-
-
-
Veliu- policëve: Mos toleroni asnjë makinë me autorizim që lëviz jashtë dy fashave orare! Për urgjenca jepni të dhënat në 112 ose 129 dhe s'do pengoheni
Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu u ka bërë thirrje uniformave blu që të mos tolerojnë asnjë automjet që të lëvizin përtej dy fashave orare të lejuara, që janë 05:00-8:00 dhe kthimi nga puna në fashën e dytë orare 16:00-17:30. G
14 Prill 2020, 15:27 -
I braktisur në trotuar, policia e mjekët ndihmojnë të moshuarin/ Pamjet në Emisionin 112
Këtë javë jemi me patrullat e Komisariatit Nr. 1 ndërsa kryeqyteti po kalon një tjetër javë në masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Ne ju sjellim video ekskluzive nga puna e përditshme e Policisë së Shtetit gjatë këtyre ditëve të vështira që vendi po kalon.
11 Prill 2020, 15:50 -
Seancë plenare në kushte të pazakonta/ Deputetët me maska dhe doreza, në hyrje u matet temperatura
Ligjvënësit do të zhvillojnë seancën e parë plenare që nga përhapja e koronavirus në Shqipëri në datë 16 prill, por me një sërë masash të rrepta për të respektuar distancimin e nevojshëm.
9 Prill 2020, 13:22 -
'Me çdo polic kundër COVID-19', Report Tv dhuron 1 mijë dezinfektantë për blutë e Tiranës (VIDEO)
Jo vetëm mjekët, uniformat blu në të përditshmen e tyre dhe punën shpesh herë të padukshme për rend e siguri janë po aq të rrezikuar nga përballja me Covid-19. ReportTv me moton me "Çdo polic përball Covid-19", ka dhuruar për policinë e Tiranës 1000 dezinfektantë. Kreu i policisë, Rebani Jaupaj ka vlerësuar ndihmën e ofruar nga redaksia jonë, ndërsa ka bërë apel se duke respektuar rregullat të gjithë do ta kalojmë këtë situatë.
8 Prill 2020, 13:10 -
-
Patrullim në rrugicat e Tiranës gjatë shtetrrethimit, policia në front kundër COVID-19 / Emisioni 112
Emisioni 112 vjen me një episod ndryshe për këtë javë. Jemi me patrullat e komisariatit nr. 3 në Tiranë ndërsa ju tregojmë punën, vështirësitë dhe ndodhitë që efektivët përballen gjatë turnit prej 8 orësh, teksa vendi ynë po përjeton virusin COVID-19. Ashtu si mjekët edhe policët janë në frontin e parë ndërsa përkushtimi i tyre për këtë detyrë është rritur më shumë në këtë situatë që po kalojmë.
4 Prill 2020, 14:27 -
-
-
17 viktima nga COVID-19/ 27 raste të reja sot (304 në total)! Te 'Shefqet Ndroqi' do trajtohen të sëmurët rëndë
Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona,nga të cilët janë konfirmuar pozitiv 27 raste të reja duke çuar në total numrin e të prekurve me koronavirus në 304. Në qytetin e Shkodrës ka pasur një dyfishim të rasteve brenda 24 orëve, ku bëhet fjalë për dy rrethe familjare, mes të cilëve është edhe një fëmijë 13-vjeç.
3 Prill 2020, 11:40 -
-
Italia s'ka kaluar pikun, kurba vijon e sheshtë! Në 24 orë 766 të vdekur! Mbi 1 milion raste të prekur në botë
Italia ende nuk e ka kaluar pikun e koronavirusit, ndërsa prej disa ditësh kurba është e sheshtë dhe të dhënat janë pothuajse në një nivel të qëndrueshëm. Ndërsa në SHBA, sipas 'Ëashington Post', Shtëpia e Bardhë do të rekomandojë qytetarët e saj të mbajnë maska në vende publike për të mbuluar hundën dhe gojën si masë për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
3 Prill 2020, 08:39 -
Riatdhesohen 161 shqiptarë! 'Lasgushi' sjell 121 persona në Rinas, në Shkodër mbërrijnë 40 të tjerë nga Mali i Zi
Deri në këto momente 161 shqiptarë kanë prekur tokën mëmë duke u riatdhesuar nga Zvicra dhe Mali i ZI, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes pritet të vijnë edhe 116 shtetas nga Franca.
