-
Sekuestrohet pallati në 'Myslym Shyri’! ‘Arb Trans’ ndërtoi 2700 m2 pa leje! Në pronësi të ish-administratorit të Zall-Herrit, Arben Maloku
Një tjetër pallat është sekuestruar këtë të premte në në rrugën ‘Myslym Shyri’ në Tiranë. Report Tv ka mësuar se në këtë objekt janë 2700 metër katrorë ndërtim në shkelje të lejes dhënë firmës ‘Arb Trans 2010’ me administrator Shyqyri Maloku dhe ish-ortak deri në vitin 2018 Arben Malokun, ish-administrator i Zall Herrit.
30 Shtator 2022, 13:38 -
Lejuan ndërtimin e pallatit të Lul Morinës dhe objekte të tjera pa leje në Farkë, pezullohen 4 zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë, mes tyre shefi Bujar Mehmeti
Katër zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë janë pezulluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës në Tiranë, duke përfshirë këtu lejimin e ndërtimit të pallatit 9-katësh të Lul Morinës që u sekuestrua nga Qeveria.
30 Shtator 2022, 12:45 -
Firmoset akti i parë/ 'Syri i Tiranës' i dhuron shtetit 4646 m2 shtesë pa leje! Rama: Do përdoret për interes publik
Është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4646 metër katrorë shtesë ndërtuar pa leje në pallatin ‘Syri i Tiranës’. Kompania e ndërtimit ‘Arlis’ ka vendosur që pas sekuestrimit nga Qeveria si rezultat i Aktit të fundit Normativ kundër ndërtimeve pa leje, t’ia dhurojë këtë sipërfaqe shtetit.
29 Shtator 2022, 13:48 -
Preu flokët për 22-vjeçaren që u vra në Iran, Gjikondi: Duhet të ishte bërë video virale, por shumica e shoqërisë sot s’ka moral! Udhëhiqen nga anti-vlerat
Aktivistja Brizida Gjikondi është bërë pjesë e nismës ndërkombëtare duke prerë flokët në shenjë revolte për 22-vjeçaren Mahsa Amini, por në Report Tv ajo ka shprehur zhgënjimin që nuk ka pasur një sensibilizim nga gratë e tjera.
28 Shtator 2022, 20:28 -
Irani në flakë, ‘bijat e revolucionit’ në Teheran ‘ndezin’ protestat! 75 të vrarë dhe 1200 persona në pranga
Më shumë se 75 të vrarë dhe 1200 persona kanë rënë në pranga nga protesta e ndezur në Iran për revoltën e vajzës 22-vjeçare të cilën e vranë padrejtësisht. ‘Irani është në flakë’- kështu e nisin shkrimin mediat e huaja kur i referohen protestës për viktimën e cila po jep një shembull të revoltës ndaj patriarkatit.
27 Shtator 2022, 17:36 -
Ndërtimet pa leje, Salianji: Qeveria është e pafuqishme, ligji nuk funksionon njëlloj për të gjithë! Gradaçerlat ngrihen me bekimin e Ramës
Një letër drejtuar për ndërtimet pa leje që më 13 shtator ende pa përgjigje ka nxitur deputetin demokrat të dalë në një prononcim për mediat, duke kërkuar përgjigje nga institucionet përkatëse. Dy javë pa një përgjigje Salianji u shpreh se godinat shumëkatëshe ndërtohen dhe shtohen çdo ditë me bekimin e qeverisë.
27 Shtator 2022, 11:46 -
-
Kriza energjetike, debati në Report Tv/ Bejtja: Qytetarët mund të jetojnë me më pak energji! Elezaj: Po vidhet barbarisht, Qeveria keqmenaxhon me dashje
Zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja dhe eksperti Eduart Elezaj patën përplasje mendimesh për vendimin e fashës për faturim me 42 lekë me TVSH për çdo kilovat që kalon mbi 800 KW/muaj duke qenë se e gjithë bota po përballet me krizë energjetike.
26 Shtator 2022, 13:46 -
Dhunë e vdekje në Iran, policia vret mbi 35 protestues, arrestohen 1200 të tjerë, mes tyre 17 gazetarë! Protesta edhe në Francë e Suedi
Të paktën 35 protestues kanë humbur jetën në Iran në protestat e dhunshme që po mbahen që prej më shumë se një jave në Teheran dhe në 40 qytete të tjera.
25 Shtator 2022, 21:38 -
-
Kriza ekonomike, Partia e Lirisë: Qeveria të lërë shpenzimet e luksit dhe të ndihmojë të varfrit! Të ndryshojë fasha e energjisë elektrike nga 800 kWh në 1200 kWh
Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili përmes një deklarata nga Selia e kësaj force politike ka nënvizuar se me përshkallëzimin e krizës së rëndë ekonomike si pasojë e rritjes së pandalshme dhe abuzive të çmimeve, situata pritet të përkeqësohet duke rrezikuar një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë.
