-
Nurja për Report Tv : Ishte eksperiencë e hidhur, u infektova në një udhëtim në Shkodër se nuk mbajta maskën
Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës Fatlum Nurja në një lidhje me skype në edicionin qendror informativ në Report Tv tregoi eksperiencën e tij pasi u infektua me COVID-19.
30 Korrik 2020, 18:12 -
Sot 4 humbje jete, 92 raste të reja me COVID-19! 4 të infektuar në burgun e Zaharisë
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona në luftë me COVID-19, mes të cilëve një i ri 31 vjeçar, i cili vuante nga diabeti. Janë shënuar 92 raste të reja pozitive me koronavirus, ndërsa janë shëruar 53 qytetarë.
30 Korrik 2020, 16:21 -
-
-
COVID-19/ Koduzi: Qeveria masa konfuze, të hapë spitalet rajonale! I domosdoshëm vaksinimi i popullsisë për gripin sezonal
Anëtari i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Gazment Koduzi në një intervistë për Report Tv është shprehur se masat që po merr qeveria janë konfuze, pasi sipas tij është absurde të mendohet se virusi luftohet duke ndaluar muzikën pas orën 20:00 në lokale. Ai rekomandon që të kryhet vaksinimi për gripin në të gjithë popullsinë.
28 Korrik 2020, 20:11 -
4 humbje jete në spitalin 'Shefqet Ndroqi', 117 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 4 persona në spitalin Covid 2 "Shefqet Ndroqi", dy pa sëmundje dhe dy të tjerë me sëmundje bashkëshoqëruese. Janë shënuar 117 raste të reja me COVID, ndërsa është shtuar numri i shtrime në spital dhe i të intubuarve. Gjithashtu janë shëruar 44 qytetarë.
28 Korrik 2020, 16:04 -
Spahia: Kolaps i plotë, tamponët nga Kina në 60% të rasteve japin rezultat fals negativ
Spahia ka sjellë në vëmendje një rast ku një person nuk ka marrë dot shërbim në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por është përcjellë në shtëpi në gjendje të rënduar shëndetësore pasi nuk ka pasur tampon në gjendje.
27 Korrik 2020, 22:19 -
Brataj apel qytetarëve: Parandalimi është çelësi i fitimit ndaj COVID-19
Mjeku ka dhënë rekomandimet për të gjithë ata që janë pozitivë, kanë apo jo shenja të koronavirusit, kanë simptoma apo trajtohen në banesë. Ai thotë se parandalimi është çelësi i fitimi të betejës dhe se duhet më shumë se kurrë bashkëpunimi.
27 Korrik 2020, 20:44 -
6 viktima dhe 117 raste me COVID! Rritet mesatarja javore e të prekurve, nëna infekton foshnjën në Sarandë, i prekur edhe një efektiv policie
6 humbje jete dhe 117 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Në të dy spitalet COVID janë shtruar 114 pacientë, ndërsa janë shëruar 63 persona. Është rritur dhe mesatarja javore me 96 raste në ditë.
27 Korrik 2020, 16:03 -
Në 'kërkim' të mjekëve, Arben Gjata për Report Tv: Nëse tejkalohen kapacitetet, spitalet rajonale kthehen në COVID
Ata që sot janë heronjtë e situatës së vështirë që mbarë bota po kalon, mjekët, janë të përgatitur të kalojnë kohë të gjatë në trajtimin e pacientëve me COVID, që nga dita në ditë në Shqipëri po shtohen me shifra të larta. Profesor Arben Gjata, përgjegjës për burimet njerëzore gjatë epidemisë thotë për Report Tv se po bëhen trajnimet e duhura për mjekë në strukturat e reja spitalore COVID që pritet të hapen, ndërsa nëse situata përkeqësohet, edhe spitalet Rajonale do të kthehen në COVID.
