëveshje historike
21 Janar 2016, 16:30