30 Mars 2020, 21:58 -
-
Me më shumë se dy orë pritje në Rinas, nisen drejt shtëpisë shqiptarët e atdhesuar! Pas raportimit të Report Tv, 2 autobusë nisen drejt Tiranës dhe rretheve
112 shqiptarë Roma dhe 165 nga Kroacia janë riatdhesuar në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të shtune, të cilët kishin mbetur të bllokuar në shtet fqinje për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Mirëpo, kjo ka shkaktuar një kaos në aeroportin e Rinasit, ku qytetarët pretendonin se ambasadat u kishin premtuar që do t'i dërgonin deri në shtëpi, por një gjë e tillë është mohuar nga zv. ministri i Jashtëm Agron Tare. Megjithatë, pas raportimit të Report Tv, i cili përcolli "live" shqetësimin e qytetarëve, zv.ministri i Jashtëm, Agron Tare konfirmoi se qytetarëve u janë vënë në dispozicion 2 autobusë për t'i dërguar në shtëpi.
28 Mars 2020, 16:46 -
Ishte kthyer nga Italia, i riu thyen karantinën, shoqërohet dhe gjobitet me 7 mln lekë/ Pamjet në Emisionin 112
I riu ishte kthyer nga Italia para pak ditësh e bëri karshillëk dhe ofendoi policët në Tiranë ndërsa kishte thyer vetëkarantinën, ai u shoqërua në komisariat dhe u gjobit me 700 mijë lekë të reja. Në Emisionin 112 transmetojmë pamjet ekskluzive të kapjes së tij, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes do të jemi me efektivët e Komisariatit nr. 2 ndërsa ata zhvillojnë një aksion anti-drogë pas marrjes së një informacioni gjatë orëve të natës në Selitë, teksa qytetarët ndodhen në banesat e tyre për shkak të COVID-19.
28 Mars 2020, 15:53 -
-
Koronavirus 'bashkon' superfuqitë/ SHBA, Evropa, Japonia, Kina dhe India lëshojnë 7 trilionë $ për mbajtjen në këmbë të ekonomisë botërore
Shtetet e Bashkuara, Evropa, Japonia, Kina dhe India po lëshojnë triliona dollarë në shpenzime qeveritare dhe para të krijuara rishtas, ndërsa përpiqen me forcë të mbajnë ekonominë globale të mos fundoset në depresion. Përgjigja ndaj pandemisë së koronavirusit ka qenë e menjëherëshme nëse flasim në termat e shpejtësisë dhe shkallës. Sipas një analize të CNN Business, angazhimet nga qeveritë dhe bankat qendrore deri më tani janë afro 7 trilionë dollarë.
26 Mars 2020, 21:30 -
Ilaçe pa kupon dhe rritën çmimet e ushqimeve, 3 administratorë në hetim, 9 të tjerë gjobiten
Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë në 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të abuzimit me çmimet dhe moslëshimin e kuptonit tatimor, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
26 Mars 2020, 15:24 -
2 javë karantinë, 1200 këmbësore të gjobitur! Lleshaj: Qëndrimi në shtëpi, e vetmja mënyrë për të shpëtuar familjarët
Rreth 1200 këmbësorë në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë që nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Këto masa janë ndërmarrë pasi këta qytetarë janë konstatuar në shkelje të urdhrit të ndalim qarkullimit përtej orareve të lejuara pa një shkak apo arsye.
26 Mars 2020, 14:09