25 Korrik 2020, 14:50 -
-
-
Sot 3 viktima, 68 raste të reja me COVID-19! Shtohen shtrimet në spital dhe të intubuarit! Burri i punonjëses pozitiv, mbyllet shërbimi ADISA në Fier (VIDEO)
Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima dhe 68 raste të reja me COVID-19. Rastet më të shumta të të prekurve janë shënuar në Tiranë. Gjithashtu situata paraqitet problematike pasi rriten shtrimet në të dy spitalet COVID ku po trajtohen 124 pacientë mes të cilëve 7 pacientë të intubuar.
22 Korrik 2020, 16:22 -
4 humbje jete, shifër rekord infektimesh, 119 raste te reja me COVID-19! Në Pogradec infektohet punonjësi i bashkisë
Dita e sotme ka shënuar shifra rekord të të infektuarit plot 119 raste të reja me covid-19, si dhe 4 humbje jete. Gjithashtu edhe në spital është rritur ndjeshëm numri i të shtruarve dhe i personave që paraqiten me simptoma të rënda.
21 Korrik 2020, 16:05 -
Samiti dramatik-Arrihet marrëveshja/ 750 miliardë euro për Fondin e Rimëkëmbjes! Kryeministri Conte: Krenar që jam Italian (VIDEO)
Pas katër ditë e katër netë, liderët e BE-së kanë arritur të gjejnë dakordësinë dhe kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjen për Fondin e Rindërtimit të Unionit
21 Korrik 2020, 09:37 -
Skënder Brataj, thirrje qytetarëve: Jo mjekim interneti për COVID, nuk ekziston betadinë për shpëlarje fyti
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj vazhdon t'u bëjë thirrje qytetarëve të mos ndjekin këshillat e internetit për mjekim kundër koronavirusit. Ai ka marrë rastin e betadinës, duke sqaruar se ajo nuk ekziston për shpëlarje fyti, por është një dizinfektant për plagët!
20 Korrik 2020, 20:49 -
-
Një humbje jete dhe 82 të prekur me COVID/ Ulet numri i viktimave, rritet i të shtruarve në 24 orët e fundit
Pas disa ditësh me disa humbje jete brenda 24 orëve, sot ministria e Shëndetësisë raportoi se vetëm një pacient nuk ia doli të fitonte luftën me COVID-in. Në 24 orët e fundit është rritur numri i të shtruarve te Infektivi dhe Sanatoriumi, 13 më shumë se ditën e djeshme. Ditën e sotme asnjë i shëruar.
19 Korrik 2020, 16:04 -
Sot 4 viktima, 102 raste të reja me COVID-19! Shtohen shtrimet në spital, punonjës banke dhe spitali të infektuar në Pogradec
Sot janë bërë 501 teste, ku 102 persona rezultuan pozitiv me COVID-19. Gjithashtu u shënuan 4 viktima, mes të cilëve një 43 vjeçar pa sëmundje dhe 3 të tjerë me sëmundje bashkëshoqëruese. Në Spitalin Infektiv dhe atë "Shefqet Ndroqi" janë shtruar 110 pacientë.
18 Korrik 2020, 16:10 -
Arratisja e bujshme në ’89-ën/ Si u la i lirë 'kapiteni i 'Dukati'-it nga gjykata italiane, jehona dhe furtuna në Shqipëri
Kjo ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht një nga historitë më të pazakonta të ndodhura plot tre dekada të shkuara që pati një jehonë të madhe në shtypin italian
18 Korrik 2020, 10:40 -
Studenti denoncon rastin e të afërmes së tij: 7 ditë me simptoma nuk i bëhet tamponi
Prej 7 ditësh ka të njëjtat simptoma të COVID-19, por mjekët refuzojnë t'i bëjnë tamponin. Ky është rasti i një 23-vjeçareje në Tiranë e cila qëndron e vetëkarantinuar në banesë. Denoncimi vjen nga një i afërm i 23-vjeçares, studenti i mjekësisë Ergi Tabaku.
17 Korrik 2020, 17:21