23 Shtator 2022, 18:01 -
Samiti digjital i Ballkanit Perëndimor, Balluku: U kemi shpëtuar qytetarëve 990 vite pritje në radhë! Kemi kursyer 9 mln euro dokumente elektronike pa kosto
Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku nga samiti me vendet e Ballkanit Perëndimorë veçoi sesi vendi ynë, që prej vitit 2014 ka bërë transformime në fushën e digjitalizimit
21 Shtator 2022, 15:58 -
Përballë një dimri të vështirë, si po reagojmë me politikat dhe masat mbështetëse?
Inflacioni i lartë, rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe produkteve ushqimore dhe në veçanti rritja e çmimeve të produkteve energjitike (kriza energjitike), janë kryefjala e të gjithëve diskutimeve, në të gjitha nivelet, nga shtresat e ndryshme të popullsisë, ekspert dhe analiste, media dhe shoqëri civile, si stitucione shteterore dhe ekonomike e financiare, institucione ndërkombëtare, politikëbërës dhe qeveri e drejtues shtetesh, etj. Por le t’i kthehemi përgjigjes më konkretisht.
21 Shtator 2022, 15:04 -
-
Nga 1 tetori, çdo kilovat mbi 800 KW do të paguhet me çmim tregu! Konfindustria: Preken 90-130 mijë familje! Kufiri të shkojë në 1200 KW/muaj
Konfindustria ka kërkuar që qeveria të rishqyrtojë vendimin për kufirin që i vendos abonentëve për energjinë elektrike. Me anë të një reagimi kërkon që familjarët të faturohen me çmimin e tregut për cdo kilovat pasi i kalojnë 1200 kWEKO/muaj, jo 800 kW/muaj siç është vendimi i qeverisë që hyn në fuqi më 1 tetor.
19 Shtator 2022, 08:52 -
Vendimi i qeverisë për ndërtimet pa leje, Rithemelimi: Nuk lufton infomalitetin por favorizon oligarkët në dëm të qytetarëve
VKM e Ramës për konfiskimet e ndërtimeve pa leje shkel ligjin, pasi nuk lufton infomalitetin por favorizon oligarkët në dëm të qytetarëve, duke amnistuar ndërtimet e tyre pa leje. Kështu tha në një deklaratë për shtyp Ledina Mandia e Rithemelimit.
16 Shtator 2022, 12:25 -
Financimi me 500 mijë $ nga Rusia në 2017, Berisha sulmon Bashën: PD ishte në një labirint, si në filmat e mafies! Rama rrëzohet me lëvizje të fuqishme popullore
Me daljen e shkrimit të bërë nga Zëri i Amerikës, në të cilën përmendej se në 2017, PD-së i janë dhënë 500 mijë dollarë nga Rusia, Sali Berisha e ka përdorur për të sulmuar Lulzim Bashën. Në një takim në Shijak, Berisha tha se PD ishte futur në një labirint, si në filmat e mafias, duke treguar se me ardhjen e tij, ka ardhur edhe shpëtimi i demokratëve.
14 Shtator 2022, 18:42 -
I sekuestruan pallatin 9 kate, për Lul Morinën kallëzim nga policia në maj 2021 për tejkalim të lejes! Prokuroria: Do të bashkohen hetimet
Dy procedime për ndërtim pa leje ndaj shtetasit Julian Morina (Lul Morina). Në maj 2021 policia e ka kallëzuar penalisht ne prokurori për tejkalim te lejes se ndërtimit dhënë në vitin 2019 nga Bashkia Tiranë. Këtë procedim prokuroria e Tiranës e ka ende të hapur dhe po vazhdon hetimet.
14 Shtator 2022, 11:32 -
Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Bardhi: PD do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin! Pse ligji nuk është njëlloj për të gjithë?
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit, ka hedhur akuza ndaj qeverisë sa i përket vendimit të fundit të konfiskimit të ndërtimeve pa leje. Sipas Bardhit ligji nuk po i trajton njëlloj të gjithë, pasi sipas tij nëse je në mbrojtjen e Ramës,
14 Shtator 2022, 11:19 -
-
Hyn në fuqi vendimi për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, pronarët mund të blejnë sipërfaqen, por s'i shpëtojnë gjobës
Ka hyrë në fuqi vendimi për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, ku theksohet se pronarët kanë të drejtë të blejnë sipërfaqen e ndërtuar me çmimin e tregut, por nuk mund ti shpëtojnë gjobës
13 Shtator 2022, 10:18
