-
Ekskluzive/ Ilir Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion dhe falsifikim formularësh, parashikohet nga 7 deri në 15 vjet burg
SPAK ka marrë nën hetim Ilir Metën pas regjistrimit të tre procedimeve penale për aferat e LSI-së. Prokurorët kanë në duart kontratat e lobimit me para që nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKP. A do t’ia hedhë Meta fajin Petrit Vasilit dhe Kryemadhit?!
24 Gusht 2022, 16:04 -
Çmimet e larta mbushin arkën e buxhetit të shtetit! ‘Financat’: Të ardhurat në 7-muaj janë rritur me 44.9 mld lekë
Në buxhetin e shtetit nga janari deri në korrik janë arkëtuar 44.9 miliardë lekë më shumë se vjet. Ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave mbi planin e Ministrisë së Financave e ka dhënë rritja e çmimeve si dhe përmirësimi i aktivitetit ekonomik të bizneseve. Ndërkohë shpenzimet kanë pësuar ulje dhe janë mbledhur 567 milion lekë më pak se 2021.
17 Gusht 2022, 20:52 -
Raporti i ‘Financave’: Në 7 muajt e parë të vitit u rritën me 40 mld lekë të ardhurat në arkën e shtetit
Qeveria ka tejkaluar planin e të ardhurave me 104% për 7 mujorin e parë të vitit 2022, duke realizuar 326.7 miliard lekë nga 313.5 miliard lekë që ishin parashikuar. Ndërkohë që janë rritur të ardhurat në arkën e shtetit, gjatë të njëjtës periudhë rezulton se qeveria ka ulur shpenzimet duke harxhuar rreth 311 miliard lekë nga 359 miliard lekë që ishin parashikuar.
17 Gusht 2022, 11:16 -
Euro në rënie të lirë! Banka e Shqipërisë: Në korrik u këmbye me 116 lekë! Prurjet e larta në sezon turistik po zhvlerësojnë monedhën europiane
Prurjet e larta të turistëve në këtë sezon si dhe eksportet po zhvlerësojnë pa ndalur Euron në raport me Lekun. Vetëm gjatë muajit korrik euro ka humbur më shumë se 3 pikë, pasi e nisi muajin në vlerën 119 lekë dhe arriti në 116 lekë. Ky zhvlerësim i fortë sipas ekspertëve godet eksportuesit që do fitojnë më pak dhe favorizon importuesit.
31 Korrik 2022, 21:30 -
Euro në ‘pikiatë’, po këmbehet me 116 lekë! Eksperti: Prurjet e sezonit turistik po e zhvlerësojnë
Prurjet e larta të turistëve në këtë sezon si dhe eksportet po zhvlerësojnë pa ndalur Euron në raport me Lekun. Këtë të hënë monedha evropiane ka prekur vlerat më të ulta historike, dhe po këmbehet me 116.9 lekë. Ky zhvlerësim i fortë sipas ekspertëve godet eksportuesit që do fitojnë më pak dhe favorizon importuesit.
18 Korrik 2022, 14:26 -
‘Që nga mos-mbajtja e rripit të sigurimit deri në shpejtësi mbi normat e lejuara’, kontrolle intensive në Tiranë, vendosen 146 gjoba, 21 patenta të pezulluara, 21 makina të bllokuara
Në 24 orët e fundit janë pezulluar 21 leje drejtimi, për një periudhë nga 1 deri në 18 muaj, për shkak të raste të përsëritura, për qarkullim me shpejtësi më shumë se 20 km/h në zonat urbane dhe me shumë se 30 km/h jashtë zonave urbane.
29 Qershor 2022, 12:26 -
Euro po këmbehet në nivelin më të ulët historik të 18 viteve, me 119.41 lekë! Prurjet nga sezoni turistik dhe eksportet zhvlerësojnë monedhën
Euro është zhvlerësuar ndjeshëm në muajin qershor dhe po këmbehet me 119.4 lekë në tregun vendas. Ky është niveli më i ulët që prej vitit 2004, dhe shkaku kryesor për këtë rënie janë prurjet e larta turistike dhe rritja e shpejtë e eksporteve
26 Qershor 2022, 11:58 -
PAMJE NGA SAZANI/ Çfarë mbeti pas 'betejës' 4 ditore me zjarrin. Nis verifikimi i trungjeve që nxjerrin tym në ishull, riaktivizohen disa vatra të vogla zjarri
Era ka riaktivizuar disa vatra të vogla zjarri në ishullin e Sazanit. Janë trungje që kanë patur nxehtësi dhe kanë marrë flakë, por aktualisht kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse. Situata vijon të jetë e qetë në ishullin e Sazanit. Mëngjesin e sotëm ka nisur verifikimi i disa trungjeve që nxjerrin tym për të marrë çdo element tymi në kontroll fizik.
8 Qershor 2022, 09:57 -
Ishulli i Sazanit 4 ditë nën 'pushtetin' e flakëve, Ministria e Mbrojtjes: Greqia sjell avionin 'bombardues të ujit'! Neutralizohen vatrat e zjarrit
Prej katër ditësh, ishulli i Sazanit në betejë me flakët dhe tashmë qeveria shqiptare, në vështirësi për të shuar zjarrin me mjete rrethanore vendosi që të ndërhyjë nga ajri ku u arrit neutralizmi i vatrave të zjarrit.
7 Qershor 2022, 08:42 -
Lufta dhe thatësira, KESH bleu 128 mln € energji në 3 muajt e parë të vitit! Çmimi mesatar në import 230 € për megavat
128 milionë euro janë shpenzuar nga janari deri më tani vetëm për të blerë energji elektrike, 100% më shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave nga KESH çmimi mesatar me të cilin është importuar energjia është 230 euro për megavat, ndërsa vjet u ble me 122 euro për megavat.
15 Prill 2022, 20:08